Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka paralajmëruar sot mundësinë që institucionet paralele serbe në Kosovë të zëvendësohen me të reja, që po ashtu do të udhëhiqeshin nga serbët.
“Kjo paraqet krijim të institucioneve të reja për serbët e Kosovës, por që do të udhëhiqen nga serbët. Këtu pushojnë institucionet paralele”, tha Nikoliç në një intervistë për televizionin Prva, transmeton agjencia Beta.
Nikoliç tha se Serbia, për shembull, do të hiqte dorë nga rregullimi i çështjes së shëndetësisë për komunitetin serb, nëse serbët në Kosovë mund ta bëjnë vet këtë, por që Serbia do ta mbante të drejtën për të ndihmuar, në qoftë se nuk do të kishte mjaft para apo kuadro.
“Veprojmë në atë territor sikur ai të ishte nën kontroll të plotë të Beogradit, gjë që nuk qëndron”, tha Nikoliç dhe shtoi se ky propozim do të duhej të “kalojë” nëpër Kushtetutën e Kosovës dhe atë të Serbisë.
Presidenti serb tha se aktiviteti i fuqishëm diplomatik në kohë të fundit ka për qëllim që të bëhet gjithçka që është e nevojshme për t’u arritur paqja dhe mirëqenia dhe të fitohet data për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Sipas fjalëve të tij, ato plane do të realizohen “pa përulje dhe heqje dorë nga sovraniteti”./KD
po ka qen e ditur se do vij dita qe serbet perfundimisht te dorezohen,
ne Kosove jan 5% minoritet serb,
te gjithe serbet do ikin nga Kosova,
sepse nuk munden te jetojne ne Kosove serbet, kan bere krime te renda,
e kan friken tanime ne palce, se nuk kan lene vend te jetojne me Shqiptaret ne Kosove,
hajde serbet e Kosoves kapuni dore me dore dhe via serbia!