Lëvizja “Vetëvendosje”. që e ka quajtur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) patericë të ekzekutivit, mund ta ketë aleat këtë subjekt politik në përpjekjen për ta rrëzuar qeverinë me mocion. Partia e Ramush Haradinajt për herë të parë të martën ka thënë se të 12 votat që ka në Kuvend do t’i vinte në dispozicion pro mocionit.
“Vetëvendosja” prej kohësh ka ndërmarrë iniciativën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi. Mirëpo, përpos deputetëve të saj, askush nuk e ka mbështetur me nënshkrime, dhe për pasojë nuk ka mundur të vihet në rend dite. Tani, AAK-ja ka thënë të jetë e gatshme për të dhënë votën e saj, sikur të kishte garanci se ai do të votohej suksesshëm.
“Në momentin që ne jemi të bindur se qeveria nuk e ka shumicën në Kuvend dhe mocioni i mosbesimit do të dalë i suksesshëm, ne mund ta votojmë atë”, i ka thënë gazetës Burim Ramadani, Sekretar i Përgjithshëm në AAK. “Disa ligje me rëndësi ata i kanë kaluar me vota të veta. Edhe mocionin për rrëzimin e mocionit të reciprocitetit e kanë kaluar me vota të veta. Ne duhet me e pa nëse ata faktikisht apo në praktikë dështojnë t’i kalojnë politikat e veta, atëherë kjo nënkupton që nuk e kanë shumicën. Ne jemi të gatshëm dhe ne po kërkojmë ta ndërrojmë qeverinë”.
Bazuar në Kushtetutë, nëse mbi 60 deputetë votojnë një mocion të mosbesimit për Qeverinë në tërësi, atëherë Qeveria konsiderohet në dorëheqje. Po kështu, Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të qeverisë./KD
I doli gjumi ketij palles!
Tani do kerkoje per president!
Cudi me ne shqipot,ose komandant ose te kam dhjere me mut!
Urra Urra Urra Fitoreeeeeeeeeeeeeeeee Filozofia komuniste me ne fund u instalua edhe ne Kosove. Deklarojeni Enverin liderin tuaj shpiteror dhe se shkpejti Serbia del ne Adriatik me tanke se me banka e toke ka shkuar me kohe deri ne Portoromano e pak me poshte ne investimet per metalet e me siguri edhe per turizmin.
Vellezer Kosovare duhet te mesoni nga historia e Cecenise. Po ju garantoj se diktaturat e krimit e korrupsionit as ato idologjike nuk afrojne ardhmeri per kombin Shqiptaret ne hapsirat ballkanike.
Une kurre nuk kam arritur ta kuptoj arritjen e Hashim Thacit nga korjer armesh i kapur e arrestuar nga Berisha nr1 ne mandatin e pare te arrije te urzurpoje Kosoven. A mos eshte edhe mbas tije njelloj si koleget e tije ne Tirane forca magjike UDB pasi kane eksperience ne menaxhimin e shqiptareve qe 70vjet.
Nese nuk arrijme si shqiptare ta kuptojme kete edhe ne kushtet e internetit e supportit te drejteperdrejte Amerikan ne realisht nuk meritojme me shume se sherbetore ashtu sic realisht jemi.
I madhi Fishta qe ju tregoje te verteten shqiptareve para 70 vjetesh i tretem edhe eshtrit per hater te tutorit serb. Tani te realizojme projektin Serb te Cubrilovicit me misionaret serb mbasi vete serbet nuk arriten ta bejne me ushtri ne saje te mbrojtjes qe na beri Amerika.
A pyet kush perse shqiptaret po i braktisin trojet e tyre stergjyshore dhe perse qeverite proserbe ne Tirane e Prishtine nuk kane statistika te qarte demografiike te ketij ckombetarizimi.
As kete nuk arrijne ta kuptojne shqiptaret ne hapsirat ballkanike ku jetojne shqiptare. Fare thjeshte misionaret proserb nuk dan te tregojne rezultatet e punes se tyre te ckombetarizimit te trojeve shqiptare. Te jeni te bindur se nese vazhdohet keshtu dhe nuk i delet perpara kesaj murtaje shqiptaret kane per ta zene ne rruge Cecenine.
Po clidhje ka nese votojne te tjeret Pro apo Kundra qeverise?! Keta te AAK-se nese jane kundra, le te votojne kundra. Cfare kurvash paskan qene qe te gjithe mer jahu…
Ndoshta eshte me mire qe te behen ndryshime,pas disa skandaleve ne Policine e Kosoves,per sjelljet korruptive te disa nepunesve te kesaje Qeverie etj.Edhe dialogu nuk eshte konstruktiv.Nuk ka recirocitet mes Lugines se Presheves dhe Veriut te Mitrovices.Nuk ka stabilitet ne veri dhe ka papunesi,vareferi,korrupcion,pensione dhe ndimha emergjente teper te ulta etj.