Shkup, sulmohet një autobus, dy vajza të lënduara

7 Mars 2013, 11:14Rajoni TEMA

Në Shkup mbrëmë sërish është sulmuar një autobus urban në rrugën e njohur si Luboteni në dalje të qendrës.

Sipas njoftimeve të para të organeve policore, autobusi është sulmuar nga persona të panjohur dhe janë lënduar së paku dy vajza, ndërsa raportohet edhe për dëme të shkaktuar. MPB pritet që sot të jap hollësi mbi incidentet.

Lidhur me ngjarjet e fundit dhe pas protestave të dhunshme të fundjavës së kaluar në Shkup janë shtuar masat e sigurisë dhe se në disa akse rrugore dhe stacione urbane të autobusëve janë të pranishme patrulla policore. (INA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje