Kontrabanduan emigrantë në SHBA si “delegacion qeveritar”

23 Shkurt 2013, 12:10Rajoni TEMA

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër Januz Kastratit, ish-zëvendësministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare”; kurse Shaban Kilaj, Xhavit Krasniqi dhe Burim Hoxha akuzohen për veprën penale “kontrabandim me migrantë”

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka ngritur të premten aktakuzë kundër të pandehurve Shaban Kilaj, Xhavit Krasniqi dhe Burim Hoxha për veprën penale “Kontrabandim me migrantë” nga neni 170 i Kodit Penal të Kosovës, si dhe kundër të pandehurit Januz Kastrati, ish-zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare” nga neni 339 i Kodit Penal të Kosovës.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Shaban Kilaj, Xhavit Krasniqi dhe Burim Hoxha, gjatë vitit 2010 – 2011, janë marrë me kontrabandim të migrantëve.

I pandehuri Shaban Kilaj ka siguruar ftesa për udhëtime zyrtare në SHBA, në krye me zyrtarë të lartë qeveritarë, në të cilat ftesa ishin të përfshirë edhe personat, të cilët nuk ishin zyrtarë të qeverisë.

Të pandehurit Xhavit Krasniqi dhe Burim Hoxha kanë dërguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme kërkesa për nota verbale, duke i paraqitur këta persona si zyrtarë të qeverisë, kinse anëtarë të delegacioneve.

Pas lëshimit të notave verbale, i pandehuri Shaban Kilaj ka arritur që të sigurojë viza zyrtare në Ambasadën e SHBA-së në Shkup për gjithsej nëntë persona, të cilët më pas kanë emigruar në SHBA.

Sipas aktakuzës, ish zëvendësministri Januz Kastrati ka shpërdorur pozitën e tij zyrtare, ngase ka kërkuar nga asistenti i tij, i pandehuri Burim Hoxha, që ta procedojë ftesën për udhëtim zyrtarë në SHBA edhe pse e ka ditur se dy persona, të përfshirë në ftesë si anëtarë të delegacionit, nuk ishin fare zyrtarë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të pandehurve Shaban Kilaj dhe Xhavit Krasniqi t’iu vazhdohet paraburgimi, si dhe të gjithë të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë për kryerjen e veprave penale, për të cilat ngarkohen. /gazetajnk.com/

3 komente në “Kontrabanduan emigrantë në SHBA si “delegacion qeveritar””

  1. sokol says:

    Druzhe Tito gde si ti?

  2. ismeti says:

    e kta patriotat e LIGES KOMUNISTE TE SEBIS APO SHKURT LDK , qfar patriota se jo mahi si sala

  3. Lambert says:

    MONUMENT MADHOR NJEREZIE E QYTETERIMI Hyjnesha shqptiare Nga Alban Dega, Nju Jok Me gjeni nje shqptiar si Nena e Perboteshme Tereza para te cilet u perkulen jo vetem mbreterit e lideret e Botes, Regani, Bushi, Klintoni, Theceri, Miterani, Blejeri, Koli, Berluskoni…. e deri edhe Papa, por edhe maja e mendjes dhe biznesit boteror nga Bill Gejtsi e … Sa miliarda kishte kjo shenjtore e ardhshme shqptiare!? Cfare shpikje apo zbulimi shkencor beri ajo!? As nje kacidhe! Asnje shpikje shkencore as teknike! Bile as femije nuk ka lindur kurre…. Beri shpikjen me te madhe te njerezimit: humanizmin deri ne veteflijim, njerezillekun e shkalles siperore per te ndihmuar njeriun e pashprese, per te sheruar te semurin pa sherim, te vobektin pa nje cati mbi krye, te braktisurin dhe neperkemburin e Kalkutes apo Xhibutit… Beri nje revolucion ne mendesine njerezore duke krijuar kultin e njeriut ndaj njeriut, ndaj vetevetes! Njeriu per njeriun eshte njeri e jo ujk, ishte mesazhi hyjnor i kesaj hyjneshe shqptiare! A ka kontribut me te madh per popullin e kombin shqptiar se sa kaq!?Nga nje murgeshe e harruar ajo u be nje Perendeshe e Perbotshme! Kush ne Boten e djeshme apo te sotme, ne boten e hershme apo bashkekohore e lartoi veten derisa te quhet “Nena e Perboteshme Tereza” pervec shqptiares Gonxhe Bojaxhiu!? A mund te kete monument me te madh te qyteterimit e njerezillekut shqptiar!? Jo! Gonxhja e gonxheve shqptiare A ka fjale me te madhe se fjala Nene!? A ka emer me te madh se emri Nene!? A ka thirrje me hyjnore se Nene! … Fjala e pare dhe e fundit qe nxjerr nga goja cdo qenie njerezore …Ma,,, Na… Mo… Oh Nena ime! Themi te gjithe ne Tokesoret ne te gjitha e secilen gjuhe njerezore nga Kinezcja e lashte e deri tek Esperantoja edhe ne gezimin me te madh edhe ne hallin me te madh, kur vjen koha per te lare duart me kete jete krejt te perkohshme…. Vetem nje shqptiare qe kurre nuk lindi nje femije te vet, vetem nje Nene qe kurre nuk u thirr Nene nga krijesa e vet fizike, vetem nje grua shqptiare e pamartuar kurre arriti te behet Nena e Perbotshme, Nena e cdo banori te Globit dhe e mbare njerezimit pa dallim feje, krahine, ide9je, pasurie, trashegimie… Nena e Perbotshme Tereze. A ka nder , a ka vleresim, a ka lavdi me te madhe per cdo shqptiar e per krejt kombin e qyteterimin shqptiar se kjo fjale lapidare Nene! Nuk mund te kete nje prove me te pakundershtushme se kjo prove mbi provat e shpirtit te madh, e kultures se madhe, e civilizimit te madh, e njerezillekut, e kultit shqptiar per jeten, qe fillon e mbyllet me fjalen hyjnore Nene! A mund te kete profet me te madh te njerezimit se Nena e Perbotshme e tij shqptiare Tereza- Gonxhe Bojaxhiu, gonxhja e gonxheve te lavdise shqptiare! Detyre e shenjte per cdo shqptiar Aq e larte eshte madheshtia e ketyre dy simboleve shqptiare Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe Nene Terezes, sa fqinjet e mbrapshte qe kemi perreth nuk kane lene mjet e falsifikim pa perdorur per ti pervetesuar genet e tyre 24 karat shqptiare. Jo vetem fqinjet, por edhe disa pseudo- analiste e pseudo- studjues shqptiare jane vene ne gare kush e kush te hedhe me shume balte mbi figurat e tyre madhore. Te dy palet armiqte e deklaruar deri ne pseudo- enciklopedira edhe Hamza Kastriotet bashkekohore shqptiare jane gati te kerkojne qofte edhe nje gjilpere ne mullarin e kashtes per te tjetersuar figurat e tyre. Orvajtje e deshtuar. Kohe humbur. Dielli me shoshe nuk mbulohet… Faktet historike dhe e verteta mund te falsifikohen e tjetersohen perkohesisht. Historia edhe mund te shtremebrohet edhe per peseqint vjet nga ata qe u orvaten te tjetersojne krejt gjenezen e trojet tona… Por ajo kurre nujk mund te ribehet! Eshte detyre e shenjte e cdo shqptiari te ruaje e lartoje keto figura e monumente madhore te kultures, qyteterimit e njerezillkeut jo vetem shqptiar, por edhe mbareboteror! Te tilla jane permasat e tyre! Askush me shume se ata nuk na ben te vetedijshem per kombin tone. Askush me shume se ata nuk na ben krenar per Shqiperine… Ti Shqiperi me ep nder… me ep emrin shqptiar! Nena e Perbotshme shqptiare Me gjeni nje grua ne mbare boten qe te kete marre titullin me te larte e me fisnik te mbare njerezimit ne ditet e sotme Nena e Perboteshme Tereza si shqptiarja Gonxhe Bojaxhiu . Shihni revolucionin qe solli ajo ne Bote!? Miliardere si Verner apo Bill Gejtsi i famshem hoqen miliarada dollare nga llogarite e xhepat e tyre e lane Mikrosoftin qe revolucionarizoi Boten per te ndjekur shembullin e saj, Bamiresine. Ndaj jo rastesisht shqptiaret qysh sot betohen per shpirtin e Nene Terezes kesaj shqptiarje te madhe dhe shenjtores me te re ne bote! Eshte pikerisht shqptiarizmi, qe na ka bere ne shqptiaret qe kurre dhe asnjehere te mos luftojne per shkaqe fetare me njeri- tjetrin. Kjo eshte vlere mbi vlerat. Ky eshte kult mbi kultet e cdo shqptiari! Pse!? Sepse fe mbi fete e shqptiarit ka qene dhe do te mbetet gjithnje shqptiarizmi! Asnjehere nuk e ndesh e nuk mund te ndeshej myslimani Skenderbeu me katolikun Gjergj Kastrioti dhe ansajelltas. Asnjehere nuk mund te ndeshet shqptiari e njeriu me vetveten! Ndaj, O Tyrbja e Shkelzenit e o ti Ora e Vlores ta ruajme e lartojme fene mbi fete e shqptiareve kudo ndodhen ne bote Pasha buken, eshte detyre sa atdhetare aq sa edhe mision fisnik! Per Toke e per Qiell po ! TI sHQIPERI ME JEP NDER ME JEP EMRIN SHQIPTAR!SHENIM: PERGEZIME GJEK GJONLEKAJ PER KETE SHKRIM TE REVISTES NUMER NJE TE BOTES TIME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje