Murat Jashari: Jahjaga nuk na ftoi, ndërsa Thaçi nuk na përshëndeti

19 Shkurt 2013, 16:43Rajoni TEMA

Familja e komandantit legjendar Adem Jashari ndihet e anashkaluar me rastin e pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës nga presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Kjo familje, e cila për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dha 20 anëtarë të ngushtë, nuk po respektohet e as nderohet siç duhet nga institucionet dhe liderët e vendit, shkruan “Bota Sot”.

Anashkalimi i parë që iu bë familjes Jashari ishte ai në ceremoninë e ditës së parë të shënimit të pesëvjetorit të pavarësisë.

Kryeministri Hashim Thaçi me apo pa dashje “harroi” të përshëndesë Rifat Jasharin në manifestimin që u mbajt në Fakultetin Filologjik, edhe pse baca Rifat ishte ulur në rreshtin e parë krah për krah me përfaqësues të lartë vendorë e ndërkombëtarë.

E për më tepër ky injorim i përfaqësuesve të institucioneve ndaj familjes Jashari vazhdoi edhe në ditët në vijim. Rifat Jashari nuk u përshëndet as në dy manifestimet qendrore më 17 shkurt, në “Paradën e Pavarësisë” dhe as në seancën solemne.

I gjithë ky “marifet” i përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, për përfaqësuesin e familjes Jashari, Murat Jasharin, si duket ka pasur një qëllim të vetëm, anashkalimin e tyre nga ky përvjetor i pavarësisë.

Ai madje shpreh habinë se si programi për manifestimin e pesëvjetorit të pavarësisë ka ndryshuar në momentin e fundit, meqë sipas tij, sipas paralajmërimeve delegacionet zyrtarë homazhet është dashur t’i bëjnë më 17 shkurt, duke filluar nga ora 9:00.

“Zyrtarët e lartë shtetërorë kanë ardhur në Prekaz më 16 shkurt dhe ne nuk kemi qenë të informuar. E kam thënë disa herë, se sipas një Protokolli që është në Prekaz, dhe këtë e ka edhe Protokolli i shtetit, delegacionet që vijnë duhet të paralajmërohen, qoftë përmes Protokollit të shtetit, apo edhe direkt në familje, që pastaj ne të bëjmë përgatitjet dhe të jemi në pritje të tyre. Zyrtarët që kanë qenë më 16 shkurt tek varrezat ne i kemi parë vetëm përmes medieve dhe nuk mund të komentoj, sepse nuk i di as arsyet pse ata kanë bërë vizitë një ditë më herët”, tha në një deklaratë për gazetën “Bota sot”, Murat Jashari.

18 komente në “Murat Jashari: Jahjaga nuk na ftoi, ndërsa Thaçi nuk na përshëndeti”

  1. Horri i Bulevardit says:

    O Murat po tkish qen gjall ai xhaja juaj, Hashimin dhe ket Jahjagen, si kish lon me hyp aq nolt, Jahjagen e kish lon police trafiku dhe Hashimin e kish cu ne rrot te somes.

    1. horri says:

      bash njashtu, por Murati spo e din zanatin e Mushkes pele Jahjaga, po qe te dinte se Jahjaga e ka me te pallueme, ja kish pallua nji te mire deri sa ish plase e shkaperdhue si kollomoq i pjekun, dhe sigurisht qe ishish ftua.

    2. SAMI says:

      POPSE POHAN MUT EPO OFENDON THAQIN PO PSE ME SHKU NE ODEN E JASHARVE KOSOVA NUK PERBEHET ME FISE SI NE AFGANISTAN ATJE NI MULL PYTET PER KREJT KANDAHARIN RRIN GJITHKOHEN ME TESPI NE DORE DHE THOT SE KAM PAR ANDERR SE DUHET ME PRE KOJSHIN SHKONI HIQNJA KOKEN SE AJ DOTE JET I LUMTUR SEPSE DOTE SHKON TE ALLAhu DHE ATJE EPRET 100 FEMRA VIRGJINE ,,, LENI KETO POLLAVRA PUNONI JU BENI PER KOSOV SENE TE MIRA , RRESPEKT PER BACEN SHABAN ME KREJT FAMILJEN QE SAKRIFICOJ PER KOSOVE POR NUK KAM RRESPEKT PER ZOTRIN RIFAT JASHARIN SEPSE AJ NUK KA TE DREJT QE TE PERZIHET NE PUNET SHTETNORE SEPSE NUK JETOJM ASNE PAKISTAN DHE ASNE AFGANISTAN POR JETOJM NE KOSOVEN ILIRIKE , SI ZOTRI MURAT KUSHERIRET TUAJ KAN PUNSUAR SHUM SHUM PERSONA ME NJOFTSI SINE AEROPORTIN E KOSOVES ASHTU EDHE NE SHUM VENDE SHTETRORE , VALL A QAQ SHUM PASKA KOSOVA VENDE TE LIRA TE PUNES SAQE JU KINI PUNSUAR KON TE KINI DESHT , ZOTRI JUJENI JURIST KOSOVA KA LIGJIN E VET DHE QET LIGJ TE KOSOVES TEGJITH POPUJT DUHEN TE NDEROJN EJO NEPER ODA SEPSE KA KALUAR KOHA E ODAVE KOSOVA ITAKON EVROPES SE BARDH EJO ARABIS

  2. hasan says:

    Sa budallenj jeni.Po çfare respekti prisni nga njerez qe vjedhin ose me mire deformojne vullnetin e popullit?Ata ju “respektojne” vetem kur kujtohen qe jeni te nevojshem per ta.Pra per çfare mund te beni per ta me tutje.Kurre nuk kane per tu vleresuar per çfare keni bere per kombin.Vetem per çfare mund te beni per karriket e pushtetit te tyre.

  3. kameniku says:

    po keta qe na qeverrisin nuk kane dulejman
    te tjere e bene luften e dhane jeten per atdhe
    e keta u pasuruan duke lundruar mbi gjakun e dehmoreve
    LAVDI DESHMOREVE

  4. Artan says:

    Murat, te paskan vene dhe emrin e Sulltanit turk qe na ka vrare e na ka prere per 500 vjet o derezi. Ju luftoni vetem kur vjen shkiau me iu vra se ndryshe nuk iu dallon dot fare nga Turku, qe ne emra, zakona, sjellje, mendesi etj.

    1. res publica says:

      Artan, mos ha shume se te vjen era!
      Emri nuk te ben njeri e as shqiptar. Ja psh. ty emer shqiptari paske, por idiot qenke. E sheh pra!

  5. Aqiriu says:

    Epo shqiptar moral.
    Kalova lumin te q…..a kalin!
    Edhe ne shqipni so,ka mo respekt per deshmoret e kombit.heronjt e vigut perfundun ke plenat.
    Ata qe luftun ne luften e dyt botnore cilsohen tradhtare.
    Esht bot even poshten kjo. Quhet demokraci.
    I thuhet derrit daj.

  6. vaso says:

    ja dhe nje korrak na doli ne sken ik ore futja caj andej nga arabia se atje ke origjinen

  7. Shqiperia etnike says:

    Z.Murat,nuk te kane ftuar sepse me e rendesishme ishte qe ju te prisni me miera mysafire te ftuar ne Prekazin legjendare.Ju jeni krenaria e kombit.Legjenda e juaj do rroje pergjithmone ne zemrat tona.

  8. vaso says:

    na doli nje nje korrak tjeter nga arabia po ku na doli legjende ky korrak iyyyyyyyyyyyy rrac leshi

  9. lilo - Tirane says:

    Lavdi per jete deshmorve te lirise.Familja JASHARI simbol i lirise i sakrifices se jashtezakonshme – nderim per te gjithe ne te tjeret .

  10. Kuksjani says:

    O Vaso djali.

    Familja Jashari e Prekazit te Drenices eshte Legjenda e ne Shqiptareve.

    Nuk e kemi fjalen dhe as pretendojme qe te jete legjende per ju kombet e tjera.

    Megjithate edhe ti ke çfar meson nga kjo Familje, – Vaso Djali, pavaresisht se çfar kombesie ke.

    Ofendimet qe ti perdore jane te denja per nje analfabet, dhe antishqiptar njekohesisht.

  11. hmdi says:

    keq shum ma keq ska por edhe ju pak jeni fajtor se jeni deklarue qe hashimi sihn ma ne od selam ma hi

  12. xhaferri says:

    Mos u çudit or mik se siç harruan ADEM JASHARIN dhe pjestaret e familjes tende dhe te ADEMIT, ktu tek ne ne SHQIPRI jan harruar njezet e tet mij deshmor qe u vran per kombin dhe atdheun ne lulen e rinis dhe perkujtimoret e tyre po i çojn tek plerat e qytetit,kjo ndodh se ky esht sistemi i batakçive dhe batakçiu dhe hajduti nuk e rrespekton patriotin se jan krejtesisht te kundert,batakçiu nuk njef atdhe nuk do rregull, shtet,dhe per te fituar shet dhe vendin e vet siç ndodhi me detin ktu tek ne,prandaj mos u çudit se kundershtaret dhe tradhtaret e UçK neser do ngrihen ne piedestal dhe do rrespektohen, kuse ata qe luftuan me heroizem dhe me shpirt per kosoven e lir do beshtyhen poshtrohen dhe denigrohen, se keshtu kemi ber dhe ne ne SHQIPRI me heronjt dhe deshmoret tan dhe nuk ka si te ndodhi ndryshe se jemi njesoj ju dhe ne,ESHT KOHA MASKARENJVE DHE MOS U HABIT PER KTE MUNGES RRESPEKTI TE TREGUAR NGA QEVERIA KOSOVES,lavdi deshmorve te UçKse dhe deshmorve te luftes.

    1. Shqiperia etnike says:

      Ata qe jane vrare gjate LNC ne Shqiperi jane partizan tradhtare dhe bashkepunetore te Dushan Mugoshes,Milladin Popoviqit,Tempos,Titos etj.Ata vrane atdhetaret e kombit shqiptare,ballistet dhe kosovaret mbi 4000 ne Tivar dhe mbi 30 000 ne Dardaninae legjendare.Keta partizan na ndane kombin per afro 70 vjet.Ish komunistet dhe partizanet kane luftuar vetem kunder shqiptareve e jo kunder nacistve.Ku eshte Cameria sot?Ku mbeti Kosova pas Konferences se Mukjes(1943)?Njereze te ndershem mbeten me te meta dhe te traumatizuar,nderesa pjesa me e mire iku per te shpetuar jeten e tyre.Edhe krimet e sotshme te panumerta,jane si pasoje e traumave qe ka lane diktatura komuniste e xhaxhit.Qellimi i diktatures komuniste ne ish Jugosllavi,ishte te vret dhe te shperngule sa me shume kosovare per ne Turqi dhe te kolonizoi Dardanine me sllave te celbosur.Sot ne shkretirat e Anadollit kemi mbi 4 mil.kosovare pa gjuhe dhe pa identitet.Ja kjo eshte gjendja e vertete or Xhafer komunisti i Mugoshes.

  13. PROFESORI says:

    Jane shume te medhenj Jasharajt per tu marre me nivele te tilla. Ata kane ftese dhe vend ne zemren e cdo shqiptari te ndershem e patriot keshtu qe ftesa e Hashimit dhe Atifete polices nuk kane shume rendesi. Kulla e tyre eshte Meka e shqiptarise.

  14. ismail islami says:

    Pse cfare prisje?
    hodha lumin te …………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje