“Tenderin e ke fituar, por duhet të japësh lekë”

24 Janar 2013, 11:43Rajoni TEMA

Herën e parë që Nexhat Krasniqi kishte takuar Hilmi Bellopojën (në foto),  në tavernën “Tirana”, i kishte dhënë një lajm dhe një kushtëzim: “Tenderin e ke fitu, por me vazhdu punën duhesh me dhanë lekë”. Kjo shumë e “lekëve” nuk ishte hiç më pak sesa 180 mijë euro, shkruan Koha.

Menaxheri i kompanisë “Eltoni”, Hilmi Bellopoja (1967), nga Vushtrria, në dëshminë e tij të dhënë në Prokurori më 30 janar 2012, ka treguar se kishte marrë një telefonatë nga Krasniqi, i cili atë kohë ishte menaxher i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë kosovare. Ai ka thënë se kishin lënë një takim.

1 komente në ““Tenderin e ke fituar, por duhet të japësh lekë””

  1. shqiptari says:

    Populli i varfer i Kosoves vuan nga varferia.Ndersa keta ndyresira,kerkoj miliona euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje