Thaçi ka ofertën më afirmative për serbët e veriut

28 Dhjetor 2012, 20:38Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi thotë se në takimin e ardhshëm me Ivica Daçiçin ka ofertën më afirmative për serbët e veriut. Ky takim është planifikuar të mbahet më 17 janar.

Thaçi, siç njoftojnë mediat serbe, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka thënë se “dialogu është e vetmja mundësi për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës” e “vijat e kuqe” për të janë “mos shkelja e Kushtetutës dhe e ligjeve të Kosovës”.

Thaçi ka thënë se “pavarësia e Kosovës ka qenë dhe është kompromisi ynë” dhe ka shtuar se “nuk ka  ompromis me sovranitetin”.

Ai ka vlerësuar se trw takimet deritashme me Daçiçin në Bruksel kanë qenë korrektë e pozitivë, sidomos kur bëhej fjalë për zbatimin IBM-së.

Në pyetjen se çfarë mund të ofrojë më së shumti Prishtina për veriun Kosovës dhe a ka qenë kjo njëra nga temat e debatuara me Daçiçin, ai ka thënë se me Daçiçin do të flasë për mundësinë e largimit të shpejtë të strukturave të sigurisë dhe me këtë rast “do të paraqesë ofertën më afirmative për qytetarët serbë në veri”.

“Ata do të gëzojnë të drejta të njëjta edhe në jug edhe në veri, nuk do të ketë standarde të dyfishta, ata do të kenë të drejta të barabarta”, tha Thaçi./KD

4 komente në “Thaçi ka ofertën më afirmative për serbët e veriut”

  1. WEB says:

    Sa politikan i” zgjuar “qe eshte thaci ,beson akoma qe mitrovica veriore e banuar me serbe nuk shkeputet ,cfare ke ti o thaci per ti ofruar serbeve ne mitrovice ?,asgje,nuk po u jep dot asgje shqipetareve ne kosove lere me serbeve ne mitrovice

  2. Pilo Lala says:

    Veriun e Kosoves e ka shitur Sali Berisha me Beogradin, pa e pyetur Thacin.
    Deklaratat e Beogradit jane rakorduar me shprehjet Nacionaliste te Berishes, qe do bashkoje Trojet Shqiptare per zgjedhje.
    Po ta vini re, Beogradi nuk reagoi ndaj Berishes, vetem Greqia protestoi.

    1. raimondi says:

      Ik ore kaur mos na hap barkun …

      Ky serbi ne foto duket si patellxhan i mbushur me mut –shume gje e shpifur

  3. serbia eshte shqipri says:

    hahahahahahahahaha.ja kan injektu shiringen e mutit nga veshet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje