Republika e Kosovës për pesë vjet të funksionimit si shtet i pavarur, pothuajse ka dështuar në çdo fushë, ndërsa sukseset kanë qenë jashtëzakonisht të pakta. Mosuftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërhyrja e qeverisë në punët e institucioneve të drejtësisë, dëmtimi i imazhit në arenën ndërkombëtare, mossundimi i rendit dhe ligjit, manipulimi i zgjedhjeve, janë vetëm disa nga pikat që pasqyrojnë shtetin e Kosovës.
Vetëm dy ditë para se shteti më i ri në Ballkan ta festojë datëlindjen e pestë, opozita dhe shoqëria civile shprehin shqetësime të mëdha për mënyrën se si ka ecur Kosova përgjatë kësaj periudhe kohore, dhe për rrugën që ka marrë vendi.
Madje, ata tërheqin vërejtjen se nëse do të vazhdohet kështu, atëherë Kosova përfundimisht do të shndërrohet në një shtet të dështuar, dhe si model se si nuk duhet të ndërtohet shteti.
Por për qeveritarët e vendit, shteti i Kosovës për pesë vjet ka lulëzuar. Sipas tyre, sukseset kanë qenë të mëdha përgjatë 5 vjetëve si shtet.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar të premten se vetë fakti se Kosova së shpejti do ta festojë pesëvjetorin e pavarësisë nënkupton fi tore të madhe, por sipas tij, institucionet nuk kanë bërë sa duhet për këto pesë vjet…/ZERI
,,tema,,si kosova e feston 5 vjetorin ju kete lajme e jepni ketu poshte te rubrika ,rajoni,marre