Miliarderi indian do ndërtojë në Ohër një nga komplekset më luksoze në botë

25 Janar 2013, 11:30Rajoni TEMA

Gjatë një vizite në Maqedoni, miliarderi indian Subrata Roy ka zbuluar planet e tij për të ndërtuar një kompleks luksoz në brigjet e liqenit të Ohrit, raporton BIRN.

Roy, që mbërriti të mërkurën për të vizituar vendin ku do ngrihet resorti, tha se kostoja do jetë disa qindra milionë euro.

“Qëllimi ynë është që të mos ndërtojmë një kompleks turistik mediokër, por një destinacion që do të renditet mes pesë ose dhjetë më të mirëve në botë,” tha ai gjatë një konference për shtyp.

Kompleksi Saharyan Makeeduniya do jetë rreth 240 hektar. Aty do përfshihen hotele, një hotel lundrues në liqen, kazino, rezidenca dhe një fushë golfi e standardeve ndërkombëtare.

Ohri është vendi që thith më shumë turistë në Maqedoni.

Projekti i kompleksit është dizenjuar nga Atkins, kompania britanike që ka dizenjuar edhe hotelin e famshëm Burj Al Arab në Dubai.

19 komente në “Miliarderi indian do ndërtojë në Ohër një nga komplekset më luksoze në botë”

  1. Edmondi says:

    Shifini. Nje shtet leshi eshte Maqedonia, pa identitet dhe me shqiptare qe e kercenojne cdo moment dhe cfare investimesh thith.

    Ndersa ne i kena bo bregdetin dhe brigjet e liqeneve si hale. Kujtoni Saranden, Ksamilin, Vloren, Golemin. Por meqe jena ke Liqeni i Ohrit edhe bregun shqiptar i mbushur me kioska dhe rrugen e len pergjysem.

    Edhe nji investitor serioz qe u afru dhe donte me bo dicka ne Kakome si Club Med, u debua nga injoranca e races sone.

    1. Vlora says:

      nuk vjen njeri per te investuar ketu, se eshte i detyruar qe pa filluar, te paguaje per ‘zonjen 3 mil’. ne fillim.

      nuk mund te punoje edhe bota per ‘familjen” boll paguajne shqiptaret.

      1. Meleku says:

        Leji keto fjale por thuaj se ne jemi ende popull i eger dhe ende te papergatitur per ndryshime radikale dhe qe jemi mesuar ose te na i beje punet dikush tjeter ose ne do te ecim me ritmin e breshkes.

        Te gjitha vendet rreth e qark nesh i kane te pakten 100 vjet turizem dhe shume e shume kohe para ensh kane pare bote me sy, kane levizur e kane kontaktuar boten e kapitalit, ne nderkohe merreshim me vetveten duke germuar dhe shpikur armikun tek vellau, tek shoku, tek miku.
        Duhet te kaloje shume e shume uje qe ne te mberrijme e te kemi kulturen e nje fshati te humbur te shteteve tona kufizuese.

        Merre qytetin tend, qe nese do te drejtohej nga njerez me mentalitet te kohes, ai sot do te kishte fytyren e nje qyteti konkurent me çdo qytet bregdetar te Adriatikut. Mirepo a eshte ai i tille? Aspak! Egersi nga te hedhesh syte. Egersi ne veshtrime, egersi ne levizje, egersi ne fjalor, varreza makinash dhe varreza ndertesash. Po, po edhe varreza ndertesash. Ndertesa te ngritura me shumice nga paraja kriminale e skafeve, droges, kontrabandes dhe vrasjes. Nuk mund te besh dot nje vend me te mire se sa qytetaret te cilet e banojne ate. Pra qytetet tona, jane fytyra jone.
        Lamash fytyra, lamash qyteti!
        Nuk merret vesh ku nis e ku mbaron e keqja, ku nis e ku mbaron e paligjshmja, ku nis e ku mbaron familjariteti. Qytetin nuk e perbejne ndertesat, por njerezit te cilet e banojne ate, te cilet me pas jane ata qe ja japin dhe fytyren atij.

    2. po pra says:

      Kjo tregon bindshem qe je nje shtet akoma edhe më lesh se Maqedonia. Kot shani shtetet e tjera. kompanite e huaja nuk do te invenstojne ne Shqiperi o njeri se nuk ia vlen. Korrupsioni po e mbyt.

  2. shqiptari says:

    Normal qe Investitoret e huaj,nuk Inevtsojne ne Shqiperi.
    Arsyheja dihet ! Korrupsion i gjalle.(Info. i Evropes)
    Ne qofte se Politikanet tane gjejne nje nje popull te lodhur dhe i vjedhin dhe piken e fundit te gjakut.Teke Investitoret nuk kane shance.

  3. lini says:

    ..sidoqofte,ky eshte nje lajm i mire edhe per “sponden ” tjeter te liqenit,qe eshte Pogradeci..,kjo do sjelle me shume Turiste dhe ne Pogradec..!

    1. AHA says:

      Ashtuuuu,po si do ti sjelle bre zoti mendjellari?

  4. mirditori says:

    Turizmi ne shqipni ka maarr fund.Kena pas bregdetin me te bukur ne rajon,ne fillim e betonizoj ENVERi,tani e betonizoi kjo politik muti pik muhabeti ja kena qi nanen vetes.

  5. "Nuk behemi" says:

    a e ke me gjidh mend” po ku te len egersirat me investu ne shqiperi skan len cm pa pa e bere te veten egersirat politikan, synimi i tyre eshte te mbushin xhepat e vet e jo te investohet e te behet vend i bukur kjo i vret politikanet shqiptar o njerz a se keni kuptuar akoma ,bravo maqedonise po na le 100 vjet mbrapa,ke lezet te shikosh maqedonine nje shtet moderrn si ne europe,ne skemi qene as kemi per tu bere kurre e kurres!!

    1. Meleku says:

      Maqedonia ka qene pjese e ish-Jugosllavise, te perkedhelures se perendimit gjate Luftes se Ftohte.

      Kur kane vajtur shqiptaret per here te pare ne vitin 1990 (me sa mbaj mend) ne Diber (deri aty u lane te hyjne) ngelen te mahnitur nga ajo qe pane dhe qe shijuan. Mirepo vizita ishte e shkurter dhe ne mbremje ata u rikthyen serish neper shtepite e tyre. Pane nje bote te afert fizikisht, por shume te larget ne te gjitha drejtimet tjera.

      Sketerra komuniste staliniane e kishte bere te veten. Ne kishim mbrojtur atdheun nga armiku, pa e ditur se ai kishte qene brenda nesh dhe ende vazhdon qe te jete.

  6. Albert says:

    Bilanci i Saliut pas 22 vitesh – nje lukuni qensh e mbledhur rreth tij qe lehin dhe shohin ku te kafshojne ndonje cope;te jete cfare te jete-truall,tender,godine,karrige …Kjo eshte lukunia e qenve qe ka hipur ne “sixhade” qe i hakerrehet lukunise tjeter qe ishte ne “sixhade” dhe pret te ngjitet prape aty….kjo eshte gjithe “historia” jone e “lavdishme” demokratikase-integruese!…..

  7. vlonjati it says:

    ka 23vjet qe na thone po ndertojme demokarcine ,na iku jeta tranzicjon.popull damllakosur,tallet sali gerdeci,dhe ilir floriri me ne.

  8. Mondi says:

    Po ju tregoj dicka te vertete.
    Ky miljarderi indian eshte ne fene hnduse dhe sipas njerit me te shenjte te tyre nga librat na dilte qe per ato liqeni i Pogradecit ishte vendi i shenjte, per kete arsye ai ka dashur me e ndertuar ne Pogradec kete kompleks por meqenese Argita Berisha i kerkoje 3% si rryshfet pe suksesin e investimit dheper token nje cmim katastrofik ai u largua per ne Maqedoni per ta bere investimin atje. Ky biznesmen ka kohe qe po e kerkon ta beje kete investim.

  9. realiteti shqiptar says:

    saliu jevgjit me analoget e tij Nr1 kane te pasurohen, atdheu per ta eshte vrima e fundit e kavallit ala s’e kini kuptuar?

  10. kimi says:

    Ky legen miliarder te shkoje e te investoje nje here ne kalkuta atje ku ushqehen njerezit e tij me plera, e pastaj te vije ne ballkan. Por gabelet, gabel mbeten, duan vetem te shesin pordhe e te bejne qejf, se per pune e njerzitllek te hane mutin keta.

    1. Qimi says:

      Po kush Kim je or taj.

      A mos je Kim Irsen prej Kores Veriut a ?

  11. KakomeNivica says:

    O Edmond komentuesi i pare.
    Nuk ishte injoranca e Shqiptareve qe e perzuri Club Medin Francez,por ishte dhe eshte makuteria e Qeveritareve Shqiptare qe e konsiderojne Shqiperine si Cifligun e tyre dhe kane shkelur dhe shkelin te drejtat themelore te qytetareve shqiptare sic eshte edhe ajo e trashegimise te pronave te blera nga familjet e tyre nder vite dhe mos kethimi te zoterve te vertete.Sherbetoret e qeveritareve Dritan Cela (Riviera) bashke me ortakun Edmond Leka nepermjet legalizimit e kane “vjedhur” 29 ha toke me 8 dollar metri katror,le te shkojne dhe t’ja afrojne prape projektin Club Medit.Por ta kene fare te qarte se nuk afrohen jo vetem ata por asnje investitor serioz, se e dine shume mire historine e trojeve dhe korrupsionit ne Shqiperi.
    Kjo nuk ka ndodhur ne Jugosllavine e Titos,pasi ai veten dy vjete i shtetezoi tokat dhe pastaj ja ktheu perseri te zoterve.
    Keshtu qe ne te gjitha vendet e Ish Jugosllavise nuk ka egziztuar fenomeni i grabitjes se tokave te tjetrit dhe titujt e pronesise i kane gezuar dhe trasheguar te qete brez pas brezi deri me sot.
    Eshte normale qe Investimet tek fqinjet tane si Malazeze ashtu dhe FYRO-Maqedoni jane dhe do te jene serioze dhe reale,pasi dihen se kush jane pronaret reale te tokave.
    Pastaj eshte e kote qe ne te krahasojme kulturen e Turizmit tone me ate te Malit te zi apo te Fyro-Maqedonise jane me mijera turiste Shqiptare qe shijojne Budven,Ulqinin,Ohrin etj dhe kane ngelur shume te kenaqur me cmimet e sherbimin.

    1. Adhurimi says:

      Dakort o Niviciot dakort. Mos e leshoni Kakomene. Po u afrua perseri dikush te beje investim, dilni fshace dhe debojeni. Mbajeni Kakomene dhe dilni per gjueti atje, vrisni ndonje gje.

      Mire jeni, dhi keni, qumesht prej tyre milni, djathe hani. Po fundja cfar ka dash me shum shqiptari ne shekuj, pak buk, pak krip dhe pak hekur.

      E shumta beni te gjithe fshace nga nje kioske ne Kakome, jepeni dhomen me qera 60 Euro nata, se do vijme ne budallenjte te fleme atje e te bejme turizem

      Meleku me lart ka shkruajtur ne menyre brilante:
      “Egersi nga te hedhesh syte. Egersi ne veshtrime, egersi ne levizje, egersi ne fjalor, varreza makinash dhe varreza ndertesash. Po, po edhe varreza ndertesash. Nuk mund te besh dot nje vend me te mire se sa qytetaret te cilet e banojne ate. Pra qytetet tona, jane fytyra jone. Lamash fytyra, lamash qyteti!

  12. Mark says:

    Nqs projekti fillon qeveria shqiptare kushdo qe te jete ne pushtet duhet te monitoroje efektet e ndotjes qe resorti do te kete ne liqen. Liqeni nuk eshte vetem i Maqedonise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje