Dialogu nuk i sjell Kosovës një vend në OKB

26 Shkurt 2013, 12:40Rajoni TEMA

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mund t’i siguronte Beogradit datën e nisjes së negociatave për anëtarësim me BE-në dhe Prishtinës mundësinë që të niste negocimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Brukselin, por jo më shumë se kaq.

Sipas burimeve diplomatike, me të cilat ka biseduar “Koha Ditore”, me gjithë deklaratat pompoze të zyrtarëve të Kosovës, procesi i dialogut me Serbinë nuk mund të rezultojë me anëtarësim në OKB.

“Jo. Vendi në OKB nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e diskutimeve”, ka thënë një diplomat i lartë nga një shtet anëtar i BE-së.

“Ka ide, posaçërisht nga Berlini, se dialogu mund të prodhojë më shumë sesa është menduar, përfshirë edhe vendin në OKB. Por kjo nuk është reale. Nuk do të ndodhë”, ka thënë një burim diplomatik, duke lënë të kuptohet se një pjesë e vendeve të BE-së nuk janë të lumtura me insistimin e Berlinit zyrtar për të mbajtur presionin maksimal ndaj Serbisë./KD

1 komente në “Dialogu nuk i sjell Kosovës një vend në OKB”

  1. mirel says:

    Mire e keni, vazhdoni dialogun dhe hani drurin ne prapanice.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje