Kryeministri i Serbisë Ivica Daçic, ka deklaruar se Platforma për Kosovën përbëhet nga 3 dokumente – parimet për bisedime, dokumenti se si do të dukej autonomija e Kosovës dhe analiza për pozitën ndërkombëtare të Serbisë, ndërsa që nga fillimi është rënë dakord që vetëm dokumenti i parimeve për bisedime të shkoj në parlament.
“Që nga muaji gusht është duke u punuar në tre dokumente. I pari dhe themelori ka të bëjë me bisedime dhe i njejti do të bëhet si një rezolutë të cilën do ta publikoj qeveria”, ka thënë Daçic për mediat serbe.
“Dokumenti i dyt, të cilin e ka bërë kabineti i presidentit Nikoliq, është një pasqyrë se si do të dukej autonomija, ndërsa i treti, analiza për pozitën ndërkombëtare të Serbisë. Të gjitha këto dokumente janë pjesë e Platformës për Kosovën”, ka thënë kryeministri serb.
Ai ka shtuar se rezoluta, ose parimet themelore të bisedimeve, “ kanë disa artikuj bazë: asnjë njohje të Kosovës, fokusi i interesimit tonë do të jetë statusi i komunitetit serb në Kosovë, ky proces duhet të shoqërohet me përparim në integrimin evropian, detyrim për të respektuar marrëveshjet arritur dhe ndjekja e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse”.
“ Rezoluta duhet të paraqitet para deputetëve më 11 janar. Nuk do të heqet dore nga të gjitha ato parime themelore. Sigurisht, në ato bisedime, Serbia mund të paraqesë vizionin e saj për një zgjidhje të përkohshme që nuk ka të bëjë me statusin final të Kosovës “, ka thënë Daçiç.
Kur bëhet fjal për presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolic, Daçic, ka thënë se “ky është dokumenti më pozitiv që Serbia e ka prezantuar ndonjëherë gjatë dekadës së fundit”, mirëpo, i qëndron thënjes se “për asgjë nuk mund të dakordohemi përderisa të gjithë të mos bimë dakord”./REL
I kam ditur jo kaq budallenj keta serbet.
Pa deshiren dhe aprovimin e Amerikes asnje hap nuk mund te ndermarre sot askush.
Serbia eshte ne anen e gabuar. Shqiptaret per here te pare ne anen e duhur.
God bless America!
“ky është dokumenti më pozitiv që Serbia e ka prezantuar ndonjëherë gjatë dekadës së fundit” ???
Gjeja me pozitive eshte qe te pranoni fajin per gjenocid dhe ti kerkoni falje Republikes se Kosoves…
Per punet e brendshme te saj, e dine ata se c’fare behet ne shpine e tyre..
Jo dokumenta shkruaj ti, por romane..Jeta e Shqiptareve Kosovar do permisohet vetem me heqje kufijsh, heqje taksa doganore dhe treg te pakontrolluar midis 2 shteteve..Shpresoj qe te fitoj PS-ja dhe gjerat te marrin per nje normalizim dhe ekonomi reciproke duke ngritur nje kabinet nga te dyja anet dhe te flasin per nje shartim dominance ne bujqesi, elektrik, mjeksi dhe c’do dege e mundshme qe te kombinojne me njera-tjetren ne aspektin me te imet qe tregu shqiptar dhe kosovar do tu nevojitet…Shqiperia dhe Kosova kane nje potencial qe te jene SHUME me mire se fqinjet dhe gradualisht ato do diktojne axhenden e tyre ne rajon…Shpetimi i qeverise shqiptare nga kriza, do ta ndihmoje vetem Kosova dhe si dy motra te shpetojne njera-tjetren..Bashkimi do vije natyrale dhe njerezit s’do ta kuptojne sepse aq esencjale do jene per njera-tjetren…Kete ka frike Serbia…
o mut i serbis po endra je tu pa o shka i krimbur se ju gjithmon keni pa andra me sy qel po duhet ta dini qe ende keni pune me Shqiptar se ne amanetin e deshmoreve tone do ta qojm ne vend se veq ju ka hy frika ne palc shum mire ja dini friken Shqiptareve
Shofin endrra ditenme sy hapur, Nuk dij qe i kap semundja e keqe “jane te droguar” si thomi ne malesoret.
A e pane sot komentin e Pandeli Majkos apo jo, nuk flitet nga humbesi atij Nikoliq duhet ti tregohet qe te rrije urte se na ka gjake borxh me mijera te vrare e te zhdukur. Ku jane se ne nuk i harrojme te burgosurit
e te zhdukurit shume nderta dhe Ukshin Hotin . Per pa u zhdukur shqipetaret ne si harrojme keta njerez
per ne jane ende te pa thare gjaku i tyre. Mos mendoni se harrojme, mos e merrni Thacin te edukuem dhe te paqe, ai deshiron paqe por edhe drejtesi mos mendoni se do dalin ndonji tjeter qe harron, ai tjetri do jete me
i rrept, ju pritni se do tu kethehet Rugova por duhet ta dini se Rugoven e kemi percjelle dhe nuk vjen me, duhet ta dijn se nuk jeni te nerkyem ne koke. Bani plane si te duani se Kosova eshte “Clirue” dhe mos qani
halin as te Presheves, Shqipetaret nen Mal te Zi dhe Shqiperine Lindore e Camerine se jemi ne.
Do kalojn shum 11 janare dhe Jo plehrat Serb do na hiqen sikur na Kane ne dore por kto te degjeneruar sa here qe gjoja. Bejne kto plane qe I duken te lehta do perplasen ne surratin e tyre nuk ka njeri ne bote ti marri pronet pavarsine nje shteti tjeter dhe kto Legenat. Nuk Jane nga ato njerez qe mendojn sikur mund bejne si te duan te jene te zote ti bejne gjerat si te done.Dt 01/01/2013 new York .