Mediat në Serbi me të madhe trumbetojnë se demokratët kanë tentuar të përmbysin pushtetin me grusht-shtet. Këtë e ka pohuar ish-shefi i policisë së Beogradit, Marko Nicovic, duke theksuar se një nga funksionarët e policisë, sipas urdhëresës se Miki Rakiçit dhe Boris Tadiçit, kanë tentuar të bëjnë grusht-shtet në mënyrën më tinzare.
Ata kanë keqpërdorur informacionet e kontakteve të Ivica Daçiçit me pjesëtarët e klanit të Darko Sariçit, ndaj të cilit është ngritur shumë zhurmë e pluhur nga drejtuesit e ri të pushtetit të Serbisë, informacione që janë nën emblemën dhe vulën e “Top sekret shtetëror”.
“Një pjesë e funksionarëve të policisë, me urdhëresën e Rakicit dhe Tadicit, kanë tentuar në mënyrën më tinzare të kryejnë grusht shteti, duke pohuar se e kanë përcjell kryeministrin Daçic, dhe pse nuk ka qenë në listë edhe shefi i Shërbimit të kriminalitetit të organizuar Bata Gjurovic, për të cilin është thënë se ka qenë në pushim me Darko Sharicin, atëherë situate është e qartë”, deklaroi Nicovic.
Miodrag Rakici, nënkryetar i partisë DS dhe ish kryetari i Byrosë për koordinim të shërbimeve sekrete dhe sekretar i Këshillit për siguri kombëtare, gjatë bisedimeve për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar në Serbi, e ka shantazhuar kryeministrin aktual dhe kryetar i Partisë socialiste të Serbisë, Ivica Daçic, për ta penguar që të mos formojë Qeveri koalicioni me partinë e Tomisllav Nikolicit.
“Rakici ka kontrolluar thjesht gjithçka dhe duke keqpërdorur mekanizmat e sigurimit të shtetit dhe shërbimeve nga koha e sundimit të partisë së Tadicit, DS-së, ka montuar histori të ndryshme. Në këtë mënyrë e ka shantazhuar edhe kryeministrin aktual, që në asnjë mënyrë të mos formojë Qeveri koalicioni me partinë e Nikolicit. Ka përdorur mjete të ndryshme, e deri në kërcënimin që do ta arrestojnë për shkak të disa të dhënave për kontakte me persona të dyshimtë e të dyshuar”, pohon burimi i gazetës “Kurir”.
Kuvendi i Serbisë do të formojë komision anketues që do të hetojë se a e ka keqpërdorur nënkryetari i DS-së pozitën duke manipuluar me të dhënat që janë sekret shtetëror, për ta përmbysur pushtetin aktual.
Kuvendi i Serbisë me propozim të mazhorancës do të formojë këtë komision anketues që do t’i verifikojë përdorimin dhe shfrytëzimin e të dhënave që janë sekret shtetëror, nga ana e nënkryetarit të DS-së dhe kryetar i Byrosë për koordinim të shërbimeve sekrete, Miodrag Rakic, për të shantazhuar kundërshtarët politik.
Nënkryetari i parë i Qeverisë së Sërbisë, njëherit edhe ministër i mbrojtjes, Aleksandar Vuçic, ka paralajmëruar konferencë për media në mesditën e nesërme lidhur me situatën aktuale politike në Serbi./KD
si srbski si greket rrace kamzhiku, varu kkkk……., kokat hengshin nje sekonde e me pare.
një gjë duket qartë!grusht shteti ka pasur vetëm nuk dihet nga kush!nga ai që e ka “pësuar”ose e kanë përsuar ata që “duhet ta bënin”!
ka mundësi të jetë si ai puçi me çadrapistoletë në 21 janar!
Pune korrakesh keta serbet apo jo turgofaklos.
Sa prapa jane serbet me ne shqiptaret? Se ne kemi 15 vjet qe kemi bere grusht shteti qe e kish zili bota…Kujtoni Ekrem Saphine ne TVSH???