Ashton bën presion për arritjen e marrëveshjes

9 Mars 2013, 11:07Rajoni TEMA

Tre politikanët kryesorë të Serbisë, presidenti Tomislav Nikoliç, kryeministri Ivica Daçiç dhe momentalisht politikani më i fuqishëm në Serbi, Aleksandar Vuçiç, do të vizitojnë Brukselin të hënën dhe do të takohen me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Të njëjtën javë, tre ditë më vonë, më 14 mars, baronesha Ashton do të vizitojë Prishtinën për t’u takuar me kryeministrin Thaçi dhe me pjesëtarët e opozitës në Kosovë. Këto takime janë konfirmuar të premten në Bruksel nga zyra e Catherine Ashton.

“Përfaqësuesja e lartë, Catherine Ashton, do të zhvillojë konsultime me përfaqësuesit e Serbisë dhe të Kosovës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes dy palëve,” thuhet në sqarimin e zyrës së Ashton./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje