Kirby: SHBA nuk dëshiron një "Republika Sërpska" në Kosovë

5 Mars 2013, 18:28Rajoni TEMA

SHBA nuk dëshiron një “Republikë Sërpska” në Kosovë, pasi kjo rezultoi e suksesshme as në Bosnje, ka thënë të martën ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby.

Në një vizitë të tij në Novi Pazar, ambasadori Kirby u ka thënë gazetarëve se SHBA, më me interes e sheh propozimin e Beogradit për një lidhje të komunave serbe në Kosovë, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta.

Megjithatë, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara, ende nuk janë në njohuri se çfarë saktësisht paraqet ai propozim. “Mendoj se me anë të bisedimeve (Kosovë-Serbi), duhet të arrihet deri te një zgjidhje për dallimet që janë paraqitur nga të dyja palët”, thotë ambasadori amerikan.

Kirby ka shtuar se duhet kërkuar për zgjidhje afatgjate dhe të pranueshme dhe ka kërkuar nga të dyja palët që të tregojnë trimëri në këtë aspekt. /REL/

5 komente në “Kirby: SHBA nuk dëshiron një “Republika Sërpska” në Kosovë”

  1. S'Ali Ajlushani says:

    Edhe baca asht ka lufton fort mos me kan nji Republika Serpska ne Kosov
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/ss-victory.html

  2. ajdin says:

    Zotnij Amb.Sa te jete Sala kry.minister i Shipnis,kote flete.
    E ka vendose Sala i Shipnise me Serbin,bakshish i Slloodankes Berishjane.
    Tunge…..

  3. BERISHA LARGOHU. NUK ESHTE BERISHA E ZEZA E SHQIPTAREVE, POR ESHTE VETE POPULLI QE E MBAN ATE NE PUSHTET. says:

    C’far mendon SHBA ne lidhje me islamizmin qe po e rrethon Kosoven? Per te tjera eshte humbje kohe te prononcohesh.

  4. Sem Luma says:

    Nje sinjal i pare pozitiv nga nje perfaqesues amerikan. Se a do te mjaftoje mospranimi i nocionit “republika serbska” per te shpetuar (ne bisedimet e Brukselit) unitarizmin kushtetues dhe ligjor ne tere Kosoven, kjo do te shihet.
    Megjithate, eshte perfaqesuesi i pare i nje shteti te Quintit qe del me nje mendim me konkret lidhur me te ashtuquatjurin: “Asociacioni i komunave serbe ne veri”…
    He per he, levizje teper domethenese ne drejtimin e duhur nga ambasadori amerikan ne Beograd.

  5. BERISHA LARGOHU. NUK ESHTE BERISHA E ZEZA E SHQIPTAREVE, POR ESHTE VETE POPULLI QE E MBAN ATE NE PUSHTET. says:

    Kosta, injoranca e juaj nuk me tregon se c’far te bej. Pastaj pyetja eshte drejtuar diku tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje