Shtatë nga 14 kryetarët e komunave të drejtuara nga PDK-ja janë të dënuar, të akuzuar dhe duke u hetuar për vepra kriminale dhe korrupsion. Në shtatë e ka çuar numrin kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, i cili po ashtu vjen nga partia në pushtet, i akuzuar së fundmi nga EULEX-i për shpërdorim të detyrës zyrtare, raporton KTV-ja. I dalë fitues nga zgjedhjet lokale të 2009-shit, Xhabir Zharku u bë një nga rastet më eklatante të ikjes nga drejtësia e një zyrtari publik, i cili është i dënuar me tre vjet burgim për veprat penale “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje”, por ai refuzon të vuajë dënimin e shqiptuar.
I ulur në bankën e të akuzuarve ka qenë edhe Bajrush Xhemajli pasi në një aksident komunikacioni kishte shkaktuar vdekjen e një personi. Xhemajli për më shumë se një vit i ka rezistuar vuajtjes së dënimit. Pas disa ankesave, Gjykata Kushtetuese vendosi që rasti të kthehet në rigjykim. Por hiç më mirë punët më organet e drejtësisë nuk i ka pasur dhe nuk i ka as Nexhmedin Arifi, kryetari i Vitisë, që po ashtu është nga radhët e PDK-së. Aktakuzës nuk i ka shpëtuar as i forti i PDK-së, Sami Lushtaku. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Lushtakut dhe pronarit të ish-të përditshmes “Infopress”, Rexhep Hoti, pasi dyshohet të kenë kryer vepra penale. Zyrtari tjetër i Partisë Demokratike nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare është kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa. Por fat të njëjtë sikurse edhe gjashtë kryetarët e tjerë të PDK-së ka edhe kryetari i Drenasit, po ashtu nga PDK-ja, Nexhat Demaku, kundër të cilit ka nisur një proces gjyqësor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare në bashkëkryerje me dy zyrtarë të tjerë komunalë./KD
Disa i ka prishur paraja (profesorin, dikur te nderuar, R. Mujen nga Prizreni), disa te tjere injoranca e vertetuar me diplome fakulteti por pa shkolle te mesme(!!!!!!!!!!!!!!); dhe nje pjese tjeter (i prishi) demokracia e kuptuar si xhungel. Dhe ne xhungel, mendojne keta zoterinje, eshte me mire te jesh luan se sa kaproll…
Tek ne eshte ndryshe, gjysma e PD-se dalin te pafajshem se shoqja Shprese dhe hajdarja me bendot, jane te shpejte, nuk lejojne salillare me njolla.
Keta “gjysma”jane votust potencjal te Sali Derrishes ne zgjedhjet e Qeshorit ne Shqiperi kur te keni parasyshe se kjo “gjysma”i ka edhe grupacjonet e veta qe ju shkojn mbrapa ateher arritet numeri prej 6000 mij e me shume Kosovareve qe vijn dhe votojn per Sali Derrishen-Tradhtari tradhtarit i ndimon APO…vetem Shqiptaret te kene kujdes qe mos te bijne VIKTIMA te mashtrimeve qe na bejn keta Antishqiptatre andej ne Shqiperi dhe kendej ne Kosove tu i perqa Shqiptaret e mandej edhe tu i Sundu.Thaqi dhe Derrisha jane Antishqiptare