Gruaja dhe të bijat dyshohet se vranë zyrtarin qeveritar

1 Shkurt 2013, 12:28Rajoni TEMA

Bashkëshortja dhe dy vajzat e tij janë të dyshuarat e vetme lidhur me vdekjen e Hamdi Sopës, zyrtar për informim në Qeverinë e Kosovës. Pistat e hetimit kanë zgjeruar dyshimet duke marrë parasysh provat që janë gjetur në banesën e të ndjerit Sopa. Ky i fundit ka rënë nga kati i nëntë i ballkonit të tij, të martën pasdite. Por, para se të hidhej, ai kishte marrë në trup tri goditje me thikë në pjesën e përparme të trupit.

Hetuesit kanë gjetur thikën nën lavatriçe në banjë dhe gjurmët e gjakut nga ka ecur i ndjeri.

Bashkëshortja dhe dy vajzat, ndërkaq, kanë deklaruar gjatë marrjes në pyetje, se familjari i tyre është vetëvrarë duke u hedhur nga ballkoni. “Hetuesia dyshon që ai është goditur me thikë në banjë, e më pas ai ka ecur nëpër korridor dhe ka përfunduar në ballkonin e banesës prej nga është hedhur. Gjatë rrugës që e ka përshkuar banesën, kemi gjetur shenja gjaku”, ka thënë një burim i gazetës i afërt me rastin.

Përveç tri goditjeve në pjesën e përparme të trupit, të cilat sipas raporteve të para të ekzaminimit të trupit të pajetë, nuk kanë qenë vdekjeprurëse, ekzaminimet kanë treguar se i ndjeri Sopa ka pasur edhe një prerje të vogël në shuplakën e dorës…/Zeri

4 komente në “Gruaja dhe të bijat dyshohet se vranë zyrtarin qeveritar”

  1. preshevali says:

    Kohë të tmerrshme për shqiptarët,
    të vrasin dhe pastaj ta njollosin edhe familjen.
    Shtet mafioz, nuk njehë skurpull.

  2. korraku says:

    pune te pabesesh, korrakesh!

  3. fiku says:

    Pune rajmondesh/kosovaresh gjelle qensh

    1. gjinooooo says:

      u poqen fiqte o gjinooooo..do ti shkulim mire kur te piqen dhe pak, se je aguridh akoma. Ose agori,.gorre..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje