Ndërsa Greqia përfundoi një gardh 10.5 km të gjatë në kufirin e saj me Turqinë në një përpjekje për të mbajtur larg valët e emigrantëve, një anije e vogël e mbingarkuar që transporton irakenë që ikin nga vendi i tyre zhytet më 15 dhjetor pranë ishullit Lesbos, që mund të shihet nga Turqia, duke mbytur 20 vetë.
Kohë e ngjarjes ilustroi gjendjen e vështirë të emigrantëve që përpiqen të hyjnë në BE nëpërmjet shtetit anëtar më jugor të tij, ndërsa Greqia përpiqet të përballojë dyndjen e emigrantëve nga deti e nga toka.
Autoritetet greke shpresojnë se gardhi me tela me gjemba 4 metra i lartë përgjatë Lumit Evros që kushton më shumë se 3 milionë euro do t’i mbajë ata jashtë.
Gati 100,000 emigrantë u arrestuan ndërsa përpiqeshin të kapërcenin nga Turqia më 2011 e Greqia frikësohet se konflikti në Siri do t’i bëjë 201 kilometrat e kufirit më joshëse. Muri ka për qëllim të bllokojë një pjesë të vogël të tokës së thatë mes të dyja vendeve, por emigrantët përpiqen të notojnë në Lumin Evros, disa mbyten e të tjerë bien viktima të hipotermisë.
Dhjetra mijëra emigrantë të padokumentuar kalonin në Greqi nga Turqia, por muri dhe një rritje e policisë kufitare në anën greke e ka ulur numrin nga 300 në ditë në 10-15 në muaj, sipas Mjekëve Pa Kufi.
Ndërsa gardhi, edhe gjatë ndërtimit të tij, shkurtoi numrin e ardhjeve të emigrantëve të paligjshëm nga toka deri në 95 përqind, ata janë kthyer në numra në rritje nga deti e nga ishujt grekë të Egjeut.
Në shtatë muajt e parë të 2012-tës, policia e rojet kufitare në ishujt thanë se kapën 102 emigrantë të padokumentuar, ndërsa 1,536 u kapën në tre muajt që pasuan.
Joanis N. Grigoriadis, një shkencëtar politik nga Universiteti Bilikent i Ankarasë tha se ndikimi praktik i gardhit do të jetë minimal në kufizimin e imigracionit të paligjshëm, sepse refugjatët e azil-kërkuesit thjesht do të përdorin pika të tjera kalimi.
“Nga ana tjetër, konsideroj shqetësimet greke lidhur me refuzimin e Turqisë për të bashkëpunuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ri-pranimit, të jenë të ligjshme. Turqia duhet të bëjë më shumë për të penguar valët e emigracionit të paligjshëm drejt Greqisë,” tha Grigoriadisi përSETimes.
Përveç strehimit të gati 180,000 refugjatë srianë të rregjistruar e të rparegjistruar, Turqia vepron si një destinacion e pikë transiti për dhjetëra mijëra emigrantë që shpresojnë të arrijnë Evropën për t’i shpëtuar skamjes në Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme e Afrikë.
Duke mos qënë në gjendje që të marrin status refugjati ose azili në Turqi për shkak të rezervimeve të vendit në pranimin e refugjatëve jo-evropianë, emigrantët në Turqi që rregjistrohen duhet të kalojnë nëpër një proces të gjatë e të pasigurt nëpërmjet OKB-së që shpesh kërkon katër deri pesë vjet.
Në vend të kësaj, shumë bëjnë kalimin në Greqi.
Rreth 55,000 emigrantë të paligjshëm hynë vjedhurazi në prefekturën e Evros nga Turqia fqinjë vitin e kaluar dhe disa zyrtarë grekë vazhdojnë të irritohen në atë që e shohin si mungesë vullneti të Turqisë për të bërë më shumë për t’i ndaluar ata.
Stratos Georgulas, një profesor i sociologjisë në Universitetin Egjean në Lesbos, tha përSETimesse gardhi nuk do t’i pengojë emigrantët nga hyrja në Greqi.
“Çdo ditë për gjashtë muajt e fundit më shumë se 20 vetë kanë kaluar kufijtë detarë. Nëse nuk mbyten, qëndrojnë në vendet këtu pa as një ndihmë nga qeveria greke. Shumë nga ne përpiqen t’u japin atyre rroba,” tha ai.
Shumë, shtoi ai, janë azil-kërkues që vijnë në një vend ku as pak sa një në 10,000 aplikantëve u jepet statusi e një numër organizatash, duke përfshirë tani Amnesty International, që kritikoi fshesën në proces të emigrantëve dhe kushtet në të cilat ata mbahen, kanë shfryrë ndaj politikës së Greqisë ndaj emigrantëve.
“Dështimi i Greqisë për të respektuar të drejtat e migrantëve dhe azil-kërkuesve po merr përmasat e një krize humanitare,” tha Xhon Dalhuisen, drejtor programi i Amnesty International, për Evropën dhe Azinë Qendrore.
“Përkundër një rënie të presionit të pandërprerë të migracionit, krizës së thellë ekonomike dhe rritjes së ndjenjës ksenofobe, Greqia po e provon veten të paaftë të ofrojë edhe kërkesat më bazë të sigurisë dhe strehimit për mijëra azil-kërkues dhe emigrantë që arrijnë çdo vit,” shtoi ai.
Përkeqësim i problemit të Greqisë është dalja e partisë neo-naziste Agimi i Artë që është fajësuar për sulmet ndaj emigrantëve. Ndonëse partia i mohon akuzat, ajo pranon se i do të gjithë emigrantët ilegalë jashtë vendit. Kryeministri Antonis Samaras ka thënë gjithashtu se ai e do Greqinë të heqë qaf etë huajt të cilët janë në vend në mënyrë të paligjshme.
Amnesty, megjithatë, tha se vende të tjera evropiane ndajnë “përgjegjësinë për procedimin e aplikimeve të azilit dhe përkrahjen e azil-kërkuesve më barazisht midis vendeve anëtare.” Organizata tha se në disa raste, autoritetet greke gjithashtu kishin prapsur migrantët që kalonin nga Turqia, duke përfshirë edhe shpimin e një barke gome ku ata lundronin.
Keti Kehajiojlu, zyrtare e informacionit për zyrën e UNHCR të Athinës, tha se kjo ishte një dilemë për Greqinë. “Vendet kanë një të drejtë të mbrojnë kufijtë e tyre, por [gardhi] i detyron njerëzit të shkojnë në rrugë edhe më të rrezikshme,” i tha ajoSETimes.
“Greqia po mban një ngarkesë,” pranoi ajo por shtoi se “Migracioni ka qenë lënë i parregulluar për një kohë të gjatë dhe kjo ka krijuar mjaft pasoja. Azil-kërkuesit, veçanërisht fëmijët nuk duhet të burgosen.”
Autoritetet turke nuk bënë koment zyrtar mbi përfundimin e gardhit por gati një vit më parë kryeministri Rexhep Tajip Erdogan minimizoi rëndësinë politike të murit.
“Është gabim ta shohësh atë si një mur; ai është vetëm një pengesë. Ne i besojmë plotësisht njeri tjetrit,” tha ai.
Piril Erçoban, drejtore e Shoqatës turke pro-refugjate Solidariteti me Refugjatët, tha se gardhi nuk është një zgjidhje për njerëzit që duan të shpëtojnë nga varfëria dhe mizoria në vendet e tyre amë.
“Në qoftë se pengesat janë ngritur, në qoftë se gardhet janë ndërtuar, të tjera mënyra mund të gjenden,” i tha ErçobanSETimes.”Deri sa njerëzit ndjejnë nevojën të shpëtojnë, ata do të gjejnë zgjidhje më të shtrenjta e më rrezikuese.”
Gardhi, tha ajo, thjeshtë do të shtyjë imigracionin ilegal në destinacione të tjera, të tilla si kufijtë egjeanë dhe bullgarë që nuk janë të ruajtur aq mirë.
Po ne, kur do e bejme gardhin me Greqine?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/rojet-bregdetare.html
Hiq njehere gardhin e injorances qe te karakterizon
Anatollaket po vene tek vellezerit e tyre greke! Cudi pse greket po u vene gardh?!
Shuko Dalipi, Greqia eshte mese e kulturuar se sa ne shqiptaret, ate gardhin vendosja vetes sepse qenke injorant i papare.
B,L deshet ju Grekerit shqiptarê apo nuk deshet ne duhet dhe do ta bêjêm gardhin me ju dhe jugista me ngjyre qê i kemi pêrgjatê kufirit do iu falim andej se nuk na duhen
Po me ne kur do ta beje gardhin Greqija.
e pafsha keq e mos me keq kete vend shkerdhate te quajtur gerqi,u shofte e ti dale tymi nga te kater anet.
Cope injoranti edhe ti…me demek lab kokemushke.
Enea shume nga ato qe shkruajne ketu jane idiotesira por duhet te kuptosh se nuk kane lindur ashtu kot.Ne keto komente ka shume urrejtje dhe besome kur te them se fajin me te madh per kete urrejtje e kane greket.Nuk eshte faji i shqipetareve pse ushtria greke i theu ne dru vetem pse po kalonin kufirin apo pse i kane trajtuar si kafshe ne nje vend qe e quan veten Europe.Une ne Europe (ate perendimore)jetoj dhe kam jetuar edhe ne Greqi dhe te them me bindje por edhe me dhimbje se Greqia nuk eshte e tille.Nuk eshte faji i shqipetareve qe greket na urrejne aq forte e per vellezer mbajne serbet.Edhe pse shqipetaret i kane dhene ne vazhdimesi historike limfe jetike Greqise ata perseri na urrejne sikur te jemi ne qe i kemisjelle fatkeqesine.Kur nje me i dobet urren nje me te forte zakonisht e ben per shkak te frikes ndersa e kunertea ndodh kur i forti eshte edhe mizor.
o vella po ti si quhesh ore ,kongres apo menyr po pse a te qifsha udhet,ty te pelqen dumbja e breshkaxhiut,po jo a i vrare se nuk jane me te mire ata qe te bejne vajzen ty dhe te quhet nipi mario sadiku,apo emiliano mehmeti.ik ore lamash ik e ha ndonje kuluac dhe mos u hiq anti grek dhe na vendos italine si mbiemer.oust lamash islamik i qelbur qe pasi ju zhdepi ne kerbac italia ne stadium ne 91 sot po na ben dhe patriotin nga vendi me i piste i evropes.italianet jane ata qe akoma kane kockat ne fshatrat tona nga opinga trime greke.pyet gjyshin cam se me siguri e din pak me mire historine.ik ore legen ik ore qafepalare.ne llogora e poshte eshte greqi jo turqi si jeni juve.
Po llapin greket se u eshte liruar bytha shume nga te shiturit!
Po keta qe ju vijne nga turqia ndoshta ju paguajne me nafte ore, psrse ankoheni?
Ti do Greqi nga Llogaraja e poshte.<<<>>>>Ike beji nje me perpara nje PIPA Davutoglutit se mbase i prishet mendja dhe jau jep vertete jugun e bukur te shqiprise o te qivjahttp: kaurrken e grekut me bishtin e fsheses,o zezoja i mutit
Çudi, pse këta irakenë,sirianë,afganë,nuk rrinë në Turqinë “superfuqi”, por kanë mbushur Greqinë.
Diçka nuk shkon këtu…
Se turqit jane mongol me origjine e nuk kane te bejne gje kurse greket jane nga azia e vogel e me ta bien kusherinj!
Sigurisht fanatizmi fetar i lidhe me shume me vellezerit e tyre grek.
Si ze gjumi rehat ,prandaj lartesohet muri madh helen
ndoshta kriza ka ardhur ne Greqi pasi perkunder vendeve tjera Evropiane, Greqia eshte e kufizuar nga te gjitha anet me vende shkerdhate nga te cilat nuk ka asnje lloj perfitimi po pabuksa qe i futen ne vathe pa leje. Sikur ta rrethonte greqia tere kufirin e vete me mure e te ndertonte ura qe te shpien direkt ne Evrope