Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka lënë dje seancën plenare, në momentin kur kryeministri Hashim Thaçi duhej të ftohej të dilte në foltore, për t’iu drejtuar deputetëve. Krasniqi, që deri në atë moment ishte duke udhëhequr punimet e Kuvendit, përgjegjësinë për ta bërë të njëjtën punë e ka kaluar te nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, shkruan “Koha Ditore”.
Kreu i Kuvendit vazhdon të këtë raporte të ngrira me shefin e partisë, pas lansimit në opinion të përgjimeve telefonike, ku Thaçi dëgjohet duke e thirrur atë si “Jakupovski”. Në fakt, Krasniqi, si lider institucional, është i vetmi të cilit Thaçi nuk i ka raportuar për rrjedhat e bisedimeve në Bruksel.