Thaçi paralajmëron nga Seuli krijimin e asociacionit të komunave serbe

25 Shkurt 2013, 12:00Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të ditur se do të krijohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, por ai do të jetë në përputhje të plotë me Pakon e Ahtisarit, ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Në një intervistë për RTK-në, dhënë në Seul, kryeministri tha se do të shpërbëhen të gjitha strukturat e sigurisë së Serbisë, që janë instaluar dhunshëm në veriun e Kosovës, do të funksionalizohet sistemi i drejtësisë si dhe do të ketë zgjedhje të lira./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje