Krasniqi: Kosova, shtet i zhvatësve

28 Dhjetor 2012, 11:48Rajoni TEMA

Njëri nga zërat e vetëm që bën kritikë në institucione dhe për partinë nga vjen, Jakup Krasniqi, e konsideron hyrjen e Ramush Haradinajt në qeverisje pa logjikë, kur dihet se në kohën kur ka qeverisur AAK, ka pasur skandale të shumta. Ai thotë se ata që ia kanë mësyrë qeverisjes, kanë interes të zhvatin e jo t’i japin Kosovës.

Krasniqi në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”, konsideron se debatet për koalicion të mundshëm janë orkestrim për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale që ka Kosova dhe nga skandalet e njëpasnjëshme që kanë degraduar vendin.

Ai vazhdon të kritikojë instalimin e rrymave jodemokratike brenda PDK-së, duke thënë se aty po afrohen njerëz për interesa të caktuara dhe se njerëzit e ndershëm, vizionarë, po eliminohen. Krasniqi vlerëson se futja e Kadri Veselit është vetëm zyrtarizim i pushtetit të tij brenda kësaj partie dhe se ai ka pasur ndikim të madh qysh më herët në përzgjedhjen e njerëzve qeverisës.

Sipas Krasniqit, Kadri Veseli nuk mund të sjellë ndryshime në PDK. Ai bën të ditur se ka një numër të konsiderueshëm të pakënaqur brenda PDK-së, por se kanë frikë të flasin haptazi.

4 komente në “Krasniqi: Kosova, shtet i zhvatësve”

  1. Gjergji says:

    Cfar te flasesh per politiken drejtuese shqiptare .Shiko ne shqiperi ,shiko,partit politike Shqiptare ne Maqedoni ,ne Kosove ,ne mal te zi e ku te vej doren shqiptari,vetem servila ,hajdut dhe frikacak.

  2. shkupi i madh says:

    jakup krasniqi eshte nder politikanet e rralle qe fole drejte.eshte trim,juv thot troq ketyre banditeve.ky dhe albin kurti duhet ta qeverisin kosoven

  3. Drenica e Kuqe says:

    Kjo qe thote Krasniqi eshte e vertete e hidhur po duhet ti kujtojme se edhe ai eshte pjese e atyre zhvatsve. Sa keq e sa mbrapsht e thote: “ata që ia kanë mësyrë qeverisjes kanë interes të zhvatin e jo t’i japin Kosovës.” Sa me ligsi e thote dhe e ben. Ne vend se te thote: Ata qe ia kane mesyre qeverisjes, ne te gjitha trojet gjitheshqiptare te vetmin interes kane zhvatjen e Shqiperise dhe jo t’i japin asaj, sipas betimit te U{K. Po a nuk eshte edhe ai Krasniqi pjese e atyre qe ka shkelur betimin e U{K. Pre e kujt ka ra Krasniqi dhe te gjithe “udheheqsit” e luftes se U{K? Hajt se edhe Jakupi ben politike mahallash anti shqiptare si puna e LDK prej nga ka ardhur me porosi ne U{K!!…

    Drenica e Kuqe

  4. Artur Duka says:

    Kur e thone poltikanet shqiptare kete, atehere c’duhet te thone serbet e Kosoves qe jetojne nen nje qeveri shqiptare?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje