Posti i padëshirueshëm

7 Janar 2013, 12:03Rajoni TEMA

Ministria e Jashtme ende nuk i ka dhënë propozimet e saj për përfaqësuesin e Kosovës në Serbi, pavarësisht premtimeve të mëhershme se lista do të finalizohet brenda dhjetorit. Burime të Express thonë se arsyet e vërteta të kësaj vonese lidhen me hezitimin e ambasadorëve kosovarë për të shkuar në Beograd.

Ministria e Jashtme e Kosovës nuk ia ka dorëzuar Kryeministrit Hashim Thaçi akoma listën me propozimet për përfaqësuesin e Kosovës në Serbi.

Kjo u bë e ditur të dielën për Express nga zyrtarët e Kabinetit të Ministrit, Enver Hoxhaj, përmes një letre elektronike.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ende nuk e ka dërguar listën me kandidatët potencialë, të cilët do të mund të emëroheshin si përfaqësues të Republikës së Kosovës në Serbi”, thuhet në letrën drejtuar Express të dielën.

Emërimi i personit, i cili pritet ta përfaqësojë Prishtinën në Beograd, ishte paralajmërua të ndodhë qysh në dhjetor të vitit të kaluar. Për këtë afat kohor ishte zotuar edhe vetë kreu i Qeverisë, Hashim Thaçi.

1 komente në “Posti i padëshirueshëm”

  1. Sum Gruda says:

    Duhet emeruar nje person te mocem por jo per gjate me qindrue
    ne Beligrade vetem me instaluar zertaret te rinje.
    Kjo zgjellje duhet marre nga Adem Demaci qe dine se cka jane serbet qe e burgosen 28 vjete, Demaci eshte nje hetues per te zhdukurit te vraret
    nga serbia dhe dine se cka u duhet shqiptareve. Pasi te instaloje ekipin ne Beligrade dhe ti porosisin mire se cka duhet punuar dhe kerkuar nga serbia te kethehet ne shtepi Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje