Idetë për autonomi apo status special për pjesën veriore të Kosovës qarkullojnë vetëm nëpër kokat e mykura në Beograd, tha kryeministri kosovar, Hashim Thaçi.
Ai duhej që të raportonte të enjten para Kuvendit të Kosovës në lidhje me takimin e fundit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, por fjalimi i tij u pamundësua të mbahet, pasi Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes kishte organizuar një lloj performance në formë proteste në sallën e Kuvendit.
Në momentin e daljes së kryeministrit Thaçi në foltoren e Kuvendit, deputetët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri e Glauk Konjufca, kanë dalë para tij duke mbajtur në duar pankartën me mbishkrimin “Kosova e Hashimit”.
Aty ishte e vizatuar edhe harta e Kosovës, kurse veriu i saj dhe disa vise të tjera të banuara me shumicë serbe ishin ngjyrosur me të kuqe. Vetëvendosje ka akuzuar në vazhdimësi Thaçin se përmes dialogut me Serbinë, po e orienton veriun kah autonomia apo një status special.
Në këso kushtesh, udhëheqësi i seancës, Sabri Hamiti, tha se nuk mund të vazhdonte punën Kuvendi dhe kërkoi pushim 15 minutësh.
Në pamundësi që të mbante fjalimin e tij në Kuvend, kryeministri Thaçi thirri një konferencë për gazetarët në ndërtesën e Qeverisë.
Nga aty ai lexoi fjalimin që kishte përgatitur për deputetët. Thaçi tha se të gjitha dilemat dhe interpretimet që po bëhen në lidhje me rezultatet e takimeve me homologun e tij serb, Daçiç, për krijimin e ndonjë entiteti të veçantë në veri, janë të pavërteta.
Madje, ai tha se ata që mendojnë se veriu do të fitojë autonominë, kanë ende idetë e mykura “millosheviçiane” në kokat e tyre.
“Serbia ka ëndërruar edhe ndarjen e Kosovës, edhe formimin e autonomisë, e edhe një status të veçantë apo Republika Srpska, por të gjitha këto janë ëndrra të parealizuara të saj në territorin e Kosovës”.
“Diçka e tillë është vetëm në kokat e mykura të ëndrrave ‘millosheviçiane’ të Serbisë. Këto projekte nuk do të realizohen kurrë në Republikën e Kosovës”, tha Thaçi.
Thaçi kundërshtoi ashpër çdo ide për ndarje apo status special për veriun. Ndërkaq, shprehu besimin e tij se formimi i asociacionit të komunave serbe, nuk paraqet shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, por se një asociacion i tillë, siç tha ai, është parashikuar me Pakon e Ahtisaarit.
“Asociacioni që do të themelohet nuk do të ketë rol as ekzekutiv dhe as ligjvënës. Kjo është shumë e qartë. Pra, nuk do të jetë zëvendësim për kuvendet komunale dhe përgjegjësitë e komunave nuk mund të barten te ky mekanizëm”, u shpreh Thaçi.
Duke iu referuar takimeve të fundit me Daçiçin, Thaçi tha se kryeministri serb është pajtuar për shuarjen e strukturave paralele serbe të sigurisë dhe drejtësisë në veri të Kosovës.
Mirëpo, në anën tjetër, kryeministri serb Daçiç u tha mediave në Beograd se dialogu me Prishtinën është në krizë dhe se deri më tani nuk janë arritur kurrfarë marrëveshjesh.
Ai theksoi se strukturat paralele mund të zëvendësohen vetëm përmes një asociacioni të komunave, i cili do të kishte kompetenca të caktuara. Ndërkaq, përsëriti qëndrimin e tij se ndarja e Kosovës do të mund të ishte zgjidhja më e mirë dhe e pranueshme për të dyja palët, por, sipas tij, tani për tani kjo çështje nuk është në tavolinë të bisedimeve.
“Nuk më lejohet më të flas për ndarje dhe përkufizim, edhe pse ende mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë dhe e pranueshme për të dyja palët”, tha Daçiç.
Takimi i radhës ndërmjet kryeministrave Thaçi e Daçiç pritet të mbahet më 4 mars në Bruksel, me ndërmjetësim të baroneshës Catherine Ashton.
Temë kryesore edhe e takimit të radhës do të jetë vendosja e një normaliteti në komunat veriore dhe zhbërja e strukturave të sigurisë që Serbia ka ngritur me vite në atë pjesë.
Përparimet në dialog, Bashkimi Evropian ua ka vënë si kushte të dyja palëve, nëse duan që të avancojnë tutje në proceset integruese evropiane./REL
Mendoj qe veriu i kosoves duhet te kete nje status special meqense qeveria e Kososove nuk mendon per ato shtresa qe jane me kombesi serbe. Qeveria e Kosoves duhet te pranoje edhe per ndarjen e Kosove sepse nuk i garanton ato te fundit, pse jo te mos kene edhe autonomi per ate zone qe eshte e banueshme me serb! Thaci eshte koke e mykur sepse me kujton Mulin e Berishes, pra Thaci nuk ka ndryshim me Mulin e Shqiperise qe eshte idiot. 2 rruge ka qeveria e Kosoves, ose ti garantoje ato serb, ose te pranojne per ndarjen e Kosoves. Megjithse mendimi im eshte qe ti siguroje ato serb dhe te jetojne te bashkuar, por eshte mese e veshtire per te jetuar te bashkuar.
Mendoj qe veriu i kosoves duhet te kete nje status special meqense qeveria e Kososove nuk mendon per ato shtresa qe jane me kombesi serbe. Qeveria e Kosoves duhet te pranoje edhe per ndarjen e Kosoves sepse nuk i garanton ato te fundit, pse jo te mos kene edhe autonomi per ate zone qe eshte e banueshme me serb! Thaci eshte koke e mykur sepse me kujton Mulin e Berishes, pra Thaci nuk ka ndryshim me Mulin e Shqiperise qe eshte idiot. 2 rruge ka qeveria e Kosoves, ose ti garantoje ato serb, ose te pranojne per ndarjen e Kosoves. Megjithse mendimi im eshte qe ti siguroje ato serb dhe te jetojne te bashkuar, por eshte mese e veshtire per te jetuar te bashkuar.
per,BL ti ,,mendon,,ti e ke te mikur aparatin mendor.gjithmone ajo ,,mendja,,jote disi i perkrahe serbet,prandaj ti seke te zhvilluar trurin pere gjera konjuktive siqe eshte parafytirimi apo edhe me veshtire aftesia pere te menduar,logjikuar.puna jote eshte instiktive demek si te shtazet,de…
Nuk do të ishte më mirë, Z. Thaçi, t’i sqaronit popullit se çfarë është ky asosacion, se sa të sqaroni se çfarë nuk është?! çfar të drejta dhe detyra ka ai? Përse do ti shërbejë atij minoriteti? Kështu dhe njerzit do të jenë më të qartë, dhe ju s’do të keni nevojë të fshiheni pas fjalëve.