Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është nderuar me titullin “Doktor Honoris Causa” nga Universitetin Sun Moon në Seul të Koresë.
Në fjalimin e tij ai ka rrëfyer gjerë e gjatë për jetën e tij studentore dhe angazhimin në luftë për çlirimin e vendit. Por, duke folur zhvillimin ekonomik dhe teknologjinë që ka ky shtet, Thaçi ka thënë se është bindur që t’i blejë djalit të tij (Endritit) një telefon “Galaxy”.
“Para rreth dy dekadash, unë vetë isha student, së pari në qytezën time të lindjes e pastaj edhe si student disident në Zvicër. Fillova studimet në degën e historisë në Cyrih, pak vite pasi qeveria brutale serbe i mbylli të gjitha institucionet arsimore në gjuhën shqipe. Me dhjetëra mijëra, dhe më vonë me qindra mijëra kosovarë, të rinj e të reja u larguan nga vendi në kërkim të arsimimit, punësimit dhe normalitetit”, ka thënë Thaçi.
Për më tepër ai ka shtuar se duke studiuar jashtë vendit, ka gjetur kohë edhe të takohej me bashkëvendësit e tij, duke biseduar se çfarë mund të bëhet për të çliruar vendin nga sundimi i Millosheviçit.
“Vendimi për të hequr dorë nga çdo gjë normale në një vend të sigurt për t’u angazhuar në rezistencë të armatosur, për të rrezikuar jetën dhe për të parë vdekjen çdo ditë, nuk është diçka që ua dëshiroj askujt nga ne që ta ndërmarrin prapë. Kisha momente të dyshimit, sidomos kur shihja humbje të mëdha, miqtë e mi duke vdekur, duke dhënë jetën në altarin e lirisë”, ka thënë ai, duke shtuar se liria jonë erdhi mu në momentin kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë pas një fitoreje mbi regjimin e Millosheviçit.
Thaçi, duke parë zhvillimin e kompanisë Samsung në këtë shtet, është bindur që t’i blejë një “Samsung Galaxy” djalit të tij.
“Kosovarëve u pëlqen Samsung-u, dhe djali im po mundohet të më bindë t’i blej një “Galaxy”. Pasi kam parë vendin tuaj, mrekullitë e ekonomisë suaj, mbase do t’ia blej një”, ka thënë kryeministri.
Në emër të të gjithë laureatëve, ai ka falënderuar stafin, studentët dhe miqtë e këtij Universiteti të famshëm dhe këtij vendi të mrekullueshëm që na kanë dhuruar doktorata nderi./dukagjini/
gjynof i shkreti,
blei she 1 share per te dal druvar “Hahd dru me pre”
Pyte iher se mos ka qejf Lamborxhini se sta pranon ate qe do ti dhe rri makina kot te ze deren.