Dhurata që zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli i kishte bërë Kosovës me rastin e festave të fundvitit 2011, duket se ka qenë “bosh”. Zëvendësi i kryeministrit Thaçi, që angazhohet në procesin lobues për njohje të reja, kishte deklaruar në ditët e fundit të vitit 2011 se shteti afrikan Sao Tome dhe Principe ka marrë vendim për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Në fakt, qeveria e atëhershme e këtij vendi e kishte marrë këtë vendim në mars të vitit 2012, tre muaj pas deklarimit të Pacollit, por vendimi asnjëherë nuk ishte bërë i plotfuqishëm.
Presidenti i shtetit Sao Tome dhe Principe ka zhvleftësuar vendimin e qeverisë së këtij vendi për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Presidenti Manuel Pinto da Costa e ka marrë këtë vendim, pasi vendimi i koalicionit të kaluar qeveritar nuk është miratuar asnjëherë në parlamentin e këtij shteti.
Sao Tome bëhet njohja e tretë e jo e sigurt që nga qeveria e Kosovës është deklaruar si zyrtare. Përpos Sao Tomes, edhe njohjet nga Uganda dhe Nigeria, të “siguruara” nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, nuk janë konfirmuar plotësisht asnjëherë. Megjithatë, në rastin e këtyre dy vendeve, pas insistimit të Pacollit, Ministria e Punëve të Jashtme i ka futur ato në listën e shteteve që na kanë njohur./KD
sic duket ka kerku dhe ky leke nga bacolli dhe ky i fundit i ka thone skam !
Sao qenka ne opozite ne Tomen,se kush i ka fituar zgjedhjet! Fajin per manipulime e ka Kosova ?
Me gjithe respektin ne emer te mirenjohjes qe na karakterizon per ata ata popuj qe e kane Besen te Shenjte si edhe ne po iu them nga zemra :NE P..Te Sao Tome vafsh
Shteti I Sao Tomen???
Atje per here te pare ka vajtur nje z/kryeminister.Me duket se k/ministri eshte marangozi me I mire I republikes.
Ka vajtur Pacolli I ka dhene nje dreke.Ka vajtur ndonje serb I ka dhene dreke dhe darke.Ik prape o Pacoll shtoi dhe nje pace per mengjes asaj qe I dhe heren e pare dhe ata do ta njohin prape.
Kosova nuk po arrin te perfitoje fare nga vendimi i ICJ.Diplomacia Kosovare nuk ka pothuaj asnje sukses ne Ameriken qendrore,Karaibe dhe Ameriken e Jugut. Vendet myslimane si Egjipti,Libia,Iraku, nuk e kane njohur megjithe premtimet e shumta.
Ketu nuk eshte difekt i Behgjet Pacollit dhe kujdo shtetari tjeter te Kosoves qe ne ato shtete ku shkojne per lobim, i dalin fjales per njohjen e Kosoves.
Ne fund fare keto qeveri dalin se cfare malli kallp jane. Ne kete rast si Kosova dhe Shqiperia duhet te nxjerrin mesime, ne qoftese duan qe mos te bejne gabime. Si shtete koti ka edhe firma dhe kompani biznesi koti qe po i shohim per dite ne Shqiperi qe i perkrah plehra SAAALI BERISHA. Se me keto lloj takemesh ka qejf te beje marreveshtje, se i tille eshte edhe vete. Prandaj punet e Shqiperise shkojne rrumpalle.
Vari trapin.