Fusnota për Kosovën depërton edhe në Parlamentin Evropian

8 Shkurt 2013, 12:23Rajoni TEMA

Në draft-rezolutën për Kosovën, të votuar të enjten në Komisionin për Politikë të Jashtme, Parlamenti Evropian ka përsëritur thirrjen për pesë vendet anëtare të BE-së që ta njohin Kosovën. Por, kundërshtarët e pavarësisë me një shumicë të ngushtë kanë arritur të kalonin edhe amendamentin për “mosparagjykimin e statusit”.

Futja e fusnotës në këtë mënyrë edhe në Parlamentin Evropian, nëse mbetet kështu, është një hap prapa, sepse Parlamenti është i vetmi institucion i BE-së, i cili e trajton Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.

Por ata që insistuan që të përdorej një formulim i tillë si argument, shpesh kanë përmendur faktin se vetë qeveria e Kosovës ka pranuar që emri i saj të shkruhet me fusnotë dhe që kjo të shpjegohet se “nuk paragjykohet qëndrimi ndaj statusit”./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje