Kërcënimi i Aleancës Kosova e Re se do të ikë nga koalicioni qeverisës, nëse kjo parti nuk merr drejtimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk i ka bërë përshtypje aspak kryeministrit Hashim Thaçi.
Madje zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës ironizojnë me partnerin e koalicionit, duke deklaruar se nuk ka asnjë arsye të vetme që të zhvillohet një takim në mes dy liderëve politikë Thaçi-Pacolli që të diskutohet rreth “fatit” të koalicionit qeverisës, shkruan “Zëri”.
Madje shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka përjashtuar mundësinëe një takimi të tillë, për faktin se siç ka deklaruar ai, partnerët e koalicionit janë mirë dhe në këtë drejtim s’ka asnjë shqetësim krizë për lëkundje të koalicionit.
“Nuk ka as më të voglin rrezik që partia e Pacollit të ikë nga koalicioni dhe në këtë drejtim s’ka shqetësime, sepse jemi shumë stabil. Prandaj, themi se deklarimet mediale për një takim të mundshëm ne mes dy liderëve politikë Thaçi – Pacolli për të diskutuar rreth së ardhmes se koalicionit, nuk janë gjë tjetër përveç spekulime”, ka thënë Grabovci.
E ndërkaq zyrtarët e AKR-së nuk kanë dashur të flasin rreth takimit Thaçi – Pacolli, duke thënë se nuk janë në dijeni për një gjë të tillë dhe se kjo është një çështje që iu takon dy liderëve politikë.
Dhëmbi i qenit në mish të thiut …
“Hajde t’lujna qeveri n’Prishtinë!”
Ka bo pare Thaçi, ska pse frigohet,
tjerët janë ka presin rend.
Po nejse bile kti rusofilit mirë ja bon,
se ky as hajri shqiptarit as sherri shkaut.