Njëra nga tri motrat e familjes hebraike Bahar, të cilat pas mbijetesës së Holokaustit në kampin nazist “Bergen Belzen” në Gjermani, ishte paraardhësja e familjes Demiri, në Prizren. 8 dekada pas, i biri i saj Votim Demiri, sot 70 vjeç, sjell rrëfimin njërin ndër miliona rrëfimet hebraike, një tragjedi më vete.
“Pas kapitullimit të Italisë në 1943, gjermanët u kthyen sërish me njerëzit kuisling në Kosovë, të cilët i kishin listat e përgatitura të hebrejve. Ata i mblodhën dhe i deportuan në kampin “Bergen Belsen”, në të cilin gjetën vdekjen 92 hebrejë dhe mbijetuan vetëm tri vajza në moshën katër deri në dymbëdhjetë vjeç, njëra prej të cilave nëna ime. Dhe kur i pyes sot se si e keni gjet Prizrenin, ato thonë: “Kemi ardhur në këmbë nga “Bergen Belzeni”, por nuk e dimë se si?!” , rrëfen Demiri, duke shtuar se ndër burimet më të përpikta të të dhënave për paraardhësit e tij janë ato nga autoritetet gjermane.
Hebrejtë të mbrojtur nga Besa Shqiptare
Besa Shqiptare, sipas Kanunit, një fjalë e dhënë dhe e mbajtur për mbështetje, besnikëri dhe mbrojtje të pakompromis deri në vetëmohim dhe flijim jete ishte atëbotë streha më e sigurt e hebrejve të kërcënuar në çdo hap nga shfarosja prej Gjermanisë naziste të Hitlerit.
“Ndërsa, ekzistojnë të dhënat se i vetmi popull brenda, të cilit është rritur numri i hebrejve në kohën e Holokaustit, janë shqiptarët. Dhe thënia se ‘Shtëpia e shqiptarëve i dedikohet Zotit dhe mysafirit’ nuk është vetëm parullë, por e vërteta të cilën hebrejtë e kanë prekur nga afër”, mendon Demiri, i cili përmend emra të dhjetëra familjeve shqiptare, që kanë strehuar hebrejë.
Por në Kosovë nuk asnjë trashëgimi të prekshme të hebrejve, përveç asaj shpirtërore, kjo sepse ata nuk patën mundësi të shpëtojnë tjetër veç jetës së tyre. Mirëpo, në një qytet multietnik, multikulturor dhe multifetar siç është Prizreni, të 56 familjet e mbetura hebreje kanë të mishëruara brenda vetes të gjitha aspektet e kësaj jete.
Kryefamiljarja Suzana thotë se: “Në familje unë flas turqisht, bashkëshorti më flet serbisht, ndërsa fëmijët mësojnë në shkolla shqipe. Kremtojmë të gjitha festat e secilit komunitet. Këtu kemi xhamitë, teqetë, kisha, manastire dhe që nga stërgjyshi e deri më sot të gjithë jetojmë së bashku e në harmoni me popujt e tjerë”.
Aktualisht në Kosovë jetojnë 56 familje hebreje
Shteti i Izraelit u themelua në vitin 1948 nga hebrejë të shpërndarë anekënd globit. Si shumë bashkëkombës të tjerë, u kthyen në Izrael edhe dy tezet e Votim Demirit, që i mbijetuan Holokaustit, por ëma e tij mbeti në Prizren.
“Nëna ime qëndroi sepse ajo e gjeti veten këtu, na kishte ne ishte e respektuar në shoqëri, në të cilën u integrua për mrekulli. Qëkur ishte maturante ajo iu bashkëngjit partizanëve dhe luftoi kundër fashistëve”, thotë Demiri. Ai shton se ata i ruajnë rregullisht kontaktet me familjarët e larguar nga Kosova.
Sipas Votim Demirit, kryetar i Bashkësisë Hebreje në Kosovë, prania e hebrejve në këto hapësira daton që nga shekulli i 15-të. Hebrejtë përgjatë viteve ndërtuan një jetë të organizuar me shkollë për fëmijë, komunë dhe sinagoga. Aktualisht në Kosovë jetojnë 56 familje hebreje, të cilat janë të përqendruara në Prizren, ndërsa hebraizmi është përfshirë si pjesë e besimeve tradicionale në Kosovë. /dw/
habi e madhe se si kosovaret te perfshihen ne besimin e hebrejeve,ne nje besim te kote !!!!!!!!!!
or halldup shallvare gjere…bej kujdes se…vjen perhere…
byrazer sherihati ai besimi i kote eshte ai besim nga i keni kopjuar te gjitha llogjet ne ate qitapin qe ju arabet e quani kuran
Rraca e lidjes Aziatike duhet shporre nga Evropa dhe Ballkani nuk esht e vertet ne ksoove i kane egzekutuar Qifutet se kuptoje ket servilizem te bajraktarizmit shqiptare se kushe ka shpetuar me shum Qifute, Nuk e di kushe esht ka lodhet se kushe ka shpetuar me shum jevgjite te lindejes
Po pra Rexhep Mitrovica me Xhaferr Deven i cuan ne kamp perqendrimi keta cifutet po pse nuk i denoi amerika cifute keta te dy?
Cakalli7 ,, Po pra edhe ku eshte problemi ketu nuk e kuptoje
Kjo tregon se populli yne eshte I palidhur me fete ne pergjithesi.Nje nga karakteristikat e identitetit tone kombetar eshte pikerisht fakti se jemi indiferent nda fese
I mete ,” gjermanet u kthyen me kuislinget te cilet i kishin gati listat.” Bese e madhe besa .
po pra besa e rexhep mitrovices edhe xhafer deves nuk skuqi vetem rruget e tiranes me gjak po edhe mbushi furrat e aushvicit me mish njeriu.
nje dite to te marrin ne pyetje edhe ufot dhe ufot do te thojne se si mooren ne bese cifutet dhe i shpetuan nga nazistet