Kosova kërkon heqjen e strukturave paralele, Serbia autonomi

21 Shkurt 2013, 13:11Rajoni TEMA

Duket se marrëveshja kryesore që kanë arritur në takimin dyditor në raundin e pestë të dialogut mes tyre, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Ivica Daçiç, dhe ndërmjetësja në emër të BE-së Catherine Ashton, është që të mos u thonë shumë gazetarëve dhe të mos nxjerrin detaje që mund ta ngarkojnë dialogun.

Por edhe në bazë të asaj pak që kanë thënë pas takimit Thaçi dhe Daçiç, mund të shihet qartë se ka dallime edhe në bërjen publike të asaj se cilat kanë qenë temat kryesore të takimit.

Ndonëse ato mund të lidhen, është e qartë se kryeministri i Kosovës flet kryesisht për “shpërbërjen e strukturave të sigurisë të Serbisë në veri”, ndërkohë që homologu i tij nga Beogradi thotë se tërë biseda ka qenë për “krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë dhe Metohi”.

Kështu ka përfunduar edhe ky raund, nga i cili vetë BE-ja kishte krijuar pritje të mëdha duke e paralajmëruar si “raund kyç” apo edhe tërë javën si “javë kyç” për dialogun./KD

2 komente në “Kosova kërkon heqjen e strukturave paralele, Serbia autonomi”

  1. Pelasgian says:

    Nuk ka asnjelloj AUTONOMIE . Thaci mos te bej gabime .
    Po deshen autonomi per Veriun e Kosoves ateher le te japin autonomi edhe per Luginen e Presheves . CDO GJE DUHET TE BARAZPESHOHET !
    Peshorja mos te anoj nga ana serbve !
    Perndryshe te rrespektohet vendimi i dhene ne 17.02.2008 .
    PAVARSIA E KOSOVES !

  2. Boris says:

    Ilma Leka08/02/2013Elokuent dhe shume argumentues si gmithjone akademiku Qosja. Te gjtiha jane te verteta dhe jane realiteti 100% i jetes qe ben sot cdo shqiptar ne Shqiperi duhet goditur fort kjo qeveri dhe ky sistem i poshter qe Shqiperia te dale njehere e mire nga ky tranzicion i tejzgjatur qe po e stermundon dhe po e ben te japi shpirt. le te shpresojme per nje rilindje shqiptare ne ditet dhe muajt qe do te vijne #Rilindje&Ndryshimrrenjesor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje