Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë një vizitë në Prekaz, ku janë takuar me kryefamiljarin e familjes qëndrestare, Rifat Jasharin.
Ai e ka pasur një porosi për të rinjtë e LDK-së: “Mos u merrni me politikë”.
Jashari ka thënë se në të kaluarën ka qenë aktivist politik.
“Edhe unë kam qenë në politikë por tash merrem vetëm me kombin”, ka thënë Jashari në Klan – Kosova.
Por të rinjtë e LDK-së janë interesuar më shumë se çfarë qëndrimi ka pasur Adem Jashari për politikën.
“Adem Jasharin politika nuk e ka mundur kurrë”, ka thënë Rifat Jashari./EXPRESS
Pershendetje Rifatit dhe vleresojme porosit e tij. Kur e pyeten nje plake ku jane burrat,ajo u pergjigj : ” BURRAT JANE NDER VORRE, BURRECAT JANE TEK SHTEPIA” Ka pak burra sot o Rifato.
Të rinjtë duhet të luftojnë me dituri edhe më shumë se sa familja Jashari me pushkë. Armiku ka ikur tash si qeni me bisht nën këmbë. Liria ka ardhur. Burgjet dhe maltretimet janë zhdukur.
Çka po pritni rini!
Mos ju frikoheni dy a tre qelbësirave në pushtet. Populli është në anën tuaj! Na bëni neve prapë komb krenar!