Faturat e larta të energjisë, shkarkohet ministri i Financave në Bullgari

18 Shkurt 2013, 20:50Rajoni TEMA

U ka pëlqyer shumë mediave qeveritare në Shqipëri që të krahasojnë protestat ndaj faturave të larta të energjisë në Bullgari me rastin e Shqipërisë.

Por protestat kundër faturave të larta të energjisë elektrike kanë detyruar që ministri i Financave të Bullgarisë të largohet nga posti.

Zyra për informim e qeverisë ka konfirmuar shkarkimin e Ministrit të Financave, Simeon Gjankov. Ky shkarkim ka ndodhur pasi dhjetëra mijëra qytetarë kanë protestuar të dielën kundër faturave të larta të energjisë elektrike dhe të ardhurave të vogla në të gjithë Bullgarinë.

Demonstratat janë organizuar në 20 qytete, ku është kërkuar dorëheqja e kabinetit qeveritar. Demonstruesit kanë hedhur gurë, fishekzjarrë, shishe, vezë dhe domate. Ata kanë djegur faturat e energjisë dhe kanë sulmuar zyrtar të kompanive përkatëse në 5 qytete, raporton REL.

Protestuesit kanë kërkuar edhe nga kryeministri Bojko Borisov të japë dorëheqje nga posti aktual.

Çmimet e energjisë elektrike janë politikisht të ndjeshme në anëtarin më të varfër të Bashkimit Evropian.

Në këtë shtet paga mesatare është 400 euro, ndërsa mesatarja e pensioneve është 176 dollarë.

6 komente në “Faturat e larta të energjisë, shkarkohet ministri i Financave në Bullgari”

  1. Pelasgian says:

    Babi im ka punuar ne Bullgari ne vitet 1992 deri ne 95 si tregtar
    Nje shtet ish komunist si ne por qe ateher 100 here me i mire se shqiperie . Tirana para Sofjes ishte si kosh plehrash me ka thene plaku im , sot nuk e di sepse un per vete nuk kam qene kurre ne Bullgari .
    400 EURO – TE NE ESHTE SA GJYSMA , PO ASHTU EDHE PENSIONET !
    Bravo Ministri , hajde jepu shembull ktyre ” KORRAKVE ” qe kemi ne qeveri . KTU I JAP TE DREJT TOURKOS . E MERITOJN EMRIN – KORRAKE –

    1. Argita_B says:

      Djaloshi tregtarit,
      kush te ka mesuar ty qe çdo gje je i detyruar ta krahasosh me Shqiperine!!
      Ke degjuar ndonjehere turkofagos te krahasoje Greqine me Zvicren!!
      Shqiperia eshte Shqiperi, Bullgari eshte Bullgari, jane dy shtete te ndryshme, me kultura e histori te ndryshme. E mira ska fund, po dhe e keqja ska fund.
      Bulllgaria ka qene nje “superfuqi” ne rajon ne fushen e energjise elektrike, ka qene eksporues i energjise elektrike ne te gjithe rajonin, biles shpesh Shqiperia ka konsumuar energji elektrike te prodhuar ne Bullgari qe transmetohej neper linjat serbe.
      Bullgaria eshte i vetmi vend ne rajon qe prodhonte e prodhon energji elektrike prej centraleve nukleare.
      Kosto e kesaj energjie eshte shume me e lire se gazi, nafta, qymyri.
      Pra Bullgaria nuyk eshte Shqiperi e ska lidhje me te.
      Eshte ves i katnarit qe çdo gje qe e sheh per here te pare e krahason me veten.

      1. Pelasgian says:

        bej krahasime sepse eshte nje vend Ballkanik si ne , me nje histori te ngjashme si ne sepse kan vuajtur sikur shqiptaret 500 e kusur vjet nen Osmanet e Pa-Civilizuar . Edhe Shqiperia ka boll rezerva energjitik , kte mos e harro .
        Normal qe Plaku im do ta krahasonte me Shqiperine se ishte hera e pare qe dilte jasht shtetit …. FYI Gjyshi im e ka lene fshatin ne moshen 14 vjecare , Plaku im ka lind ne qytet , po ashtu edhe Plaka , natyrisht edhe une . Dicka tjeter rreth familjes , Pas Bullgarise ka punuar ne Rumani dhe Rusi …. kur plaku jot akoma s’kishte pashaporte ? LoooooooooooooooooooooL !!!!

      2. Pelasgian says:

        bej krahasime sepse eshte nje vend Ballkanik si ne , me nje histori te ngjashme si ne sepse kan vuajtur sikur shqiptaret 500 e kusur vjet nen Osmanet e Pa-Civilizuar . Edhe Shqiperia ka boll rezerva energjitike , kte mos e harro .
        Normal qe Plaku im do ta krahasonte me Shqiperine se ishte hera e pare qe dilte jasht shtetit …. FYI Gjyshi im e ka lene fshatin ne moshen 14 vjecare , Plaku im ka lind ne qytet , po ashtu edhe Plaka , natyrisht edhe une . Dicka tjeter rreth familjes , Pas Bullgarise ka punuar ne Rumani dhe Rusi …. kur plaku jot akoma s’kishte pashaporte ? LoooooooooooooooooooooL !!!!

  2. Elsa Pema says:

    Te ishim dhe ne si Bullgaria….

  3. ILIRET says:

    U larg qofte, te jape doreheqjen Ritvani…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje