Presidentja Jahjaga nisi konsultimet për zgjedhjet lokale

15 Mars 2013, 19:14Rajoni TEMA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, zhvilloi sot takime konsultative me përfaqësuesit e disa partive politike parlamentare. Ajo bisedoi me ta rreth zgjedhjeve lokale dhe afateve të përcaktuara ligjore për mbajtjen e tyre.

Përfaqësuesit e partive politike parlamentare paraqitën qëndrimet për zgjedhjet komunale dhe theksuan domosdoshmërinë e përmbajtjes së afateve ligjore për mbajtjen e tyre.

Presidentja Jahjaga në konsultën e parë takoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqirin, sekretarin e përgjithshëm të PDK-së, Basri Musmuratin, nënkryetarin e AKR-së, Ibrahim Makollin, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, nënkryetarin e Partisë së Drejtësisë, Jeton Svirca, kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Jagxhillar dhe kryetarin e Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviç.

Konsultat e sotme shënojnë raundin e parë të një varg takimesh që presidentja Jahjaga do të zhvillojë, përfshirë edhe me subjektet e tjera politike në Kosovë, për çështjen e zgjedhjeve komunale./KD

1 komente në “Presidentja Jahjaga nisi konsultimet për zgjedhjet lokale”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje