Fondi për veriun, vulosja e autonomisë

19 Janar 2013, 11:53Rajoni TEMA

Nëse është e vërtetë ajo që thotë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçic, se të ardhurat në pikat doganore në veri (1 dhe 31) do të krijohen në një fond i veçantë që do të shfrytëzohet vetëm për nevojat e serbëve në veri, atëherë marrëveshja e pardjeshme në Bruksel ka legalizuar autonominë për veriun.

Kështu të paktën mendojnë përfaqësuesit e opozitës, por edhe analistët politikë të Kosovës. Sipas tyre, fondi i veçantë për veriun, tejkalon kompetencat e Prishtinës zyrtare dhe legalizon atë që quhet ekstraterritor.

Mirëpo kryeministri Hashim Thaçi ka mohuar se fondi do të krijohet nga të ardhurat në veri. Madje Thaçi ishte optimist se me marrëveshjen e pardjeshme edhe strukturat paralele në veri kanë marrë fund.

Sidoqoftë, për të qartësuar këtë marrëveshje, opozita kërkon nga kryeministri Thaçi, që të raportojë në Kuvend për detajet e marrëveshjes së fundit, pasi që deklaratat e tij dhe të homologut serb janë shumë kontradiktore.

Thaçi ka njoftuar se nga dita e premte (dje) doganat e Kosovës do të paguhen njësoj në katër pikat kufitare, përfshirë edhe në pikat 1 dhe 31 në veri, sipas ligjeve dhe kushtetutës. Kurse kryeministri serb Daçic ka njoftuar se paratë e mbledhura nga doganat në veri do të mblidhen në një fond, që do të themelohet nga BE-ja dhe ato do të shfrytëzohen vetëm për veriun…/Zeri

2 komente në “Fondi për veriun, vulosja e autonomisë”

  1. Fatkeqesi, por e vertete. says:

    Eshte tashme e qarte qe veriu i Kosoves eshte de jure i ndare nga Kosova!

    Kjo fale fondamentalizmit Islamik ne Kosove, qe po bind edhe aleatet me te medhenj te Kosoves, SHBA dhe UK. Nuk ka si te ndodh ndryshe! Serbet gradualisht me durim dhe perkushtim, po fitojne nje beteje te humbur 12-vite me pare, dhe ketu jane per tu lavderuar.

  2. Fatkeqesi, por e vertete. says:

    Eshte tashme e qarte qe veriu i Kosoves eshte de jure i ndare nga Kosova!

    Kjo fale fondamentalizmit Islamik ne Kosove, qe po bind edhe aleatet me te medhenj te Kosoves, SHBA dhe UK. Nuk ka si te ndodh ndryshe! Serbet gradualisht me durim dhe perkushtim, po fitojne nje beteje te humbur 12-vite me pare, dhe ketu jane per tu lavderuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje