Lapidari nuk hiqet, legalizohet!

17 Janar 2013, 12:35Rajoni TEMA

Përkundër presionit dhe ultimatumit të qeverisë së Serbisë për heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, të mërkurën këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës kanë miratuar vendimin për legalizimin e përmendores së vënë para objektit të komunës.

Ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, aktualisht kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), Jonuz Musliu, ka deklaruar se lapidari nuk do të lëvizë nga vendi dhe se për këtë gjë, liderët e kësaj ane janë unikë.

“Pasi një gjë e tillë lejohet me ligjet në fuqi, pse të mos e bëjnë këtë Presheva dhe Bujanoci, pasi komuna ka të drejtë të nxjerrë akte ligjore në mënyrë të rregullt. Pikërisht për këtë u thirr edhe kuvendi që me procedurë të shpejtë të legalizohet pllaka përkujtimore e dëshmorëve të kombit”, ka thënë Musliu.

Ai ka përsëritur se qëndrimi shqiptarëve në Luginë është i njëjtë. “Qëndrimi i ynë mbetet i njëjtë, vullneti është i njëjtë, uniteti është ashtu siç ka qenë, nuk ka lëvizje të mendimeve këtu të politikës shqiptare dhe se kjo është me rëndësi”, ka thënë Musliu duke shtuar se ashtu siç i kishte bashkuar Millosheviçi shqiptarët e Kosovës, të njëjtën gjë po bën Daçiçi duke bashkuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në mbledhjen e qeverisë, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se problemet që ekzistojnë në Luginë duhet të zgjidhen me dialog ndërmjet përfaqësuesve të asaj ane dhe me ndërmjetësim të BE-së, gjithnjë duke u bazuar në respektimin e vullnetit të qytetarëve./ZERI

3 komente në “Lapidari nuk hiqet, legalizohet!”

  1. kel ukaj says:

    Shume zhurme per asgje. Perse Kshilli Komunal nuk e beri perpara vendimin dhe me pas lapidarin, po ben lapidarin e me pas mbledhjen e VKM. Jane me fat keta njerz qe jetojne ne Serbi qe gjerat behen sipas ligjeve e jo si ne Kosove e Shqiperi qe gjerat behen me korrupsion.

  2. shkupi i madh says:

    vendim me vend dhe i guximshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje