Evropianëve nuk u pëlqen, por as nuk i pengon rezoluta serbe

16 Janar 2013, 11:48Rajoni TEMA

Qasja e Serbisë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nuk po u pëlqen diplomatëve evropianë, por as nuk i pengon. Ndonëse në rezolutën që Parlamenti i Serbisë ka miratuar për dialogun me Prishtinën ka edhe elemente të rezolutave të shtetit fqinjë që nga vitit 2007, përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff, në biseda të ndara për “Kohën Ditore”, kanë kërkuar që dialogu të vazhdojë.

Sipas tyre, rrethanat e krijuara deri më tani në dialog, lënë hapësirë për progres në këtë proces. Ata kanë lavdëruar qasjen e deritanishme të kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, dhe atij serb, Ivica Daçic, dhe kanë bërë thirrje që të dy liderët të mbështeten.

“Politikanët në Beograd natyrisht kanë folur për një kohë të gjatë për nevojën e një platforme për Kosovën. Ndoshta nuk pajtohemi me disa elemente të rezolutës që është aprovuar nga Parlamenti i Serbisë, por e rëndësishme është se ajo (rezoluta v.j), nuk e kufizon hapësirën e Qeverisë së Serbisë për të negociuar në dialogun politik”, ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cliff.

1 komente në “Evropianëve nuk u pëlqen, por as nuk i pengon rezoluta serbe”

  1. Pelasgian says:

    a nuk doni lufte ju evro-kurvat ? ok . bejem shkembim – Mitrovicen per Luginen e prap me humbje jan shqiptaret se edhe Mitrovica Boletinit eshte toke shqiptare po ca me ju bo juve qe i keni pike dobet serbet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje