AAK-ja mbetet jashtë qeverisë, por nuk do ta rrëzojë Thaçin

5 Shkurt 2013, 11:47Rajoni TEMA

Aleanca e Ramush Haradinajt nuk do të hyjë në koalicion me Hashim Thaçin, por as nuk do të përpiqet ta rrëzojë qeverinë e tij. Kjo është marrë vesh të hënën, pas takimit të dy liderëve, që nuk rezultoi me marrëveshje për përfshirjen e AAK-së në koalicionin aktual qeverisës.

Sipas burimeve të afërta me takimin, AAK-ja ka insistuar në postin e kryeministrit për Haradinajn, ndërsa Thaçi ka ofruar vendin e zëvendëskryeministrit dhe së paku tri ministri për AAK-në.

Të dyja palët kanë publikuar njoftime zyrtare për dështimin e arritjes së marrëveshjes për koalicion.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë për “Kohën Ditore” se partia e tij nuk del humbëse nga ky proces, edhe pse që prej lirimit të kreut të saj nga Tribunali i Hagës është shprehur e bindur se do të hyjë në Qeveri dhe se Haradinaj do të marrë postin e kryeministrit./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje