Turqia interesohet për trajtimin e Perandorisë Osmane në Kosovë

11 Mars 2013, 09:52Rajoni TEMA

Një delegacion nga Turqia pritet ta vizitojë Kosovën në fund të këtij muaji për të biseduar me autoritetet arsimore kosovare për trajtimin që i bëhet Perandorisë Osmane në librat e historisë, shkruan “Koha Ditore”.

Teksa në Ministrinë e Arsimit një vizitë të tillë e shohin në kuadër të shkëmbimit të përvojave, historianët e cilësojnë si formë presioni.

Autori i një libri shkollor të historisë në arsimin parauniversitar dhe bashkautori i shumicës së teksteve të këtij niveli, Frashër Demaj, konsideron se delegacioni ka për qëllim mbikëqyrjen e komisionit të caktuar nga MASHT-i. “Delegacioni nga Turqia vjen për presion dhe për asgjë tjetër. Si të tillë nuk e njoh edhe as që kisha dashur të takohesha me ta”, ka thënë Demaj. Ky s’e njeh as komisionin vendës, të themeluar për këtë çështje nga MASHT-i.

“Punën time e bëj të pavarur, prandaj nuk njoh asnjë komision që provon të prekë çështjet shkencore”, ka thënë Demaj. Ky thekson se MASHT-i nuk i ka konsultuar autorët e librave kur e ka themeluar atë komision, ndërsa ka zënë ngoje kryetarin e komisionit, Shkëlzen Raça. Për të ka thënë se është historian, por jo tekstshkrues i librave të historisë në arsimin parauniversitar.

“Ai që nuk ka përvojë në tekstshkruarje të librave të arsimit fillor nuk mund të japë vërejtje të qëndrueshme, mund të bëjë vetëm vërejtje kozmetike”, ka theksuar Demaj. Ky i fundit ka shtuar se me tekstshkruarje të librave parashkollorë të historisë merret që nga viti 2002 dhe se librat në të cilët ka punuar janë të përshtatshëm dhe pa gjuhë të urrejtjes.  Megjithëkëtë, Demaj thekson se edhe vetë është për ndonjë shikim të këtyre teksteve, por jo me presion.

Burimet e gazetës thonë se delegacioni nga Turqia ka planifikuar të vijë në Kosovë për rishikimin e librave të historisë, porse vizita është shtyrë për në fund të muajit mars. Në Ministrinë e Arsimit ndërkaq theksojnë se komisioni vendës e ka përfunduar fazën e parë të punës.

“Ai e ka përgatitur një raport në të cilin janë të përfshirë disa rekomandime, i cili gjendet në Divizionin e Sigurimit të Cilësisë dhe i cili në të ardhmen jo shumë të largët do të organizojë debat të hapur me ekspertë të teksteve shkollore”, ka thënë këshilltari i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, Arbër Morina. Sipas tij, pas këtyre debateve do të organizohen takime me autorët e teksteve përkatëse, në mënyrë që bashkërisht të debatohen rekomandimet e komisionit dhe ato nga debatet e hapura.

“Vetëm me pëlqimin e autorëve mund të bëhen ndryshimet”, është shprehur ai, teksa ka mohuar që komisioni që do të vijë nga Turqia do të ndërhyjë në punët kosovare.

“Ardhja e ekspertëve nga Republika e Turqisë nuk e nënkupton ndërhyrjen në punët tona, por ky do të jetë një shkëmbim përvojash, ashtu siç ka ndodhur e do të ndodhë në  takimet e tjera që kemi pasur me ekspertë të vendeve të tjera evropiane”, ka përfunduar ai.

Vitin e kaluar MASHT-i kishte themeluar një komision për rishikimin e prezantimit të historisë, gjeografisë dhe kulturës osmane e turke në tekstet shkollore parauniversitare në Republikën e  Kosovës. Komisioni përbëhet nga gjuhëtarë, letrarë, historianë, muzikologë etj. Puna e komisionit është përfunduar në fund të vitit të kaluar dhe janë dhënë të gjitha rekomandimet se ku do të duhej të ndryshoheshin tekstet shkollore parauniversitare, kudo që flitet për Perandorinë Osmane.

Nga lënda e historisë janë prekur tekstet Historia 5 e autorëve, Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj, botuar nga “Libri Shkollor” më 2007; Historia 6 e po të njëjtëve autorë dhe po të njëjtit botues (2004), , Historia 7 e autorëve  Isa Bicaj, Arber Salihu (2004); Historia 8 e autorëve Izber Hoti, Jetullah Krasniqi (2005): Historia  10 (Gjimnazi Gjuhësor) e  autorëve,  Isa Bicaj e Arber Salihu  (2004); Historia 10 (Gjimnazi Informatikë – Matematikë ) i autorëve, Jusuf Bajraktari, Frashër Demaj (2003), Historia 10 (Gjimnazi Gjuhësor) -Isa Bicaj e Arbër Salihu (2003) Historia 11 (Gjimnazi Përgjithshëm) –Jusuf Bajraktari, Isa Bicaj (2004); Historia 11 (Gjimnazi Gjuhësor) – Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj (2004), Historia 11 (Gjimnazi Shoqëror), Ramiz Abdyli, Emine Bakalli (2004) dhe Historia 12  (Gjimnazi i Përgjithshëm) dhe Jusuf Bajraktari e Arbër Salihu (2005), që të gjithë të botuar nga “Libri shkollor” 2005.

Mirëpo autori dhe bashkautori i disa librave të historisë në sistemin parauniversitar, Demaj, ka thënë se ai zyrtarisht nuk ka marrë raport të komisionit të MASHT-it për të parë se ku është ndërhyrë. “Krejt çka kam mësuar në propozimet për ndryshime janë ato që i kam parë në medie”, ka thënë Demaj. Nga ana tjetër, kryetari i komisionit të themeluar nga MASHT-i, Shkëlzen Raça, ka mohuar që komisioni nga Turqia vjen për të bërë ndonjë presion. Ai po ashtu ka theksuar se edhe raporti që e ka nxjerrë komisioni nuk është përfundimtar, pasi që edhe ai duhet të rishikohet.

Ndërkaq autori i studimit te teksteve mësimore të historisë Kosovë-Shqipëri-Serbi, me titull: Kosova 1912-2000 në tekstet mësimore të historisë së Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë”, Shkëlzen Gashi, mendon se tekstet mësimore të historisë për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë duhet të ndryshohen rrënjësisht dhe urgjentisht.

“Madje këto ndryshime duhet bërë jo vetëm sa i takon prezantimit të periudhës kur Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi kanë qenë nën Perandorinë Osmane, dhe jo siç kërkojnë palët e përfshira, por duke u bazuar në dokumente, dëshmi, fakte, argumente etj.”, ka thënë Gashi. Pra, sipas tij, duhet të eliminohet gjuha e urrejtjes, shpifjet, etiketimet, hiperbolizimet. Ndryshe, ka thënë ai, duhet ruajtur nga çdo trysni politike.

52 komente në “Turqia interesohet për trajtimin e Perandorisë Osmane në Kosovë”

  1. mirel says:

    E filluan kolonizimin e Kosoves turqit.
    ska me turp, te lejosh te huajt te te shkruajne historine.

    1. Republic Islamic of Kosovo says:

      Allahu Ekber RRofte Populli Turk m n kry Tayp Redjep Erdogan Rofte Turkia Kosova asht pjese e Turkise lavdi Sulltan Murati Kurse SKENDERBEU I SHQIPNISE KA QEN SRB SEPSE ASHT I KRISHTER DHE KA MASAKRUE MUSLIMANET TURQ E SHQIPTARE

      1. Pelasgian says:

        Islamic duhet ta kishe vene para fjales ” Republic ” o TFG palloshi , mundohesh te shkruash ne Italisht e Anglisht , po ehe , e tregon veten qe je BARI DELESH ! loooool , ti as Elleniki nuk di o i urar .

  2. Sinani says:

    Eshte mire qe shqiptaret te mesojne historine e vertete te vendit dhe pasardhesve te tyre. Kjo puna e pushtimit otoman eshte paksa e dyshimte. Pse? Sepse nuk ka pushtim qe mund te zgjasi 500 vjet.

    1. edison says:

      o z. historian, pa me thuaj sa zgjati pushtimi romak, apo sishte pushtim ai ?

      1. Koz Dynjaja says:

        Kur jemi cliruar nga pushtimi Romak zoterinj !? Kur kane filluar kombet te percaktohen ne Europe?Kur ka filluar ne Europe e sidomos ne Ballkan fillimi i prones private dhe shtetit ???tung

  3. s says:

    Foto flet qart,po me qeverit qe kemi do na vin te gjith te na tregojn sesi jetohet ne kete rumpall ,po bejne çmos te na quajne njerez me bisht.

  4. genti says:

    po cfar ishte o ‘sinan” peqafim une e kuptoj qe ti je islamik dhe i pa arsimuar ,per kete pyesni Kreshnik Spahiun se ai eshte per neo otomanizimin e trojeve shqiptare.

  5. whatthehell says:

    kosova eshte djepi i srbise mor mik,dhe turqit e banojne.sa per shqiptaret atyre ju flitet gjuha ne kosove ne nje dialekt malok-serb.
    nuk ka shqiptare ne kosove se aty nuk ka asnje rrenje kristiane shqiptare qe eshte baza e kombit shqiptar se turqit me kristianet shqiptare luftuan .sot turqit ju kerkojne turqeve shqipfoles te mos ofendojne atdheun e tyre dhe sigurisht do gjejne mbeshtetje.ne shqiperi qe ka akoma baze paraotomane dhe kisha e kristiane shqiptare turqia shikohet si nje shtet si me ja thene turqi me turk arap te zi.kush eshte shqiptar eshte shqiptar kush eshte turk dallohet nga emrat traditat dhe veset feja dhe veshja nuk ka nevoje per verifikim.

    1. sefa says:

      Te fala mamimit whatthehell.
      Koment te ketille nuk mund te lexosh as ne forumet me radikale serbe, por ja qe ka te tille ne portalet shqiptare.
      Nese Kosova qenka djepi i Serbise, eja ti se bashku me vellezrit tuaj ortodoks serb dhe do ju perkundim ne djepin tuaj, pa do te bindesh se sa turq jemi ne shqiptaret e Kosoves.
      Turp te kesh, kur fyen ne nivelin me te ulte, gjysmen e kombit tend.Por dyshoj se vertet je shqiptar.

  6. s says:

    Un jam ateist e nuk jam sinan ???jam me AK sepse eshte program Shqiptar qe un mbeshtes ,ti modifikon mendimin e te tjereve se je i paguar per te ber mjergull ne mendjet ,Genti lexoje mir programin ,aty ka vend per te gjith qe respektojne regullat e jetes,pra edhe ligjet Europiane.

    1. olsss says:

      Arma e fundit e maskarenjve eshte patriotizmi. Kshu qe mos i beso shume programe te tilla.

    2. Mos u beso shume! says:

      Me AK-ne je ti? Me fal o mik, por me dukesh pak budalla ne ate sinqeritetin tend, sepse akoma nuk e ke kuptuar se e kujt eshte AK-ja.

      Megjithate, jam i bindur se do te vijne mende me vone ne kohe, dhe do me japesh te drejte per keto qe te them tani, vetem mbaji mend.

  7. tironsirefugjat says:

    Nuk ka faj Turqia qe po kerkon te zbus historin e nje shtypje 500 vjecare kur shikon si mbijn xhamiat ne Kosov si kepurdha mbas shiut! Dhe fen qe ja renjosen ktij populli, ku kishin mjaft koh ne dispozicion,e konsiderojn privilegj sot qe te ndryshoj historin e neser dicka me te madhe !Te gjith “derat nje turi kan” !Mjer shqiptari qe nuk di nga ta ruaj bythen me par ! Kosovaret budallej nuk jan e as historin nuk harojn ! Jan nje popull qe kan vuajtur shum nen sundime te huajsh dhe me “karamele” biblash e kuranesh nuk genjehet ! Kosova ka historin e saj te lavdishme sakrificash e monopatesh mjaft te veshtira qe gezojn kto dit te lira e aq te enderuara

  8. Zigur Qarri says:

    Ky esht skandal,nderhyrje ne punet e mbrendeshme te nje vendi.
    Turqia mund te ndihmoje vetem me dokumentacion,por kurre per interpretimin historik te asaj periudhe.Turqit kan qene pushtues,pike.
    Nuk esht e vertete qe Shqiperia ka qene e favorizuar nga Turqia.Greqia po,qe ka pasur te drejten e gjuhes.Jo me kot deshmoret e rilindjes te kultures Shqiptare jan vrare dhe denuar ne kohen e Turqise.
    Hapsira qe kan gjetur shqiptaret me ofiqe te larta ne Perandorine osmane ka qe nje hapsire per te gjith banoret e kesaj perandorie pa dallim nacionaliteti.

  9. BERISHA LARGOHU. SHQIPERIA KA NJI FATKEQESI SEPSE KA NJI POPULL FRIKACAK QE NUK E DUAN DEMOKRACINE E VERTETE, POR I NENSHTROHEN BERISHIZMIT ISLAMIK. says:

    Kosova e ka me te lehte qe te bashkohet me Turqine se sa me Shqiperine. Nuk na intereson qe te bashkohemi me nje Kosove islamike qe eshte kunder historise se shqiptareve ndaj turkut, prandaj jam kadegurikisht kunder bashkimit me Shqiperine. Kosova nuk e meritonte edhe pavarsine si shtet i pavarur, Kosova duhet te qendronte ne mbikqyrjen e ndrkombetareve te pakte per 20 vite duke mos e lejuar ate si shtet te pavarur.

    1. Vlonjati says:

      Eshte ne te miren e Shqiperise qe Saliu te qendroi edhe kater vite ne pushtetin demokratik.Kjo eshte per te miren e Shqiperise.Kur degjon kesi torollakesh vllehe,serbo-malazeze etj.duke palle si qeni i terbuar,atehere bashke me kosovaret patriot do pastrohen monstrat si Shaban Norja dhe pseudo shqipfolesit e tjere te rreme si hajni Kosta Bajraba etj.Kosova ishte dhe do jete gjithnje dardane.Kete e vertetoi para pak kohesh edhe historiani i shquar austriak dr.Schmidt.Jetesen e dardaneve ne keto troje e deshmojne:Ulpiana,Korisha,Breteresha ne fron para 6000 vitesh etj.etj.Shovenistet sllave erdhen ne trojet ilire, permes Karpateve ne shekullin e IX-XI dhe edhe sot mbeten popull primitiv,racist dhe gjenocidal ndaje popujve tjere.

      1. BERISHA LARGOHU. SHQIPERIA KA NJI FATKEQESI SEPSE KA NJI POPULL FRIKACAK QE NUK E DUAN DEMOKRACINE E VERTETE, POR I NENSHTROHEN BERISHIZMIT ISLAMIK. says:

        Vlonjati, Kosova ishte dhe do te mbetet dardane e Turqise. Per tu bashkuar me Shqiperine? Kosova duhet te tregoje qe historia e shqiptareve kunder turkut nuk mund te ndryshoje. Berisha eshte tradhtar i shqiptareve, kete e ka vertetuar me leshimin e nje pjese te detit duke ja dhene ate Greqise. Pra si mund te jete Berisha shqiptar kur ka serb si fanca ne Facebook pro Berishes? Te pakten kundershto me argumenta dhe jo me galloshe mor injorant i turkut.

    2. albert says:

      Eshte e vertete qe ne Kosove po rritet numri i islamisteve. Por eshte e vertete se edhe ne Kosove ka patriote te cilet e duan vendin dhe e urrejne roberine dhe roberuesit. Njeri nder ta eshte edhe autori i librave te historise z. Frasher Demaj. Ai ishte nder te paret qe hapur dhe pa asnje hezitim e kundershtoi kete kerkese te aziatikeve. Dhe nuk eshte i vetem. Pra ‘Berisha largohu…” ne Kosove nuk ka vetem islamiste, por ka edhe shqiptare te cilet do jepnin cdo gje per atdhe.
      Te pershendes.

      1. Zigur Qarri says:

        albert,B.L eshte budalla,mos ja ve re.
        Islamistet ne Kosove jan te paperfillshem,kjo esht vetem propagande Serbe per te fituar pike nga Perendimi,dhe per te pastruar te keqen e tyre,por askush nuk i beson me.Kosova ka nje potencial te madh nacionalist nga me te medhejt ne Bote.

        Shkon nje historian serb ne nje Librari ne Gjermani dhe pyet shitesin se kerkon libra te historianeve gjermane ku flasin per autoktonine e serbeve ne Ballkan,
        librat me perralla jan ne katin e dyte i thote librashitesi.

        1. BERISHA LARGOHU. SHQIPERIA KA NJI FATKEQESI SEPSE KA NJI POPULL FRIKACAK QE NUK E DUAN DEMOKRACINE E VERTETE, POR I NENSHTROHEN BERISHIZMIT ISLAMIK. says:

          Zigur, budallejn nuk jane ato qe urrejne turkun, budallejn nuk jane ato qe nuk pranojne te ndryshojne historine e shqiptareve kunder turkut. Une si shqiptar qe mbroj historine dhe rrefuzoj qe te ndryshje kjo histori, jemi njerez qe pasqyrojme te verten. Te garantoj une, se ti je budallai qe mbron ato dardanet e Turqise dhe qe del kunder historise se shqiptareve duke treguar se je legen e injorant i papershkruar. Une si shqiptar, do te vazhdoj te kundershtoj ndryshimin e historise nga turku dhe nga ju qe e mbeshtetesni kete farse turke. Pra, je lege dhe idiot.

        2. albert says:

          Zigur!
          Kjo qe e thua ti nuk eshte e vertete.Numri i islamisteve ne Kosove nuk eshte i paperfillshem,ata jane ne rritje te vazhdueshme, kane arritur deri ne parlamentin e Kosoves, aty i kane edhe dy ministra. Edhe i pari i fese z.Naim Ternava eshte perkrahes i vehabisteve. Ai pa asnje hezitim mbron dhe propagandon neootomanizmin. Thure lavde per sulltanet. Ne nje qyteze te Kosoves e inauguruan nje shtepi te kultures dhe ate shtepi kulture e quajten “Sulltan Murati i I”. Aty ishte prezent edhe ky antishqiptar i cili figuren e sulltanit e ngriti ne qiell, duke thene se ai na paska ndihmuar e jo pushtuar. Ternava ka vizitore te shpeshte nga Turqia, sidomos ate e viziton shume shpesh turku z. Bekir Bozdag. Dhe ato vizita te turkut sigurisht qe nuk jane per te mire te shqiptareve. Fajet me te medha jane nga udheheqja kosovare, e cila si e degjeneruar qe eshte po ben leshime te medha. Para do dite mjetet e informimit e dhane lajmin se se shpejti do te gjindet zgjidhje edhe per vajzat e mbuluara te cilave deri me teni nuk u lejohej hyrja ne shkolle.Pra, po shifet qarte se islamistet po perparojne ne dem te shqiptareve, dhe se e gjithe kjo nuk eshte propagande serbe por fatkeqesisht eshte nje e vertete.
          E sa i perket potencialit nacionalist qe kane kosovaret, kjo eshte e vertete, por kam frike qe ai potencial cdo dite po shkon duke u dobesuar.
          Te pershendes.

          1. veti says:

            Albert

            mos ja ve re ketij zigurit se eshte nje nga keta islamiste dhe ketu vec propagande ben e asgje tjeter.
            kristianizmin shume e shan,islamizmin nuk e pashe kure ta shaj.

            1. Zigur Qarri says:

              Percaktoje nese nuk je trushplare i Janullaposit.
              Konkretisht.
              Ziguri shan Kishen greke,armiken me te eger te popullit shqiptar,
              varrmihesen e kultures dhe rilindasve shqiptare.
              Don ta perseris?
              Kisha greke esht fole gjarperijsh dhe Janullaposi esht ndermjetesi i djallit dhe se vetem antishqiptaret shkojn te degjojn ate pevers.
              Don ta perseris?
              Kisha greke kultivon genjeshtren,djallezine,peversitetin.
              P.sh,edhe ti je genjeshtar.

              1. BERISHA LARGOHU. SHQIPERIA KA NJI FATKEQESI SEPSE KA NJI POPULL FRIKACAK QE NUK E DUAN DEMOKRACINE E VERTETE, POR I NENSHTROHEN BERISHIZMIT ISLAMIK. says:

                Zigur, je idiot. Po Palestina islamike qe nuk e njeh Kosoven, c’far eshte mike e shqiptareve?? Shtetet islamike i kane bere keq shqiptareve dhe vazhdojne mor idiot.

                1. veti says:

                  Ziguri eshte bere me hije shikon kudo greke, gjynaf.

                  1. Zigur Qarri says:

                    Un shikoj historin e popullit tim veti,kupton?
                    Nese nje popull fshin nga memorja historine e tij,humbet,shuhet.
                    F.S Noli kundershtari me i madh i grekeve,mos shikonte kudo greke?
                    Ti je grek ose nje shqiptar naiv ne kufirin e idjotizmit!
                    “Shqiptarë! Juve djemtë tanë brez pas brezi kur të zini në gojë fjalën grek mos harroni therjet, djegiet dhe çnderimet.” Këtë porosi e jep prifti Kosta Papa Tomorri.
                    Literturë

                    1. veti says:

                      Dhe prape Ziguri greke po shikon,pse duhet te jem se sben ose grek ose shqiptare???
                      prandaj them dhe me te drejte qe Ziguri shikon hije..

                  2. Zigur Qarri says:

                    Un jam shqiptare,po ti çfar je atehere,qe ta dij se me cilin flas?-ndryshe kam te drejt te supozoj.Ti hyre ne diskutim,dhe kur diskuton me dike prezantohesh se kush je,qe te dij se me cilin kam te bej.Te ashtuquajturit grek i nderrojn shpesh nickname-t.
                    Dhe perseri vet nuk beri asnj koment!
                    Mos ta komandon dikush tjeter trurin dhe je bere per meshire???
                    Sepse detyra e Janullaposit,lavazhi trurit te mjeraneve esht.

                    1. veti says:

                      Une nuk hyra ne diskutim me Zigurin,po i dhashe nje keshille dikujt qe merej me zigurin.
                      Dhe ziguri shikon hije kjo dihet tani
                      Une nuk do i them zigurit cfare jame,me qellim mos ti prish endren dhe i largohen hijet.
                      Jane disa keta qe shikojne endera me greke dhe mire eshte ti lesh ne mizerjen e tyre sic po e le une tani kete pa i thene cfare jam.

                  3. Zigur Qarri says:

                    Me nje fjale,veti nuk e di se kush esht!

  10. Bismark says:

    Kjo verteton faktin se Kosova dhe popullsia “Shqipfolese” e saj ne maxhorance e kane prejardhjen nga kolonet Turq te 250-viteve te fundit, dhe i jep te drejte tezes Sllave, qe Kosova eshte pasardhesja e Turqise ne Ballkan e cila ka adoptuar identitetin Shqiptar, per te mbijetuar!!

    1. s says:

      Bismark ? ishte anti Shqiptar,ai kerkoj bishtin e Shqiptareve ne LONDER.

      1. Bismark says:

        Bismark tha nje te vertete, sado e hidhur qe te jete ajo! Po nuk e beson, lexo artikullin me siper.

        Pershendetje.

  11. Prishtina perpara se te merret vesh me zyrtaret turq per historine e Shqiperise ben mire te merret vesh me Tiranen me te cilen ka ndermend te perdorin tekste te perbashketa. Si mund ta pranoje Tirana nje ndryshim historie qe mund te arrihet me zyrtaret turq. Nderkaq qeveria turke do te bej mire t’u kerkoje falje popujve ballkanike per prapesite e Perandorise Osmane ne tokat e tyre. Dhe pasi te beje kete, eshte mire qe kjo falje te reflektohet ne tekstet e historise te shkollave turke qe te dine mire brezat e rinj turq cfare prapesiish kane bere stergjysherit e tyre e jo te mburren me to.
    Ju faleminderit !

  12. era says:

    O turq te Erdoganit.
    Pse doni te beheni armiq dhe budallenj me zor.
    Erdogani ja ka ngritur pjacen Turqise si jo me mire . Cfare nevoje keni te ndryshoni historine??!!
    Lereni historine ashtu si eshte. Ju nuk keni pse te ndiheni fajtor per paraardhesit tuaj ashtu sikur nuk ndihet Gjermania per Hitlerin.

    Po keni qellime te tjera atehere eshte tjeter pune.
    Jemi popull qe mbeshtesim bashkepunojme me njeri tjetrin dhe kjo eshte gje shume e mire.KAQ.

  13. anti bashkim says:

    kosovaret shqipfoles jane turq te hardhur si asqer te sulltaneve ne tokat serbe .dhe mos flisni per dardani se kosova nuk ka as nje shenje qe e verteton . kishat dhe monastiret serbe apo shqiptaro- serbe orthodokse kane shume shekuj perpara pushtimit otoman ,dhe shume kisha u kthuen ne zhamira te pushtuesve mongol.

    1. Afer teje says:

      Ndal he burre i dheut se e paske mar pak si ashper ket pune, po ti a je shyptar apo ca mutin je.

      1. MARKU kosove says:

        anti bashkim
        Po kush po kerkon bashkim me ju!!!!!
        Kurre skemi qene bashk as kurre sdo jem te bashkuar.
        Ne jemi dardan per ju as qe na intereson se çka jeni.
        RRofshin katoliket ku do qe jan
        Posht ortodokset boshti i se liges ne ballkan dhe me gjere
        RRofte populli vella kroati i cili ka qene gjithmone ne krahun tone

  14. Prishtinasi says:

    Edhe po u ndryshuan tekstet dhe librat une femijeve te mi ja u mesoj historine ne ODE , pra femijte e mi s do ti lejoj tu besojne ketyre librave per turq t mutit.
    Rrofte shqiperia

    1. Une says:

      Hej ty te lumte goja! Do kisha deshire qe me shume njerez nga Kosova (n.q.s. vertet je nga Prishtina)te mendonin si ty.Gjeja e pare qe duhet te beje qeveria e KOSOVES eshte te ndryshoje toponimet slave dhe turke. Pra te ndryshoje emrat slave dhe turq te fshatrave,qyteteve dhe lagjeve.Te vendosi emra SHQIPTARE qe te tregoje se cdo gje eshte SHQIPTARE.Te ngreje lart figurat e ndritura te SHQIPTAREVE dhe te leri ne harrese te gjithe antishqiptaret.

  15. DUMBABEN says:

    HAHAHAHAHAHAH i dolen lakrat kosovistanit ,pse nuk i kerkoni nenes TYRKIJE te hape dokumentet e vjetra te shikojme se sa jane byrazeret akoma te mbetur ne dardanistan

  16. Atdheu says:

    Ku eshte Aleanca Kuq e Zi me patriotizmin e saj? Pse nuk flet kunder Turqise?

    1. DUMBABEN says:

      [email protected] pyete pak kreshon se nga i gjen dinaret per xhirot me autobuze dhe bluzet e stamposura,,,,,,??Ke degjuar ndonjehere nikun te flase kunder turqise ??? asnjehere ,,,,pse ???????????????

  17. Prishtinasi says:

    Pajtohem me ty, sa per toponimet ka disa por shumica e rrugeve dhe lagjeve kane emra shqiptare sidomos emra nga shqiperia, emra njerezish gjeneratat e reja 99% kane emra shqip sepse sot po t quhesh abdullah te diskriminojne, te paret tane shumica ishin te pa shkolle dhe kishin emra te turq e arab.
    Femijet e mi quhen: Korab, Arianit , Teuta .

  18. Emigranti says:

    Sikur harruat qe kosova ishte e okupuar nga serbi, armiku ndryshoj cdo gjo shqiptare emrat e qyteteve, fshatrave, rrugeve, ndyshoj pra tere historine.

  19. anti bashkim says:

    marku kosovo ,po ku je o pikatore pike -pike katolike i kosoves . ju te krishteret kosovare jeni me te persekutuarit nga vete shqipfolesit ghuzel kosovare , apo jam gabim , ku e keni nenen e ghithe botes nene tereza ,do ju djegin dhe ate kishe qe keni dhe do faleni ne zhami , cao marko

  20. Afer teje says:

    Ky anti bashkim eshte tourkofagosi.

  21. pjeter gjini says:

    ti me pseodonim anti bashkim qanke grek ,,se vetem ni shqiptar nuk i thote keto fjale ,,ciao

  22. anti bashkim says:

    rofte turkofagosi , tmerri juaj ha haaaa haaaaa ,cdo dite dalin turkofagosa

  23. Shqiperia etnike says:

    Anti bashkim,je celbesire greke ose vllehe.Je tum majmunesh.Kush te pyet ty,askush, ti je mbeturine jashteqitjeje.Dardania eshte shtet dhe se bashku do vendosim si te dojme.Ti do mbesish si peshku ne rere te Velipojes.Turqia na nevojitet per ti cfarose racistet grek.Ata jane penicilin per Qipron dhe nenen e tyre greke.Mos u merzite se behet mire!

  24. Mark Gjonaj says:

    A thua une e kam kuptuar gabim Rexhep Qosen?! A thua une i kam kuptuar gabim patrotet e vertete shqiptare kudo qe jane se Kosova e vise te tjera qe, i jane shkeputur Shqiperise dhe jo Henes? A dini me me thene more burrat e dheut, Kosova po mundohet me u bashkuar me Turqine?! Pothuajse 150 vjet, shpernguljet e medha nga Kosova per ne Turqi, kane biografi te mire te shkrume nga Serbet, keshtu qe duhet me rregulluar pavionin e Muzeumit te P.O(perendorise osmane)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje