Zëvendësdrejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Latif Merovci, ka dhënë dorëheqje nga ky post. Këtë vendim ai e ka marrë pak ditë para se të raportojë në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së për aktivitetin e kësaj agjencie. Vetë AKI, ndërkaq, e ka mbajtur të “fshehur” lajmin për opinionin.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, deputeti Florin Krasniqi, i ka thënë “Zërit” se AKI-ja nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka njoftuar atë për dorëheqjen e zëvendësit të Bashkim Smakajt, dhe gjithashtu se dorëheqja e ish-zëvendësdrejtorit është pranuar nga drejtuesit e shtetit.
“Unë sot në orët e vona kam marrë një shkresë zyrtare për dorëheqjen e tij. Ne në Komision e kemi ftuar së bashku me drejtorin (Bashkim Smakaj), arsyeja ka qenë se ata janë të një niveli, të dytë janë të emëruar prej kryeministrit dhe presidentit të atëhershëm. Ne kem i dashur që ai direkt të raportojë në Komision, por më shumë nuk di. Nesër (sot, e mërkurë) do të mësojmë më shumë. Drejtori do të vijë në mbledhje, e kemi marrë konfirmimin, po besojmë se do të vijë”, ka thënë ai nëpërmjet telefonit.
Deputeti i “Vetëvendosjes” ka shprehur dyshim se dorëheqja e tij mund të ketë lidhje me punën që e ka bërë ai në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. “Nuk dua të spekuloj, por mendoj se dikush duhet të japë sqarim pse ka dhënë dorëheqje zëvendësdrejtori. Kjo është shokuese…”/ZERI
Florin Krasniqi ne krye t ketyre puneve bie ere, mafiozet e kane marre ne dore edhe Kosoven, pavaresisht ne cilen parti aderojne…