Natë e tensionuar dhe e frikshme në Shkup

2 Mars 2013, 12:48Rajoni TEMA

Në Shkup mbrëmë ka mbretëruar situatë e tensionuar dhe e frikshme, pas sulmeve brutale nga huliganë të organizuar maqedonas ndaj shqiptarëve.

Situata e tensionuar ka nisur menjëherë pas protestës së dhunshme para qeverisë kundër emërimit të ministrit të ri të mbrojtjes, Talat Xhaferi, për shkak të së kaluarës së tij si komandant i UÇK-së.

Protestuesit pas përballjes dhe përleshjes me policinë para qeverisë, ata pas shpërndarjes së tyre kanë nisur sulmin brutal ndaj qytetarëve shqiptarë në pjesën qendrore të Shkupit. Më pas sulmet kanë vijuar edhe në disa lagje tjera dhe se kryesisht caku i sulmeve kanë qenë gjithë ata qytetarë që janë identifikuar se janë të përkatësisë shqiptare.

Dhjetëra dëshmitarë kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar dhe shpëtimin e kokës së tyre nga brutaliteti i huliganëve të maskuar maqedonas, që ushtronin dhunë edhe para syve të policisë.

“Kanë rrahur fëmijë, gra shqiptare dhe pleq në mënyrë barbare dhe të dhunshme. Kjo është e patolerueshme të rrihet një qytetar i lirë i këtij vendi. Ne si po na trajtojnë ata, a thua edhe ne t`ia kthejmë me të njëjtën mënyrë. Apeloj që të ndërmerren masa, përndryshe do të mund të eskalojë situata”, theksoi Blerim.M, një student shqiptarë në Shkup, që ka përjetuar tmerrin e huliganëve maqedonas.

Njësitet speciale kanë vazhduar të qëndrojnë në disa akse rrugore dhe në pjesën qendrore të Shkupit. Mirëpo, siç mësohet huliganët e organizuar maqedonas kanë qëndruar mbrëmë kryesisht në lagjet e pastra etnike të Shkupit, si Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Draçevë, etj.

Protesta ka qenë e organizuar dhe se grupe tifozësh maqedonas ultranacionalist kishin thirrur për organizim dhe rezistencë ne shenjë proteste kundër ministrit Xhaferi. (INA)

3 komente në “Natë e tensionuar dhe e frikshme në Shkup”

  1. Pelasgian says:

    ne te njejten menyre duhet t’ja ktheni
    ku [email protected] paskan qan burrat e djemt e ri te shkupit ?
    tu ngrit bythen perpjet neper xhamija ?
    mu me vjen keq per fmijet , pleqt e grat se per ju hic sme rruhet
    ju e meritoni se jeni rrace e flliqte , per me sha shqiptart e krishter
    ne varrime tuja shpesh her kam pa flamurin me shkarravina t’arabve

    me 15 mars keni pas programu protest te madhe per ndertimin e 1 xhamije
    uuu ju hart mortja , bullgart rrezik me ju rraf ene n’shpija tuja e ju coheni per xhamiat . Si juve si shumices shqiptarve te kosoves ju ka hy frika n’palc prej sllaveve se ska tjeter shpjegim qe nuk dilni me u rraf me to . nuk jeni pak , jeni gjysma popullsis .

    1. DUMBABEN says:

      pelasgian @ nacionalizem shqiptar = esktremizem islamik ,aty luftohet akoma lufta e shqiptareve te 1800 kunder shkaut ortodoks ,,,ashtu si i ka mesuar baba dovleti

  2. Jogo says:

    Ku Jan “te fortet” e malcis.
    Po Jozefina kreshnike.
    Po Sal trimi…
    Lesh Lesh…
    Po presin si klysha see cfar do thot “bajraktari”.
    Bajraktari euroatllantik mo….
    He shqiptart
    Klyshat e pallu mythnisht nga perndimi.
    Shqiptarqire…..
    Hani k….r sa pa u gdhire
    Se po u gdhi
    Iken k…i. Ne serbi
    Dhe maqedoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje