Kryebashkiaku aktual i Prishtinës, Isa Mustafa, nuk do të jetë kandidat për zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen në vjeshtë. Ai është kandidat i LDK-së për kryeministër, prandaj kjo parti pritet të garojë me një kandidat tjetër. Për LDK-në, Prishtina mbetet “një kështjellë e pamposhtur”, ndërsa synon dhe rikthimin e bastioneve të dikurshme.
Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq, po koncentron energjitë për të fituar sfidën e saj të vazhdueshme të zgjedhjeve – kryeqytetin. Por edhe “Vetëvendosje”, e cila aktualisht nuk udhëheq me ndonjë komunë, po synon të fitojë pushtetin, jo vetëm në një apo dy komuna, por në shumicën prej tyre./KD