Hashim Thaçi: Fajin për mosliberalizimin e vizave e ka Brukseli

13 Shkurt 2013, 18:57Rajoni TEMA

Mosuniteti i vendeve të Bashkimit Evropian rreth statusit të Kosovës po ndikon në vonesat që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza nëpër vendet e BE-së, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për Radion Evropa E Lirë.

Ndërkaq duke iu referuar dialogut me Beogradin, Thaçi ka thënë se në fund të dyja vendet do të arrijnë deri te normalizimi i marrëdhënieve duke gjetur edhe një zgjidhje për integrimin e komunitetit serb në veri në kuadër të institucioneve të Kosovës.

“Ne deri tani kemi zhvilluar katër takime me kryeministrin Daçiç, me ndërmjetësimin dhe udhëheqjen e baroneshës Catherine Ashton. Takimet kanë qenë, mund të them lirisht, mos-theksuar produktive dhe konstruktive. Dua të besoj që takimi i ardhshëm, e në veçanti edhe pas takimit që ka ndodhur mes presidentëve, zonjës Jahjaga dhe presidentit Nikoliç, paraqet një frymë të re. Kështu që, ky takim, që do të ndodhë në të ardhmen e afërt, do të jetë një kapitull i ri në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe te Serbisë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se pret një intensifikim të këtij procesi në mënyrë që të jetë edhe më rezultativ.

“Presim që definitivisht të fillojë normalizimi i gjendjes në veri të Mitrovicës, që edhe atje të kemi shpërbërjen e strukturave të sigurisë dhe largimin e strukturave të Serbia nga ajo pjesë, dhe kjo përgjegjësi do t’i takojë drejtpërdrejt kryeministrit dhe qeverisë së Serbisë, pra zotit Daçiç”, është shprehur kryeministri Thaçi.

I pyetur rreth takimit me një delegacion të Komisionit Evropian në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, ku nuk janë dhënë shumë shpresa që në një të ardhme të afërt kosovarët do të lëvizin lirshëm, pa viza, Kryeministri Hashim Thaçi ka fajësuar politikën e bashkësisë ndërkombëtare për këtë ngecje.

“Ngecjet për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk janë teknike, janë kryekëput politike dhe se këto pengesa janë në Bruksel dhe ndërlidhen drejtpërdrejtë me mos-unitetin e vendeve të Bashkimit Evropian sa i përket statusit politik të Kosovës. Kjo vonesë e Brukselit është e padrejtë në raport me Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, shtetasit e Kosovës janë trajtuar si qytetarë të rendit të dytë edhe në ish-Jugosllavi dhe, siç është shprehur ai, “tash nuk dua të besoj dhe të bëj krahasime të tilla se diçka e tillë mund të ndodhë edhe nga Bashkimi Evropian”.

“Ne jemi rreth 2 milionë qytetarë, jemi njerëz që e njohim dhe e kuptojmë Evropën. Jemi evropianët më të rinj dhe padrejtësisht po vonohemi për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian. I kemi zbatuar në afatin rekord standardet dhe kriteret e nevojshme dhe do të punojmë edhe në rekomandimet e reja që kemi, por nuk ka qenë e arsyeshme dhe nuk është e justifikueshme që për Kosovën të ketë standarde të dyfishta në raport me vendet tjera që e kanë kaluar këtë proces apo që për vende të caktuara të ketë standarde të dyfishta”, ka deklaruar kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë. /Zëri/

7 komente në “Hashim Thaçi: Fajin për mosliberalizimin e vizave e ka Brukseli”

  1. ismeti says:

    jo o SUPER SUPER , po ministart e tu te korruptur , bajram regjepi, adem graboci, mimoza kusarka , analfabetja qitaku, kamishi e llulla etj

  2. Heron says:

    Kam pare e skam pare po te tille k.r nuk me kishin zene syte; ky eshte teveqel kriminel jo esnaf kriminel!
    Keq sme vjen o taq qe do perfundosh ne qelite e hages soon!

  3. brace says:

    Jo sh thaci fajin kryesore e ke ti e qeveria jote e korruptar,ti e dine shume mire mendimet e KE per korrupsionin,trafiqet e pa ligjeshme mosefuksionimin e shtetit ligjore,e sa e sa vrejtje te tjera,apo ti edhe plaku komuniste i joni fajet e krimet tuaja ja u lini te tjerve,konkretisht ti thua se fajin per liberalizimin e vizave ka BRUKSELI.Kjo fale Zotit se populli SHqiptare kudo qe ndollet eshte i paafte se ty e ministrat tuaj duhet tju largojne per 24 ore nga pushteti juaj i inkriminuar e i poshtruar.

  4. Xhozi Plehra says:

    Jo mor derr maloku, s’ta ka fajin Evropa, po rraca jote e ndyre, ti dhe te ashtuquajturit “clirimtare” te uck-se qe para dhe pas luftes ishit dhe mbeteni ne top-listat e narkotrafikut nderkombetar.
    Pa folur per korrupsionin dhe tribalizmin ekstrem qe ju karakterizon

    Sa poshte ra Kosova, nga Ibrahim Rugova te Narko-Thaci & Co

    1. palluesi says:

      Komentuesit, pas nick-ut Xhozi Plehra ,desha vetem te te sjell nje fakt (jo thash e them) origjinal nga jeta ne emigracion e ketij “heroi” Thaçit. Miku im tirons ishte ne vitet 199…. ne emigracion ne Zvicer ku e kishin vendosur ne nje ndertese me kosovaret e ardhur ,te gjithe per strehim politik. Aty kishte shume dhe familje me gra e femije nga kosova qe i kish sjelle nevoje dhe halli por dhe shume te rinj kosovet per te realizuar enderrat e pasurimit te menjehereshem me trafikun e droges . Tregon miku i im ne kete ndertese-kamp per refugjate ishte dhe nje grup teper i dhunshem te rinj-sh kosovet me Thaçin qe perdornin nje fjalor qe as kurvaret dhe kurvat e rruges do te ofendoheshin (ta qisha nanen,ta qisha motren ,ta qisha gruen etc ),por problemi ishte se nga familjet e strehuara aty nuk dilte asnje ti bente oponence grupit (siç duket i njihnin si kontigjent kriminal dhe frigoheshin prej tyre) .Nje dite mikub im (beqar pa familje dhe femije) nuk duroi por i doli ne korridor ketij “trimit” Thaçi me “shoke shume” dhe ju pervesh ketij maskarai sa iku me bisht nder shale pa thene asnje fjale ,pra ky “udheheqes” halabak qe nuk respektonte grate e femijet, ne kampin-hotel ne Zvicer (duke perdorur fjalor rrugaçesh)sot kerkon te drejtoje nje shtet ????!!!!!!!!! Sa mund te mbaje qeni breke (mbathje apo tanga ne gjuhen moderne) aq mund te mbaje dhe Thaçi kostumin e plotikanit popullor-dashes (ate te mafiozit e mban çe ç’ke me te se i rrin per shtat.

      1. Dardan says:

        palluesi,, Keto qe thua per thaqin jan relative thaqe i ka te gjitha te keqijat por keto qe thua ti me duken te konstruktuara dhe me teper mbajne ere Kosovo fobi, Na flet per Droge shum mire ben ka shum Koosvare qe kan punuar dhe punojn me droge vetem ka nje dallim te madhe mes Drogmenve Kosovare dha Drogmenve nga Shqiperia te cilet ket sporte e zhvillojne familjarishte duke filluar nga Femia Babai Nena Nusja grate vajzat thejshte te gjithe familjarishte jane te integruar ne ket Biznes kur kame pare e dhe gra nuse te martuara duke zhvilluar ket Biznes eketu ne evrope sa nukjame qmende ndersa Kosovaret e bejn me ne diskreticion pa involvim Familjare, Per ndryshe sa i perket Zvicrres nuk ka shqiptarete te shqiperis i cili ka ardhe ketu dhe ka punue diqka tjeter perveqe droges,

  5. toni says:

    a mendoni se e merr seriozisht dikush ket kokbosh huh?edhe po te donte ky hajvan te bej bashkim te kombit si do ta bente at huh ? pa ushtri pa polici pa asgje..edhe un jam i pajtimit me heronin kur nuk kam menduar se do te ekzistonte ne ket bote nje njeri i till ., te krahasoj ket me nje kafsh do te ishte nenqmim per kafshen .,fal amerikes dhe disa shteteve te fuqishme evropiane kosova e ka ket liri ashtu siq eshte., se sa per shqiptaret ., fqinjet tane qe sot do te na dergonin diku ne afrik te gjithve mbrenda nje dite .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje