Peticioni për OKB: Të pushohet Vuk Jeremiç, pas këngës nacionaliste

21 Janar 2013, 20:06Rajoni TEMA

Një peticion online ka nisur që të nënshkruhet, ku kërkohet që serbi Vuk Jeremiç të pushohet si president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Shkak është fakti se ai kishte ftuar një kor serb, që këndoi këngë nacionaliste përpara diplomatëve dhe zyrtarëve të OKB.

“Vuk Jeremiç duhet të largohet pasi ai nuk mund të përdorë platformën e OKB për të shpërndarë urrejtje,” thuhet në peticion.

Fushata nisi pasi kori serb këndoi marshin nacionalist “Marshi në Drin” në zyrat qendrore të OKB, me ftestë të Jeremiç.

Kjo këngë ka qenë një himn i serbëve gjatë masakrave që kanë bërë në rajon.

Peticioni gjendet në linkun e mëposhtëm:

http://www.change.org/petitions/un-security-council-un-general-assembly-ban-ki-moon-remove-vuk-jeremic-from-position-of-the-president-of-un-general-assembly?utm_campaign=friend_inviter_modal&utm_medium=facebook&utm_source=share_petition&utm_term=permissions_dialog_false&utm_source=share_petition&utm_medium=url_share&utm_campaign=url_share_before_sign

11 komente në “Peticioni për OKB: Të pushohet Vuk Jeremiç, pas këngës nacionaliste”

  1. Bekime dhe urata paçi nga Perendia juaj e urrejtjes dhe e hakmarrjes. Jane pikenisja dhe fillimi i nje rrenimi te plote te diplomacise suaj egoiste dhe drite shkurter. Nga keto ” virtyte ” dalin ne pahe vlerat e nje morali te semure deri ne vdekje. Por, keshtu e nisi edhe Millosheviç me keq akoma me arme zjarri dhe Artileri te rende dhe perfundimi??? Une te uroj qe t`a vazhdoni kete mllef deri sa ju te kuptoni deri ku eshte perfundimi??? Perveç dashurise ne KrishtinZot dhe ndjekjen deri ne fund te parimeve te tij, te shkruajtura qartazi dhe hapur ne Bibel, asnje dashuri tjeter ne bote nuk egzistone. Shperndarja e paqes dhe e miresise eshte detyre teper e veshtire dhe kurajoze. Ndersa urrejtja eshte si nje shporte e mbushur me fruta te kalbura.

  2. Pirro says:

    Sapo e votova une dhe familja ime. U bej thirrje te gjithe shqiptareve kudo ne Shqiperi apo neper Bote, ta votojne peticionin per shkarkimin e kermes serbe nga Presidenca e Asamblese se Kombet e Bashkuara; vetem disa sekonda kohe per te firmosur kunder fashiszmit shteteror te shtetit terrorist serb!

  3. DUMBABEN says:

    Jeremic ja merr kenges se nje kombi qe ka ardhur ne ballkan ne shekullin e 7 dhe duket sikur kane 2000 vjet histori ,ndersa sot nje nga popujt me te “lashte” te ballkanit qe e quajne veten “bij te gjergj kastriotit” po diskutonin per ndryshimin e historise se tij ashtu sic ju a ka qejfi turqise .Dhe ja ku eshte ndryshimi mes nesh dhe atyre ,nuk moret njehere shembull nga fqinjet more injorante te temes

    1. Ne, Ne Evrope Do Te Vemi ______Kush S'beson Borxh Nuk I a Kemi says:

      Mos u merzit shoku ,ka ne te dy anet e kufirit lexues te TemA qe thone se kur te bashkohet Shqiperia me Kosoven do t’i perzeme te gjithe “greket” (ortodokset)dhe do e quajme vendin Arnutistan ,si ne kohen e turkut .

      1. gjyshi says:

        Ne, Ne Evrope Do Te Vemi ______Kush S’beson Borxh Nuk I a Kemi

        Mos u mërzit shumë për ata.Ata lehin shumë, por nuk kafshojnë.Ortodoksë, katolikë e muslimanë janë bindje fetare e jo kombëtare.Ata që s’i kanë të qarta akoma këto gjera llomotisin, po falë zotit, nuk janë shumë dhe do “shkihen” si vesa para diellit.
        Turku pushtues ka qenë dhe i tillë do të mbetet në historinë tonë.

  4. alban4eva says:

    ehhh, sllave hesapi, ca pret nga keta pisa.. keta jane kriminela ne te gjitha aspektet..

  5. Lisi says:

    Ai qe e ka pergatite kete Peticion per OKB,per pushimin e Vuk Jeremiqit,ketij melezi(nenen myslimane e baben serb,ka merita te veçanta sepse,Jeremiq,edhe nga vete amerikanet kahere eshte emruar si diplomati me genjeshtar ne bote,keta,shume here edhe nuk e kane pranuar ne takime.Jeremiq,ne OKB,paraqet fytyren e nje serbi diplomat qe per kauzen e vet nacionaliste,shoveniste dhe raciste,qe nuk dallon nga udheheqesia e shtetit serb dje dhe sot,genjen opinionin,intrigon opinionet,falsifikon faktet,kriminelin e quan altruist ndersa viktimen e tij kriminel etj.etj.Dobrica Qosiq,akademik:”Serbet genjejne ne menyre intelektuale…”.OKB-se duhet kerkuar t’i perjashtoje,jo veç Jeremiqin por,edhe vete Bann Ki moonin,i cili ka qene i interesuar qe Jeremiq te vendoset ne kete post te OKB!

  6. Ilir says:

    Të pushohet Vuk Jeremiç, pas këngës nacionaliste
    Akt i cili eshte ne kundershtim me te gjitha konvetat e OKB.

  7. O K B says:

    Ju degjova dhe ja u mbeshtes deri ne reze ju te peticioneve

  8. Daja says:

    Politika nacional shofeniste e serbëve është elaburuar prej vitesh, si synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe serbizimin e tyre në mënyrë sistematike. Në angazhimin e kësaj politike antishqiptare kanë punuar akademia e shkencës serbe, politikan, novelist, shkrimtar, ushtarak madhor, historian në bazë të trekëndëshit të politikës shtetërore të mbështetur edhe nga Rusia. Hartuan projekte, platforma, memorandume, shkruan libra dhe monografi plot mllefe dhe urrejtje , si p.sh. projekti: Ivo Andriç projekti për shfarosjen e shqiptarëve???
    “Gjenocidi serb në Kosovë”
    Në bazë të dhënave dokumentare, në vitet (1876-1900) janë përzan nga trojet e tyre të Prokuples, Vranjes, Leskovcit dhe Nishit, jo ma pak se 200.000 mijë shqiptarë. Gjatë luftës Ballkanike janë shpërngulur nga KOSOVA me dhunë 120.000 mijë shqiptarë, ndërsa në periudhën mes dy luftrave botrore u shpërngulen për në Turqi 300.000 mijë shqiptarë dhe për në Shqipëri 50.000 mijë të tjerë. Ndërsa, ata shpronësoheshin nga tokat, shtëpitë, mjetet e punës etj. Të cilat ju jepeshin kolonave serbe e malazeze që u vendosshin aty. Në bazë të fakteve po del se Serbia historikisht të kaluarën të tashmen e ka gjenocdiale, deri sa Serbia nuk pranon krimet e bëra ndaj njerëzimit në të gjitha luftuat që ajo i shkaktojë dhe një kërkim falje për krimet e bëra nga vet Serbia. Jam shumë skeptik që do të demokratizohet por, ajo ende është në avazin e vjetër dhe do vazhdoj po me të njëjtin ritëm që edhe sot po del me platforma dhe rezoluta famëkeqe? Duke besuar si që është besuar, si që ishte Vuk Jeremiç, një ultranacionalist, tipik i mesjetës në krye të OKB-së? Andaj ky person zyrtar meriton largimin dhe dënimin që ka shkel rregulloren e Organizatës së Kombeve të Bashkuara!!!

  9. islam says:

    hi must go he does not deserved

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje