Belle Air sulmon tregun e Kosovës

15 Shkurt 2013, 13:22Rajoni TEMA

Ashtu sikurse në tregun e Shqipërisë, Belle Air ka nisur t’i shqetësojë me çmimet dumping edhe kompanitë ajrore kosovare. Tash sa ditë, kjo kompani sulmohet nga mediat shqiptare për prishje të tregut ajror dhe monopolit në këtë shtet.

Kohëve të fundit, kompania ajrore Belle Air është sulmuar shumë nëpër mediat e Shqipërisë për monopolin në tregun e kompanive ajrore. Aty thuhet se me ndihmën e shtetit dhe njerëzve të pushtetit, kjo kompani ka bërë monopol mbi këtë treg duke dëmtuar qytetarët dhe tregun ajror në këtë shtet.

Burime të Express tregojnë se kjo kompani me të njëjtat lëvizje po futet edhe në tregun kosovar. Kompanitë ajrore kosovare tregojnë se kjo kompani po sulmon kompanitë vendore me çmime dumping.

Njëri prej shefave të agjencive kosovare tha për Express, në kushte anonimiteti, se Belle Air është duke rrezikuar tregun kosovar me çmime dumping.

“Kjo kompani ajrore nga Shqipëria po starton të rrezikojë agjencitë kosovare me çmimet e saj dhe veprimet si në shtetin e saj”, tha ky pronar i agjencisë.

Në anën tjetër agjencia e Lajmeve Sot News në Shqipëri, ka shkruar para disa ditësh që kompania ajrore Belle Air nuk po respekton standardet e udhëtimit ajror, duke ndryshuar orare, duke ndryshuar tarifa dhe s’po respekton detyrimet financiare që ka ndaj klientëve.

Sipas kësaj agjencie, kjo kompani ka si tutor financiar kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashën dhe ka fuqinë e plotë të pushtetit aktual, për të vepruar sipas interesave të veta. “Me këtë fuqi ka lidhje dhe fakti, që kjo kompani sillet kështu me udhëtarët”, shkruan kjo agjenci e lajmeve.

Sipas udhëtarëve të kësaj linje, vazhdon agjencia, nuk ka ndodhur asnjëherë që avionët e “Belle Air” të jenë treguar korrektë. Kompania “Belle Air”, gjithashtu është edhe në gjyq prej udhëtarëve të saj.

“Ka një padi në Milano në vlerën prej 100 mijë euro për shkaktim dëmi ndaj udhëtarëve. Ky nuk është rasti i parë që ndodh. Kompania “Belle Air” ka deri tani afro 34 padi civile për dëmshpërblime ekonomike-financiare, të bëra prej klientëve të saj”, shkruan Sot News. Aty shkruan edhe se paditë ndaj kësaj kompanie nuk merren parasysh, mbasi pronar-aksionier i saj është kreu i Bashkisë së Tiranës, Luzim Basha.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë ka kryer auditim të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare në Autoritetin e Aviacionit Civil, për periudhën 2010 deri 2012 duke konstatuar dhe raportuar një sërë mangësish, parregullsish dhe shkelje të dispozitave ligjore në fuqi, madje dhe me pasojë dëm ekonomik.

Zbulimet dhe përfundimet e këtij kontrolli tregojnë se menaxhimi dhe administrimi nga ana e stafit drejtues dhe punonjësit e ngarkuar të AAC është shoqëruar në mjaft raste me mosrespektim dhe moszbatim të akteve ligjore, nënligjore dhe rregullative në fuqi”, kështu i tha agjencisë NOA.al, zëdhënësi i KLSH, Bedri Çoku.

Sipas konstatimeve të fundit të Aeroportit të Rinasit, kompania Belle Air ka monopol në transportin ajror, duke poseduar zyrtarisht mbi 51 për qind të tregut të fluturimeve. Në raportin vjetor të vitit 2012, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë të ditur publikisht se linjat ajrore që kanë transportuar më shumë pasagjerë gjatë vitit të shkuar, nga dhe për në Tiranë kanë qenë Belle Air me 50.1 për qind, Alitalia me 9.6 për qind, Air One me 9.6 për qind, Austrian Airlines me 8.1…. Sipas një vëzhgimi në sitet e këtyre kompanive, rezulton se 26 destinacione evropiane kontrollohen pikërisht nga Bell Air.

Agjencitë ajrore nga Kosova tregojnë se njëjtë edhe në Kosovë ka nisur të funksionojë përmes një aviokompanie Darwin, e cila është në krizë financiare dhe po shesin bileta me çmime dumping për periudhën e verës./EXPRESS

18 komente në “Belle Air sulmon tregun e Kosovës”

  1. Fllad says:

    Mos ma shani kompanine e Lulit se ju ref Argita.

    1. Pashaportat e Doktorit i doni po kompanite e Doktorit nuk i doni si monopole ju kosovaret. Ku ka gja pa interes sot me

  2. Luli vocerr says:

    ç’keni me kompanine time dhe te Gites ju horrat e Temes, jemi çift qe fluturon ne te dy, ha ha ha – me presh ne b….

  3. belle air says:

    Vini re-vini re ,me nderrimin e qeverie nderron dhe kompania,beni kujdes me fidon depozitoni sa me pak kompania shpall falimentimin.

  4. DETI JON says:

    Për dallaveret e Belle Air dhe Belle Europe, tashmë kohë të gjatë është i informuar opinioni i gjerë kosovar dhe pasagjerët që fluturojnë me këtë kompani. Për këtë madje vetë punëtorët t Belle Air flasin me paturpësi, duke shpjeguar se, detyrë e tyre është që rreth 60 milion Euro të pista të futen në përdorim dhe përmes kësaj kompanie të dalin më pastaj si të pastra.
    Në Kosovë është nuk është fshehtësi se, këto të holla të pista ti takojnë klanit Berisha, me në krye Lulzim Bashën, Kryebashkiakun e Tiranës, tashmë të njohur si shitës i territorit dhe ujërave detare shqiptare Micotakisit dhe Saramas.
    Tek “Vëllezërit Karamazov”, Dostojevski thotë: “Kur nuk ka Zot (Kur nuk ka ligj …), janë të mundshme të gjitha” Në Shqipëri ka ligje ngjashëm me Kosovën; Pra këto dy vende, fatkeqësisht, janë shtetet ma të paligjshmet dhe më të korruptuarat në Europë!
    Kompanitë kosovare, të cilat organizojnë fluturime prej Prishtinës për destinacione të ndryshme për në Zvicër, Gjermani dhe gjetiu, paguajnë rreth 190 euro për ulëse dhe këto vende më pastaj u shiten pasagjerëve me një lloj provizioni. Pra, për të qenë rentabël dhe aktual me shitblerjen e këtyre fluturimeve, kompanitë duhet edhe të fitojnë, përndryshe nuk mund të mbesin në treg pa falimentuar, kështu që ato janë të detyruara të shesin biletat mbi këtë shumë. Aviokompania Belle Air shet bileta për vetëm 99 Euro!!!
    Janë ligje të pashmangshme këto, për përfitim ose falimentim, dhe këtu nuk duhet ndonjë elaborim i hollësishëm, kështu që vlen të ceket vetëm një parim i shëndosh ekonomik: Hyrje-dalje!
    Kompania Belle Air bënë rezervime më të lira se sa vetë kompania më e njohur në botë për fluturime të lira, Ryanair dablinase; 99,00 Euro biletë kthyese, për çfarëdo destinacioni Prishtinë- Gjermani dhe Prishtinë -Zvicër. Shtrohet pyetja, vallë fluturojnë me ujë avionët e Belle Air, apo me kerozinë, të kushtueshme për të gjithë avionët ngjashëm; drejtohen këta avionë vallë, nga pilotë të cilët duhet paguar rrogat apo nga robotër? Pastaj për aterime të avionëve në aeroporte perëndimore duhet paguar shuma të larta dhe të gjitha këto në vete rrisin shpenzime, të cilat me këtë trend shitjesh, natyrisht se nuk mund të arsyetohen dhe të mbulohen; këtu nuk vlen ajo “perpetuum mobile”!, përpos metodave të njohura vetëm për klanin berishian! Pra, i vetmi shpjegim mbetet shpëlarja e parave të pista të Klanit Basha/Berisha.

    1. Suzana (Kosove) says:

      Ore DETI JON, e cfare ke ti kunder qe udhetaret te kene mundesine te blejne bileta te lira!!, pastaj cilat jane ato “Kompani ajrore kosovare” te lutem? mos do thuash qe Kosova ka Floten e vet ajrore?!!!
      E verteta eshte se vet ca “biznismen” kosovare me te ashtuquajturat “Kompani ajrore” si Euro Koha e ca te tjera qe nuk po me kujtohen, grabisin ne mase shume te madhe mergimtaret tane duke u shitur bileta me cmim marramendes gjate veres.
      Kosovaret duhet ti bojkotojne keto te ashtuquajtura Agjenci ajrore,
      Wizz air mbane fluturime shume te lira nga Europa ne Shkup, shpresoj shume shpejt do te hap edhe linjen per ne Prishtine.

      1. el says:

        Do te vazhdojme te denoncojme pa pushim vjedhjet qe po bejne tek Anta Petrit Sulaj dhe kandidati numer dy ne listen e organizates kriminale per deputet te Lsi ne Lezhe Lumtor Shkreli.
        Mund te kete arritur vleren e 43 milion eurove te vjedhura nga ky i pa shkolle injorant,i lig,hajdut,i poshter,ish trafikant i qenieve njerezore,bixhozxhi,pijanec, maniak seksual me viager,kleptoman,
        pedofil,i pa afte,i semure mendor,epileptik qe dhunon cdo dite
        punonjesit e ketij istitucioni. Te largohet sa me shpejt nga detyra
        ky rrezik publik perpara se te ndodhe tragjedi ajrore ne Rinas nga presioni psikollogjik qe ushtron ky Taliban. Hiqet si mik i kryeministrit Berisha e mburret sikur degjohet ne telefon me te, ky bixhozxhi e pijanec qe nuk di te shkruaje emrin e tij eqe mbahet ne detyre nga Ilir Kryemadhi te cilit i con 70% te vjedhjeve qe kryen Petrit Sulaj horri e trafikanti i anetareve te Al-Qaedes ne drejtim te Usa nga 1995-2001 me viza Meksikane e pasaporta te vendeve te Europes te fallsifikuara.Air Traffic Control-Anta Lumtor Shkreli eshte mendja kriminale e te gjitha vjedhjeve marramendese tek anta.

      2. DETI JON says:

        Suzana, njeriu lexon për të kuptuar e ti ja ke futur shkel-e-shko, me këtë reagimin tënd!
        Po qe se do ti që të fluturosh me çmime që preferon, atëherë ke për të mbetur të udhëtosh me “kerr me kali”, sepse nuk ka fuqi Eurokoha apo Airprishtina që ta blejë ulësen 189 euro – verës deri në 220 euro -, dhe ty të ta shes me çmim përçmues jolukrativ: Thjesht, nuk e “ban” matematika këtë!
        Ti vetëm sa i ke ra kalimthi rreshtave që kam shkruar dhe nuk ke kuptuar gjë, e për këtë nuk të ka faj kush. Nuk është e mundur sipas ligjeve të biznesit të shesësh lirë e të blesh shtrenjtë.
        Kompania Wizz ka avionët e veta, ndërsa këta organizuesit – ty të vie rend ti quash kompani – kosovarë huazojnë avionë charter! Pra, këta janë një lloj taksi; Ty do të kushtoje rruga Prishtine në Tiranë diku rreth 200 Euro, ndërsa me auton tënd harxhimet do ti kishe për 80 % më të ulëta. Kjo është esenca, e ajo që ti je tamahqare është problemi yt. Natyrisht, të gjithë dëshirojmë mirë e lirë, por ekonomikisht nuk e do gjithë.
        Po të premtoj se, po qe se vazhdon kështu ky Belle Air, pasi që të shpëlahen këto të hollat e tyre të pista, ata do të bankrotojnë dhe çmimet më pastaj do të jenë katastrofale. Këtë nuk ua dëshiroj sepse edhe unë do të jem i prekur, por gjërat duhet shikuar realisht.

      3. genta (shqiperi) says:

        Se cilat kompani ajrore ka kosova, shko e pyet ate tipin qe eshte ankuar per belle air-in moj zonje! Tregu funksionon ne baze te rregullave te percaktuara, emigrantet tuaj e emigrantet tane, informoi se ka alternativa te tjera udhetimi pervec avionit….
        Megjithate, po nuk ishe dakord, beji fresk sales e hashimit, qe duan dy qeveri te vogla hajdute t’i bashkojne bashke, e pastaj te shajne njeri tjetri; O hajdut!!.. pastaj do te te degjojme te ankohesh per hajdute e matrapaze, pastaj gjej vrime edhe futu

      4. toni says:

        ja ke futur perseri kot

    2. toni says:

      pajtohem me ty Deti Jon

  5. sinan says:

    ju lumte ashte duhet…. ne shqipatert jemi mesuar me mbet neper aeroporte ….. si gjithmone….. e keni haruar se 2 avione me shiqptare jan rezuar ne maqedoni……
    keni kujdes…
    nese e kan per larje parashe hallall ju qofte … mire ja bejne,
    pse ju tjeter qe ankoheni nuk e beni…. provojeni… edhe ju nese eshte pune e lehte….

    i semuri thot : le te vije me me pa ai qe ka ra prej dardhe,jo ai qe nuk ka ra……

    1. genta says:

      Mire e ke ti, puna eshte qe parate qe patrojne keta plehrat, jane tonat; i merr salla borxh per te bere rruget e kombit (keshtu ne pergjithesi); pastaj gjysmat i merr luli; paguajme ne te tjeret principalin interesin etj,etj.

  6. Slayer says:

    A na thot njeri se pse e mbyllen linjen Prage-Tirane?

  7. Kosovari says:

    Une pasi pashe keto komente desha te inkuadrohem ne keto shkresa,
    Ne vitin 2009 mbete afer 3000 udhetar te cilet kan udhetuar nga qytetet e Gjermanis per ne Prishtine, te gjitha biletat e shitura me qmim afer 350€ mirpo as njeri prej tyre nuk eshte kthyer.
    Per mos me zgjat shum desha ti informoj Pasagjeret se udheheqesit jan po te njejtit si ne vitin 2009,
    Para 2 diteve jan derguar sms ne telefonat e mergimtareve qe mund te rezervojn bileta per sezonin veror me qmime afersisht 279€ http://www.airmunich.eu ??!!!ky person eshte po aj i njejti Florim Rudaj qe ka padi nga agjensionet si dhe qytetaret te cilet sot e 4 vjet nuk jan kompensuar.
    Kujdesssss kujdesss kjo kompani nuk eshte e regjistruar ne Gjermani dallaveret falaifikimet mund te perseriten.
    E sa i perket klaneve mafioze te shqiperis te gjith e dim qe Shqiptaroitalianet jan dhe do te jen Mafiozet e te gjitha koherave.

    Dhe per fund kisha pas deshir me cek se Kosvaairlines per Kosove eshte si Lufthansa ne Gjermani, ata qe mundohen me e krahasu Bellair apo airmunich me Kosovaairlines e kan kot sepse nga viti 2000 KSA ka qen dhe do te jet e para e gjitha koherave.

  8. reli says:

    Nuk duam bileta të lira sepse pasurohet Sala.

  9. drini says:

    Kjo kompani ka gjetur vend te mire ne shqiperi dhe kosove sepse lul fazliqi eshte Bosi i saj, e pata blere nje bilete prej prishtines ne bazel, dhe te nesermen me erdhe nje mesazh qe fluturimi juaj eshte anuluar per shkaqe operative, dhe kurrfare alternative derisa i thirra vete dhe u desh ta nderroja komplet itinerarin tim, qka eshte me e keqja disa udhetareve te tjere bellair ia kishte nderruar edhe destinacionet e tyre, dhe njerit person i kishte thirrur vetem rastesisht per fluturimin qe kishte ne ora 11 te paradites i kishin thene jo ti e ke fluturimin ne ora 6 te mengjesit.

    PER MUA BELLAIR NUK EKZISTON EDHE NESE I KA 20 EURO PER UDHETIME.

    SHIKONI A MUND TE BEJNE DALLAVERE NE VENDE TE TJERA PERVEQ SHQIPERISE DHE KOSOVES, KETA JANE MAJA E KRIMIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje