Serbët. në Kosovë për Kërshëndellat ortodokse

6 Janar 2013, 15:35Rajoni TEMA

Me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, nga Serbia në Kosovë pritet të hyjë një numër i konsiderueshë m i qytetarë ve serbë, të cilët jetojnë në Serbi apo që më  parë kanë jetuar në Kosovë.

Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Arbër Beka, tha për Radion Evropa e Lirë, se me rastin e kësaj feste në Kosovë pritet të hyjnë rreth 60 persona.

“Qeverisë së Republikës së Kosovës iu ka parashtruar një kërkesë e tillë lidhur me vizitën e të zhvendosurve dhe pelegrinëve, të cilët do të bëjnë një vizitë në Kosovë me rastin e Kërshëndellave ortodokse. Bëhet fjalë për një kërkesë për dy autobusë  ose 62 persona, pra kjo kërkesë është miratuar nga Qeveria e Kosovës”, bëri të ditur Beka.

Në festat e tilla të ngjashme, për sigurinë e atyre personave që nga Serbia hyjnë  në Kosovë zakonisht përkujdeset Policia e Kosovës dhe ajo e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX. Por, siç bë ri të ditur Beka, kësaj radhe nuk do të ketë përcjellje të pelegrinëve.

Mirëpo, eksperti për çështje të sigurisë, Nuredin Ibishi, konsideron se pavarësisht përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë, në raste të tilla kur ka hyrje të qytetarëve nga Serbia në Kosovë, duhet që në vazhdimësi të ketë përcjellje të tyre.

Kjo, sipas Ibishit, duhet të bë het që të mos ndodhë  ndonjë provokim apo incident ndërmjet të ardhurve dhe vendasve.

“Kalimi i tyre në pë r pjesë të ndryshme ku janë të banuara me shqiptarë  mund të has në provokime të ndërsjella. Kjo mund të sjell deri të një konflikt. Për kë të konsiderojë se është e arsyeshme dhe e mirë që në se ata do të vijnë në mënyrë të organizuar, të bë het përcjellja e tyre ashtu siç është bërë edhe më  herët. Pra, mendoj se duhet të bë het përcjellja, pasi që nëse ndodh ndonjë incident, do të dilte një porosi e keqe pikërisht në kë të kohë, në të cilën ndodhet Kosova”, tha Ibishi pë r Radion Evropa e Lirë.

Nga ana tjetër, autoritetet e Kosovës nuk e kanë lejuar vizitën e presidentit të Serbisë në Kosovë për festën e Kërshëndellave ortodokse.

Në letrën e tij, e cila u është dërguar mediave, Kuçi, që i është përgjigjur letrës së Zhbogarit, me të cilën transmetohet kërkesa me shkrim e palës serbe për lejimin e vizitës së Nikolliqit, i thekson rastet kur nuk është lejuar vizita e ministrave të Kosovës për ta vizituar Preshevën.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolic, ka deklaruar se nuk do të shkojë  për Krishtlindjet Ortodokse në Kosovë, pasi nuk dëshiron që Prishtina të vendosë  se a do të shkojë  apo jo ai në Kosovë.

Meqë Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, vizitat e tilla të zyrtarëve serbë në vend viteve të  kaluara janë realizuar pas miratimit të zyrave të BE-së në të dyja vendet.

Pavarësisht pretendimeve që këto vizita të kenë qëllim fetar, në të kaluarën nuk kanë munguar deklarimet për çështje politike, të cilat politikanët serbë i patën bërë në Kosovë./REL

3 komente në “Serbët. në Kosovë për Kërshëndellat ortodokse”

  1. suki says:

    Mos ju beni ketyne shkijev eskort policore se nese nuk ju beni eskort ata nuk kan me guxu me ardhen se e din qe shqiptart kan me ja qi ropt

    1. Emiliano says:

      Pik se pari moderatorit te faqes eshte mosrespekt ndaj lexuesve qe lejon nje bastard si ky te komentoje me fjale fyese per shumicen e lexuesve dhe te zakonta per kulturen islamike te “byrazerit” suki.
      Sa per trimerine e “sukerve” e dime shume mire se te gjithe ishim prezente ne 1998-1999 si u struken shpellave dhe si u futen te gjithe ne shqiperi nga trimeria e madhe qe kishin.
      Mendoj qe e drejta per te ushtruar lirine fetare per serbet ne kosove (flas serbet si popullesi dhe jo ata qe kane duart me gjak) eshte e drejte baze qe institucionet e kosoves duhet te ndihmojne per realizimin e saj.

  2. Sherbimi sekret Serbe udheheq me Shqiptaret says:

    Ndesa policija e Kosoves ka rrahur qytetaret e Gjakoves pse protestonin ardhejen e ish kriminelve serbe qe e masakruan kete qytet,ne vend qe te arrestohet krimineli Stojanoviq i cili ishte ne autobus P.Kosoves rrahte protestusit……Kosoves vetem ju kane ndrruare pushtusit iku Serbi vijn Shqiptaroviqet,merrni me mend Kryepolici i Gjakoves ka qen ishe polic ne kohen e Millosheviqit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje