Ish- gjenerali serb pranon krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës

28 Janar 2013, 21:11Rajoni TEMA

Gjykata e Hagës ka bërë të ditur se ish-gjenerali serb i ushtrisë së Jugosllavisë, Dragolub Ojdaniç, ka pranuar dënimin prej 15 vjetësh burgim, për shkak të krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1999.

“Shpreh keqardhjen time të sinqertë për të gjithë ata që kanë vuajtur nga sjellja për të cilën jam dënuar”, ka thënë Ojdaniç, i cili ka tërhequr apelin e tij për aktgjykimin e shkallës së parë, të shpallur më 26 shkurt të vitit 2009.

Më tërheqjen e apelit ndaj vendimit, i cili e ka bërë fajtor për dëbim të dhunshëm të banorëve shqiptarë nga Kosova, Ojdaniç ka pranuar veprën e kryer, për të cilën është akuzuar së bashku me gjashtë zyrtarë të lartë politikë, ushtarakë dhe policorë të Serbisë.

“Pranoj plotësisht të gjitha gjetjet në gjykim. E gjitha çfarë më mbetet është të shërbej dënimin”, ka deklaruar Ojdaniç.

Ai ka shërbyer si shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Jugosllavisë nga viti 1998 deri më 2000. /rel/

13 komente në “Ish- gjenerali serb pranon krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës”

  1. alban4eva says:

    po shyqyr me ne fund qe doli njeri nga keta sllavet dhe pranoi krimet..

    1. fl says:

      Merr shembull nga ky o Sali Ram Berisha. Te dy krime keni bere po ky i pranoi.

  2. Dean says:

    TURP per krimet qe ke kryer dhe RESPEKT per burrerine qe ke tregu duke pranuar fajin.
    Shume ”burra” shqiptar,as qe do mundeshin Kurre t’a pranojne gabimin.Ky eshte ndryshimi yn me boten.

    1. Pordha says:

      Cfare burrerie eshte te pranosh krimin. Pastaj keta as krime skane bere, por monstruozitete. Por thuaj, po te marim si njesi matese ne gjykim subjektin “Serb”, ateher po, ky eshte treguar burre, por vetem nese e masim burrerine ne njesine Shkije. Per keta tanet ske nevoje te lodhesh, keta jane monstra te nje kategorie tjeter.

      1. Doni ALBO says:

        AAHHAHAHAHA po mire i the atij hipokritit larte teje ngase ai e quan burreri ti kallxosh krimet qe ka bere.

      2. Dean says:

        Te gjithe njerzit jane potencialisht KRIMINEL.Duke perfshire edhe ty edhe mua.
        Ndryshimi eshte se kur pranon fajin,ky eshte fundi i 1 cikli dhe besimi te verber se une/ti/ai…etj.,jemi te pagabueshem, engjej dhe te imunizuar ndaj Krimit.
        Paralelisht eshte edhe fillimi i 1 cikli te ri emocional,mendor…etj.,qe njifet si PENDESE.
        Kjo eshte edhe diferenca midis njerezve dhe KAFSHEVE.
        A mendon dot ti se sali berisha bashke me bandat kriminale te malokve nga veriu do te dalin 1 dite ne TV dhe te pranojne KRIMET qe kane kryer mbi popullin Shqiptar????????? KURRE.
        Dhe behet fjale per KRIME te kryera ne mes te dites,ne mes te Tiranes,ne sy te te gjith opinionit dhe te kamerave televizive,ne kohe PAQEJE dhe kunder popullit te vete.Dhe jo per krime te kryera neper male e pyje,kunder 1 popullsie,teorikisht armike ne psikologjine e serbve,sikur ishin shqiptaret.
        Ne kete kuptim e kisha kur thashe ”respekt”.

        1. Pordha says:

          Loje fjalesh. Ska potencialisht kriminele fare. Mund te vrasesh dike padashje, por jo te skematizosh se si do i pjekesh femijet, ti perdhunosh vajzat e te traumatizosh nje popull te tere. Edhe ne lufte ka disa rregulla. Makinacionet Serbe shkojne ne semundje te mirfillte psiqike. Edhe Zevendespresidenti aktual i Amerikes i ka quajtur manjake, te semure mendore dhe pedofila.
          Pranimi i fajit nga ana e ketij njeriu vjen e para punes shume vone, dhe kur provat tashme jane sheshit. Nuk ka rast ne historine e njerezimit, as Gjermania Naziste, ku te jene perfshire kaq shume shtete per te bombarduar nje shtet per shkak gjenocidal. Ishte Iraku me Afghanistanin me vone, por edhe ata dyshoj se ne numer kane patur kaq shume shtete ne fillim, dhe Kosova perben precedent ne historine boterore. Krimi Serb, meqe dashke dhe debat filozofik me mua, nuk eshte krim njerezor dhe individual, eshte krim kolektiv, fryt i nje psikoze te semure orthodookse dhe bolshevikosllavofile qe synon te zhduki shqiptaret si komb. Ti e di zotrote se sot e kesaj dite ne Beograd trupat speciale ushtrohen ne nje fushe ku poshte tyre gjindet nje varreze masive me trupa Shqiptaresh ? Ka me dekada kjo pune. Ja cfare monstrash jane keta, varrosin njerezit dhe sterviten mbi to. Keto jane subjekt psikologjik i mirfillte, si ai filmi Hanibal. Nuk ka falje individuale qe keta i shfajeson. Duhet te kerkojne FALJE KOLEKTIVE ashtu sic e bene dhe krimin dhe e mbeshteten kur i vinte per iso. Deri tani un nuk kam degjuar nga Serbet falje jo vec ndaj Shqiptareve por ndaj asnje populli ne ish-Jugosllavine. Ata mbeten dita dites kriminela.

          Dhe mos u habit hic fare me monstrat e Tiranes, ata jane pjelle Sllave, ajo dore i vuri ne krye qe me Enver Hoxhen. Se kuptoj pse ti nuk e ben dot kete lidhje po orvatesh ne metafizike pa percaktuar ende lidhjen qe ke para syve dhe eshte e dukshme.

    2. Meleku says:

      50 vite kryen krime nga me monstruozet komunistet ne Shqiperi dhe ende sot e kesaj dite askush nuk ka patur guximin qe te pranoje krimet e te kerkoje falje.
      Krimet serbe ne Kosove dhe krimet komuniste ne Shqiperi shkojne ne te njejtim drejtim. Ndjenje antishqiptare!

      1. Mark says:

        Komunist dhe Sekretar i PPSH Sali Berisha eshte edhe sot kryeminister i Shqiperise

      2. anticensurë says:

        melek,
        para komunistëve kryen krime bashkpuntorët e nazi fashizmit,pushtuesve!para bashkpuntorëve të pushtuesit kreu krime ahmet zogu!para tij kryen krime njerëz të ndryshëm të personifikuar te esat toptani!para tyre bashkpuntorët e turkut e kështu me rradhë pas a para,merre si të duash!
        përse ne vazhdojmë të jetojmë nën kriminelë????
        për arsyen më të thjeshtë!
        një pjesë tona mbron kriminelin dhe nuk e lë që të gjykohet!nuk e lë që të kuptojë atë që ka bërë!nuk e detyron që të pranojë fajin me këtë të ketë kohë që të pendohet!
        kush ka kërkuar falje????
        askush dhe askush nuk ka për të kërkuar!ditën që dotë kërkojë i pari,atëherë mund të themi se fillon ndryshimi!
        pranimi i fait do të thotë se ti quan krim veprimin tënd dhe jo trimëri,jo veprim të ndershëm dhe të pastër!
        të gjithë politikanët tanë krimet e tyre i quajnë të nevojshme për “përparimin” e shqipërisë!?i quajnë si sakrificë te tyre!
        pavarsisht se gjermanët e sotëm nuk i kanë duart e lyera me gjakun e derdhur nga nazizmi,ata kërkojnë falje për atë krim që i bënë botës 70 vjet më parë!
        të kërkosh falje është burrërri,tek ne kjo lloj burrërije nuk është e njohur!tek ne të bësh krim është më e pranueshme se kërkesa e faljes!

  3. trojani says:

    Ca burrerei thoni!!!! budall eshte te mos pranoj gabimin ky 12 vjet burg i ka bere ,pranoj dhe akuzen ,neser del nga burrgu ha ha ha.po ka serb dhe grek qe te quajne veten fajtor kur ka te beje me shqiptar!!!!

  4. orthodoks shqiptar says:

    Fol o turkofagos, o shkerdhate. Pse e fsheh koken tende te qelbur pas gishtit. Po kjo, pune e kujt korrakeve eshte ?

  5. Shqip4ever says:

    Bravo orthodods shqiptar ky muti turgofakosi han buken e shqiptarit dhe t pret n bese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje