Dy partitë opozitare, LDK dhe “Vetëvendosje”, nga Kuvendi i Kosovës i kanë bërë thirrje Qeverisë që t’u shmanget kompromiseve të reja për veriun e Kosovës, pas raundit të katërt të bisedimeve ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç, ku ky i fundit kërkoi krijimin e bashkësisë autonome të komunave serbe në veri.
Krijimi i bashkësisë së komunave serbe në veri do të ishte thyerje e organizimit kushtetues të Kosovës, pasi që ky propozim ka për qëllim krijimin e autonomisë në veri, kanë vlerësuar LDK-ja dhe “Vetëvendosje”.
Ato i kanë bërë thirrje Qeverisë që të mos bëjë kompromise të reja për Kosovën në bisedimet me Serbinë dhe të mos e hapë Pakon e Ahtisaarit./KD