E përjavshmja e Beogradit NIN, në numrin e fundit ka publikuar një hulumtim gazetaresk, sipas të cilit kryeministri aktual i Serbisë, Ivica Daçiç del i implikuar në krim të organizuar thuajse gjatë gjithë viteve të pasluftës, por edhe më herët.
Lidhjet e tij me njërin nga bosët e krimit të organizuar, në veçanti të trafikimit të drogës, identifikohen qartë.
Kryeministri serb Ivica Daçic e ka parë veten në mes të stuhisë mediatike pas akuzave që e lidhin atë me trafikun e drogë, duke lënë të kuptohet se zgjedhjet e përgjithshme nuk janë shumë larg, transmetojnë mediet njoftimet.
Por lideri socialist ka nxituar të mohojë se ka pasur diçka të dyshimtë në takimet e tij me trafikantin e drogës Rodolub Raduloviç, të njohur dhe si Misha Banana, në periudhën 2008 – 2009.
Por, akuzat nga Partia Socialiste për partnerët e koalicionit kanë rritur hipotezat se partia më e madhe serbe, ajo progresiste do të përjashtojë Daçic dhe të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Por, kjo parti vazhdon të renditet e para në sondazhe.
“Autoritetet kompetente shtetërore do të veprojnë në bazë të ligjit dhe do të bëjnë gjithçka për të zbardhur krimet në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë betejë nuk duhet dhe nuk do të ketë persona të mbrojtur, pavarësisht emrit që kanë, mbiemrit apo funksionit”, vlerësoi ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vuçiç.
Cfar fytyre ! Tipik serb!
Po per ndonje lidhje me kto kriminelet serb te Shqiprise s’thone gje?!
Me Komunistat te Dikatures ma mere mendja se po.
Se di sa eshte e vertete,me ate Naften u furnizua gje Serbia ne kohen e Luftes ! Po Investimet me te medhaja ne Shqiperi Serbit i kane ,Energjia Elektrike,depoziatat e naftes ne Porto Palermo,e shum e eshume te tjera.