Po del: E gjithë Kosova UÇK!

1 Mars 2013, 15:13Rajoni TEMA

Konkursi për aplikim për veteran të luftës së UÇK-së është shtyrë edhe për dy javë, mirëpo kjo do të vlejë vetëm për ata që i kanë marrë deri dje aplikimet.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komisionit për Verifikim e Veteranëve, Agim Çeku. Ai ka thënë se deri dje kanë aplikuar 51 835 veteranë.

Bëhet e ditur se kanë aplikuar 4489 invalidë të luftës dhe 2 597 familje të dëshmorëve.

Çeku ka njoftuar se librezën e veteranit të luftës do ta marrin edhe pjesëtarët e FARK-ut.

Menjëherë pas luftës është thënë se në luftë të drejtpërdrejtë të UÇK-së kanë marrë pjesë më së shumti rreth 23 mijë ushtarë, por tani del një numër mbi dyfish më i lartë, duke të kujtuar sloganin trimërues “E gjithë Kosova UÇK”!  /KD

7 komente në “Po del: E gjithë Kosova UÇK!”

  1. PO po e gjithe Kosova ne bisht te traktorit tu ik per Shqiperi e Maqeoni ,ne jemi trima me kenge e valle ne bisht te qiftelise!!! Ata qe kan luftuar sot hane he ,jane deshmoret e martiret tane ,keta te tjerre veq rrugaqa e injoranta tjeter smund te quhen .

    1. Shqiptari says:

      Jam deshmitar qe ne kohen e 1999 kur erdhen kosovaret ne Shqiperi,i merrnin me zor me ik ne lufte e asnje nuk shkonte perveq atyre qe e ndjenin si oligim,ndersa tani pas lufte thone gjithe qe kemi luftu.Me shume kane luftu ato qe kane jetu ne emigracion sesa ata qe kane jetu ne kosove

  2. Flamur says:

    Po fakt eshte se tërë Kosova ka qen UÇK,
    ose me mire te themi tërë Kosova kan qen me UÇK,
    mirepo ata qe moren armet dhe i kthyen tyten serbit,
    duhet te shperblehen,
    ndersa eshte komisioni qe do i shqyrtoj aplikacionet,

  3. BERISHA LARGOHU. NUK ESHTE BERISHA E ZEZA E SHQIPTAREVE, POR ESHTE VETE POPULLI QE E MBAN ATE NE PUSHTET. says:

    Po prandaj komentova para 2 diteve duke u shprehur se eshte humbje kohe, dhe duke akuzuar shum kosovar per qe i kthyen shpinen luftes dhe Kosoves duke kerkuar azil neper shtetet e Europes si frikacak.

    1. Ramy says:

      hahahahaha ia dhe trimi B,L qe kerkon rrezimin e Berishes nga pushteti duke thithurê llolly pop rrugve te europes

  4. Liu says:

    Shumica e ktyre qe kan apliku per luftetar te k(UCK)es,do aplikojn per pasosha te serbis kur t,hy serbija ne europ.

  5. leka says:

    Kush mund te me pergjigjet sinqerisht:Kur ndjehesh me mire Kosova,kur ishte republike autonome,apo tani konfuzin gjithandej per interesa te vogla dhe qe ka marre rrugen e Qabese,per tek ´´vellai´´pushtues erdogan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje