Kuçi: Kosova nuk ka platformë apo propozim për dialogun

8 Janar 2013, 20:01Rajoni TEMA

Nuk ka platformë apo ndonjë propozim me të cilin Kosova do të shkonte në bisedimet e radhës me 17 janar.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, ka thënë se ajo që do të prezantohet do të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe pakos së presidentit Ahtisaari, raporton KTV.

Për Kuçin, moslejimi i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç me rastin e krishtlindjeve ortodokse është vetëm reciprocitet. “Mu për këtë që kemi telashe me Serbinë po kemi dialog. Ne nuk jemi ata të cilët kërkojmë të dominojmë mbi të tjerët, por edhe koha e dominimit të tjerëve ka përfunduar. Normalizimi nënkupton reciprocitet, reciprociteti nënkupton të jemi të barabartë”, ka thënë Kuçi.

Si përgjigje ndaj deklaratave të fundit se më 17 janar në takimin e radhës mes kryeministrave Thaçi e Daçiç do të dalin konkluzione të dhimbshme, Kuçi ka thënë se e dhimbshme do të jetë vetëm për ata që merren me ilegalitet, për struktura kriminale dhe struktura ilegale që e sfidojnë sovranitetin e Kosovës.

1 komente në “Kuçi: Kosova nuk ka platformë apo propozim për dialogun”

  1. Luani says:

    Plan i huaj. Rrogë e huaj. Lojë e huaj. E kur udhëheqës për ne?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje