Serbia dëmshpërblen kosovarin për torturat e vitit 1999

25 Shkurt 2013, 15:38Rajoni TEMA

Gjykata e Apelit në Beograd ka vendosur që Republika e Serbisë t’ia paguajë Sylejman Bajgorës nga Podujeva dëmshpërblimin në shumë prej 200.000 dinarësh, (rreth 1788 euro) për shkak të torturës që kishin kryer mbi të pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme serbe në vitin 1999. Përmes po të njëjtit vendim, sipas ‘E-novine’ të Beogradit, që e transmeton “Koha Ditore”,  Gjykata e ka konfirmuar verdiktin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që e kishte refuzuar padinë e Ekrem Nebihut nga Drenasi.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FHP) në emër të Sylejman Bajgorës dhe Ekrem Nebihut e kishte ngritur padinë në Gjykatën Komunale të Beogradit, në vitin 2007. Përmes padisë nga shteti i Serbisë ishte kërkuar dëmshpërblimi për shkeljen e lirisë dhe së drejtës së personalitetit, për shkak të arrestimit të paligjshëm dhe në bazë të kufizimit të aktivitetit jetësor që ka ardhur si pasojë e torturës së përjetuar. Procedura ishte nisur në Gjykatën Komunale të Beogradit, duke u bartur më pas te Gjykata e Parë Themelore në Beograd.

Gjykata kishte konfirmuar se pjesëtarët e MPB-së serbe pa bazë kishin arrestuar Bajgorën dhe Nebihun, dhe se që të dytë në paraburgim kishin kaluar më shumë se katër muaj, përkatësisht pesë muaj, duke u keqtrajtuar disa herë fizikisht dhe psikikisht. Pas ekspertizës mjekësore, gjykata kishte konfirmuar se si pasojë e torturës, Sylejman Bajgora vuan nga stresi posttraumatik, për ç’arsye i është kufizuar aktiviteti jetësor.

Padinë e Ekrem Nebihut gjykata e kishte hedhur poshtë, për shkak se eksperti mjekësor kishte konstatuar se tortura nuk ka lënë pasoja afatgjata për shëndetin e tij. Gjykata qysh në procedurën e parë (para Gjykatës së Parë Komunale) kishte marrë vendimin se kërkesa e Bajgorës dhe e Nebihut për dëmshpërblim, për shkak të shkeljes së lirisë dhe së drejtës së personalitetit është stërvjetruar.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FHP) ka thënë se rasti i Sylejman Bajgorës dhe i Ekrem Nebihut paraqet shembull të raporteve të institucioneve të Serbisë ndaj viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë viteve nëntëdhjetë, që ishin kryer nga pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë serbe.

Në të vërtetë, gjykatat janë duke vendosur për dëmshpërblime që janë joadekuate dhe shumëfish më të ulëta prej dëmshpërblimeve për shkeljen e të drejtave të njeriut që nuk kanë të bëjnë me konfliktet e armatosura në ish-Jugosllavi. Për shembull, dëmshpërblimet që janë vendosur për personat e mbajtur në mënyrë të paligjshme në aksionin “Sablja” kanë qenë disa miliona dinarë.

Rrjedhimisht, gjykatat janë duke interpretuar në mënyrë strikte ligjin në dëm të viktimave, posaçërisht në aspektin e vjetërsisë së kërkimit të dëmshpërblimit. Një interpretim i tillë strikt i dispozitave për vjetërsinë është duke u zbatuar që nga viti 2004, kur është rritur numri i kërkesave për dëmshpërblim kundër shtetit të Serbisë, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë viteve nëntëdhjetë.

Shumë institucione ndërkombëtare që përcjellin respektimin e të drejtave të njeriut në Serbi (Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Komiteti Kundër Torturës, komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut) kanë përmendur në raportet e tyre se institucionet e Serbisë nuk janë duke u kushtuar rëndësi obligimeve që kanë në aspektin e dëmshpërblimit të viktimave të të drejtave të njeriut.

Sylejman Bajgora (1957) kishte ikur me familjen nga fshati i tij Herticë, Komuna e Podujevës, më 24 mars të vitit 1999. Ata kishin gjetur strehim në Podujevë. Më 1 qershor të vitit 1999, Sylejmani në Shtabin e Mbrojtjes Civile në Podujevë e kishte marrë lejen për qarkullim dhe kishte shkuar në Prishtinë që të sigurojë ilaçet për nënën e sëmurë.

Ai e kishte kaluar natën te xhaxhai i tij dhe në mëngjes ishte nisur që të blinte barnat. Në “Ulpianë” ai e kishte takuar një mik dhe bashkëshorten e tij. Në atë çast u ishin afruar dy policë për t’i legjitimuar. Bajgora ua kishte dhënë dokumentet personale dhe lejen për qarkullim, por polici kishte filluar që ta shante dhe ia kishte grisur lejen e qarkullimit, duke e mbajtur letërnjoftimin. Policët e kishin dërguar Sylejmanin me veturë policore në stacionin në Lagjen e Spitalit. Aty kishin filluar që ta rrihnin.

Një polic ia kishte vënë thikën në qafë, derisa tjetri armën në vesh. E kishin kërcënuar se do ta vrasin. Keqtrajtimi kishte zgjatur katër orë dhe më pas e kishin lidhur me pranga për radiator. Pas një ore e kishin futur në veturë dhe e kishin dërguar në stacionin policor në Lagjen e Muhaxhirëve. Aty policët e kishin shkruar një deklaratë, të cilën Sylejmani duhej që ta nënshkruante, gjë të cilën ai e kishte refuzuar.

Në mëngjes, rreth orës 8.00, ai ishte dërguar në burg në Prishtinë, ku ia kishin marrë të gjitha gjërat personale. Gjatë shtatë ditëve sa kishte qëndruar në burgun e Prishtinës, policët e kishin rrahur, ndonëse gjendja e tij ishte tejet e rëndë. Më 10 qershor, Sylejmani me 25 shqiptarë tjerë ishte transferuar në burgun në Mitrovicën e Sremit. Gjatë hyrjes në burg, të burgosurit kishin kaluar nëpër dy rreshta të policisë të cilët i rrihnin.

Kushtet në burg ishin tejet të rënda, derisa nuk kishte ushqim të mjaftueshëm. Në fillim të gushtit ai kaloi pesë ditë në izolim. U lirua më 4 tetor të vitit 1999, me ndërmjetësimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Me rastin e lirimit, policia ia kishte marrë vendimin për mbajtje në burg, të vetmin dokument që i ishte dhënë.

Në fillim të vitit 1998, Ekrem Nebihu, atëbotë gjashtëmbëdhjetëvjeçar, kishte ikur nga fshati Damanek i Komunës së Gllogovcit. Ai ishte fshehur te daja në fshatin Shtrbullovë, ku kishte qëndruar deri më 28 maj të vitit 1999, kur u arrestua nga policia serbe dhe u dërgua në qendër të Gllogovcit, ku u mbajt i mbyllur në një lokal.

Aty ishte mbajtur tërë natën. Të nesërmen pasdite, policët me autobusë i kishin dërguar në burgun e Lipjanit. Aty ishte mbajtur në një stallë me rreth 300 të burgosur tjerë shqiptarë. Aty të burgosurit flinin në dysheme. Ushqimi ishte i pamjaftueshëm, derisa shkuarja në tualet lejohej vetëm dy herë në ditë. Mëngjesin e 10 qershorit në sallë kishin hyrë rojat dhe policët, duke i ndarë të burgosurit në grupe me nga 50 persona, për t’i dërguar me autobusë në Nish.

Pasi që në burgun e Nishit nuk kishte vend, ata kanë vazhduar drejt Pozharevcit. Në burgun e Pozharevcit, policët dhe rojat i kishin vendosur nga pesë të burgosur në secilën qeli. Secilit të burgosur ia kishin marrë të dhënat, por nuk i kishin dhënë asnjë dokument. Në burgun e Pozharevcit kushtet ishin të rënda.

Rojat e kishin rrahur një herë Ekremin, pasi që ai nuk e kishte ditur se nuk i lejohet të qëndrojë i ulur në shtrat gjatë ditës. Askush nuk e kishte marrë kurrë në pyetje dhe as që i ishte dhënë ndonjë dokument se është i burgosur.

Ai ishte liruar më 19 nëntor të vitit 1999, kur me një grup të të burgosurve u bart deri në Merdar.

13 komente në “Serbia dëmshpërblen kosovarin për torturat e vitit 1999”

  1. BERISHA LARGOHU. NUK ESHTE BERISHA E ZEZA E SHQIPTAREVE, POR ESHTE VETE POPULLI QE E MBAN ATE NE PUSHTET. says:

    Te pakten u demshperblye viktima qe ka pesuar tortura, falenderoj edhe gjykaten per kete veprim human ndaj kosovarit. Kjo tregon se Serbia e soteme eshte me demokratike dhe e moderuar.

    1. ingo says:

      avash…avash bl se mos pengohesh nga nxitimi per te falenderuar gjykaten serbe,ne kemi kryepeshkopin tone ‘te nderuar’ qe ka kenaqesine me te madhe te falenderoje drejtesine serbe ‘te moderuar’per keto ‘akte humane’ kundrejt shqiptareve..pra me te vertete serbia ‘e meriton’ te pranohet ne BE pasi eshte ‘moderuar dhe demokratizuar’ si asnje shtet tjeter i BE madje po qarkullojne zera qe shteti serb po e derdh ne bronz nje lapidar kushtuar luftetareve te UCK(shumeher me te madh se ate qe hoqen) dhe do ta rivendosin pikerisht ne qender te presheves atje ku edhe hoqen permendoren e pare diku para nje muaji…vec atehere serbia ishte teper e dhunshme dhe nuk i njihte te drejtat e njeriut ndersa tani eshte ‘demokratizuar’rrenjesisht…

    2. fl says:

      Nqs. ky vendim do te sherbeje per ti hapur rruge vendimeve te tjera per demshperblim athere mund te quhet pozitiv dhe jo thjesht makiazh perpara statusit

  2. 'kodoshi' says:

    ik ore qelbesire greke mos na trego humanizmin e gjykates serbe…
    human jemi ne shqiptaret qe te leme ty te replikosh ketu dhe te vjellesh vrerin tend te ushqyer prej kishes tende ultranacionaliste greke…

    1. tourkofagos says:

      pse mer kodosh turk,nuk te pelqen mendimi i lire i BL????
      shume i kane dhene,sepse edhe vlera e gyzelit nuk i kap te 2000 dollars ……!!
      Berisha u jep plumb kokes,ndersa serbi dollars………

    2. BERISHA LARGOHU. NUK ESHTE BERISHA E ZEZA E SHQIPTAREVE, POR ESHTE VETE POPULLI QE E MBAN ATE NE PUSHTET. says:

      Zoti kodosh, une shprehva mendimin dryshe, por ne menyren me pozitive per shqiptaret. Ju qe beni si patriot, duhet te jeni krenar sepse Serbia ju demshperblen, kurse Berisha jua jep plumbin.

  3. tani says:

    esht sikur me te marr ty o filotradhtar me te dhon nji dajak e pastaj me te lshu mas ja kater mujesh dajak du me te pa legen si do me qush demokrat ose jo

  4. skuthi grek says:

    o BL akoma ke paturpesine te replikosh ne kete forum?
    asnjehere nuk arrita ta kuptoj se ckenaqesi ndien mazokisti kur e shajne ne kor ??????????

  5. tani says:

    po ik ene ti o grek i prishur se mos te japin ene ty nenji lek jaqe anej nga greqiiija mbaruan parat pastaj provon edhe ate te serbit se si lavire qe je per para harron kombin

  6. tourkofagos says:

    Ju lus te ma gjeni adresen e atij muhametit qe kishte mbetur pa penis, jap pensionin po m ndihmuat.

  7. skuthi grek says:

    o tf mos pi raki mer derr se po te gjen hajriu ene ste len vrime pa te grasatu…(he he heeeeeee!!)

    1. nipi i Zerves says:

      hahahahaaaaaa o zigur skuthi nuk e lexove nekrollogjine e hajriut?

  8. tourkofagos says:

    Jo jo s dua une tjeter perveq muhamedit pa penis sepse une enderroj te dominoj ne sex

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje