Ramushi s’tërhiqet!

10 Janar 2013, 12:12Rajoni TEMA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj vazhdon të insistojë se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Prej kur është liruar nga Tribunali i Hagës, përkatësisht që nga momenti që ka ardhur në Kosovë, i pari i Aleancës pothuajse nuk ka lënë asnjë paraqitje publike pa e shprehur dëshirën e tij që të bëhet shef i qeverisë.

Të njëjtën gjë ai e ka ripërsëritur edhe të mërkurën, ku është shprehur i bindur se së shpejti Kosova do të ketë një qeveri të re, e cila sipas tij, do të bëhet pa shkuar fare në zgjedhje – me anë të koalicionit mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Unë besoj se do të ketë qeverisje të re së shpejti në Kosovë. Por, kalendari zgjedhor vlen. Ne kemi thënë edhe më herët se këto dy procese nuk ndërhyjnë njëra në tjetrën. Pra, mund të ndodhë një marrëveshje për qeverisje tash por nuk e ndryshon kalendarin zgjedhor. Zgjedhjet do të mbahen në bazë të kalendarit”, ka thënë Haradinaj, pas takimit që ka pasur me drejtuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Haradinaj dhe partia e tij deri para disa muajve kanë pasur qëndrime shumë kritike për Qeverinë e Kosovës. Por, kjo gjuhë ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë gjatë muajve të fundit, e në veçanti pas ardhjes së Haradinajt në Kosovë, ku ai është pritur nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin lideri i Aleancës e ka cilësuar si mik të tij./Zeri

3 komente në “Ramushi s’tërhiqet!”

  1. tourkofagos says:

    hahahaha,pa u bere zgjedhjet,korraku turkoshak Haradinaj e ka nda mendjen se do te behet kryekkkkkkkkk i kosovareve………!!!!!!!

    1. Rajmonda says:

      Tourkofagos vellacko leri turqit shqipfoles matane kufijeve sepse nuk na intereson fare se c bejne ata….vari qillon talebaneve te kosoves neve na intereson spastrimi etnik i rraces mongolo-Turke nga shqiperia qe kryeislamiku saleh ezbollah berisha e mbolli.

  2. doda says:

    Ky eshte nje rrot idjot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje